Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Dashuri

Të dashurosh, do të thotë të jemi gati të heqim dorë nga liria, të sakrifikojmë vetet tona për Perëndinë e ndjenjave

August 4, 2026
in Dashuri, Persiatje, Slider, Të përzgjedhurat
Të dashurosh, do të thotë të jemi gati të heqim dorë nga liria, të sakrifikojmë vetet tona për Perëndinë e ndjenjave
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest
Nga Albert Vataj
Edhe ata që duhen deri në robëri, janë gati t’i blatojnë lirisë pjesë të sundimeve të tyre, dhe këtë e bëjnë duke qenë të dashuruar vërtetë, dhe të kyçur në këtë “çmendinë”, për t’i dhënë kuptimin themelor jetës dhe vetë asaj për t’i ofruar zemrat si garanci e devocionit dhe përkushtimit.
“Të dashurosh do të thotë të kapërcesh vetveten për të shkuar tek tjetri, edhe pse fatkeqësisht shpesh kjo shndërrohet në një dëshirë për të sunduar tjetrin.
Shumë njerëz mendojnë se të jetosh një marrëdhënie, do të thotë t’i imponohesh tjetrit, dhe nga pikëpamja afektive ata dashurojnë në mënyrë tiranike, sunduese, ku tjetrin e përdorin vetëm për të plotësuar nevojën vetjake.” përkufizoi “pamëshirshëm” në librin “Frikë nga dashuria”, Giacomo Dacquino, i cili guxon t’i vihet përballë një mendësie që është përpjekur dhe dukshëm ka arritur të i’a dalë të mbajë trupat dhe zemrat të mbërthyer përdhunshëm në vargonjtë e robërisë.
Dhe… dashuria është e “dënuar” të jetojë nën thundrën e këtij diktati, gjithnjë duke besuar se ajo një ditë do të fitojë lirinë, çlirimin që vjen nga mënyra se si dashuron për të fituar, se si zotërojmë shpirtin dhe ndjenjat e dikujt, duke i imponuar atë të vetes sonë. Ky mision i pamundur bën që, ajo, dashuria, pa ndonjë ndryshim specifik të peshës përjetuese dhe ofrimit sakrificës, ndërmjet dy partnerëve, të arrijë të triumfojë. Sepse ne japim, pa e bërë hesape nëse ajo që na kthehet është e barazdhënë.
Sa më shumë që zemrat tona, t’i jepen njëra-tjetrës, dhe, trupat tanë t’i blatohen kësaj shenjtërie, vetëm se më të rëndë, do t’i bëjë vargonjtë që i mban ata të lidhur, kohë më kohë më të padurueshme, peshën nën të cilën rrëmon të kërkojnë kontaktet eterne përmes përjetimit.
Nevoja për liri në një marrëdhënie dashurore ecën në drejtim të kundërt, edhe atëherë kur se vrasim mëndjen se në ç’drejtim po rend jeta jonë.
Sa më shumë, ata duhen, aq më të pakëputshëm janë zinxhirët ku ata vullnetlirë janë të lidhur, aq më e pamundur është aspirata e lirisë sl tyre.
Ne mund të duhemi, sipas mënyrës që mund edhe të urrehemi, në një përpjekje për të përfaqësuar dhe mbrojtur veten, kurajshëm, pa u fshehur pas maskës së hipokrizisë. Duke guxuar dinjitetshëm të kuptojmë dhe të pranojmë se çfarë është ajo, dashuri.
Frika ngjallet në një emergjencë të komfortit të lirisë. Dhe dashuria, ajo që duam të jemi për njëri-tjetrin është ajo çfarë mundemi të japim njëri-tjetrit, pa e cenuar lirinë që shpesh pasioni dhe intimiteti arrijnë që t’ia rrëmbejnë.
Ndoshta konservatorizmi dhe konvencionet, janë kërcënuesit më të rrezikshëm të një dashurie që ngrihet në ato nivele, që ajo t’i ofrohet partnerëve si një reciprocitet, komunikimi ndjesor apo nevojë për të bashkëndarë dhe bashkëjetuar nën yshtjen apo sanksionimet e disa normave kanunore dhe sociale, të cilat edhe pse kanë bërë që skllavërimi dashurorë të legjitimohet, e kanë patur të pamundur ta çlirojnë individin nga egoja për të zotëruar përmasat e lirisë.
Lartësia ku partnerët e ngrenë zjarrin e përfshirjes, nuk i djeg shanset që ato trupa që janë njëjtësuar, pas kopulimit galaktik dhe qiellores që i përshkon çdo ind dhe nerv, të vazhdojnë t’i përkasin të zotëve, madje edhe kur materialet organike qarkullojnë në trupat e tyre.
Kur zjarret fashiten, temperaturat normalizohen, vështrimeve i rikthehet kthjelltësia, arsyeja çlirohet nga dehja, pa patur nevojë t’i kthejnë kurrizin njëri-tjetrit, vetëm duke u përhumbur në boshllëk, përpiqen të ripërkufizojnë sinorët, ta ndjejnë dëshirën që t’i përkasin vetveteve tone aq sa dhe njëri-tjetrit. Kësisoj është vetë natyra ajo që përpiqet ta mbajë krijesën e vet të pakompromentuar, ta udhëprijë për të gjetur shtegun e nxjerr nga zgjedha për ta flakur në botën e përbinshme të luftës për çlirim nga kufizimet.
Në ngulmin për të përcaktuar orbitën e vet në këtë kaos galaktik, i kthen te nevoja për të besuar te liria përtej vetanakes, që i gjen sërish bashkë, nesër, pasnësër, dikush guxon edhe përjetësinë, por pa pak budallepsje, nuk shkohet atje ku hyn duke trokitur dhe del pa mbyllur derën.
Gjithsesi ne duhemi aq shumë sa ç’jemi të përkushtuar të respektojmë liritë që nuk na ndajnë, por na mësojnë se si të dashurohemi si dy krijesa që bashkojnë trupat, shpesh edhe ëndrrat, por pa mundur të thyejnë qiejt ku mësuam të fluturojmë dhe të matim skajet e lirisë.
Edhe ata që duhen deri në robëri, janë gati t’i blatojnë lirisë pjesë të sundimeve të tyre.
Tags: Albert VatajDashuria
Previous Post

Arkivi molekular, ADN-ja mund të bëhet shumë shpejt biblioteka e re e ruajtjes së të dhënave të njerëzimit

Next Post

Różyczka, trëndafili i vogël që lulëzoi mirësi dhe kundërmoi aromë jete, në mes flakëve të ferrit të luftës

Next Post
Różyczka, trëndafili i vogël që lulëzoi mirësi dhe kundërmoi aromë jete, në mes flakëve të ferrit të luftës

Różyczka, trëndafili i vogël që lulëzoi mirësi dhe kundërmoi aromë jete, në mes flakëve të ferrit të luftës

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
José Alberto Gutiérrez, shoferi i kamionit të mbeturinave që shpëtoi librat e flakur dhe e shndërroi shtëpinë në një bibliotekë për të varfrit

José Alberto Gutiérrez, shoferi i kamionit të mbeturinave që shpëtoi librat e flakur dhe e shndërroi shtëpinë në një bibliotekë për të varfrit

August 4, 2026
“Puthja e Sirenës”, tundimi fatal i joshjes në kryeveprën simboliste të Gustav Wertheimer

“Puthja e Sirenës”, tundimi fatal i joshjes në kryeveprën simboliste të Gustav Wertheimer

August 4, 2026
Dom Ndre Mjeda, sipas dy figurave monumentale të letrave shqipe, Ernest Koliqit dhe At Gjergj Fishta

Dom Ndre Mjeda, sipas dy figurave monumentale të letrave shqipe, Ernest Koliqit dhe At Gjergj Fishta

August 4, 2026
Ndihu këtë çast mbushur plot prani, përjetim, qiej dhe fluturime

Ndihu këtë çast mbushur plot prani, përjetim, qiej dhe fluturime

August 4, 2026
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj