Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Qytetërim

Gurtësia e gjallë, harmonia mes materies dhe elegancës në skulpturën mesjetare indiane

August 4, 2026
in Qytetërim, Slider, Të përzgjedhurat
Gurtësia e gjallë, harmonia mes materies dhe elegancës në skulpturën mesjetare indiane
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj
Përsosmëria mori trajtë shprehjeje përmes artit, si prej më të epermit akt përjetësimi. Ajo doli nga imagjinata për të kërkuar një vend privilegji në kumtim dhe kujtesë.
I’a behu si një hir hyjnor për të lartësuar dhe hymnizuar të bukurën.
Erdhi përmes gurit me të njëjtën frymëmarrje që pulson ngrohtësi, në një triumf komunikimi etern, sa çdo e prekshme që ndjejmë, si çdo joshje që na thërret.
Në historinë e artit botëror, pak tradita arrijnë ta sfidojnë natyrën e ftohtë dhe të ngurtë të gurit me të njëjtën lirshmëri sa skulptura mesjetare indiane (shekujt IX–XIII). Përballë një materiali kryekëput mineral, të ashpër dhe të pandjeshëm, skulptori mesjetar indian arriti të realizonte një metamorfozë vizuale, shndërrimin e peshës së gurit në lëvizje frymshme dhe kthimin e gurtësisë në elegancë organike, të gjallë dhe pulsuese.
Kjo harmoni e jashtëzakonshme nuk ishte një rastësi estetike, por produkt i një koncepti të thellë filozofik dhe teknik, ku materia dhe forma bashkohen për të shprehur jetën shpirtërore.
Gdhendja në gur rëre, posaçërisht nuancat e ngrohta rozë dhe kafe të rajonit të Indisë Qendrore dhe Veriore, luajti një rol përcaktues në këtë përputhje estetike.


Guri i rërës zotëronte vetinë unike për të thithur dritën e diellit dhe për ta shpërndarë atë me një zbutje natyrore.
Skulptori mesjetar nuk e trajtoi gurin si një bllok për t’u mposhtur me dhunë, por si një organizëm që bartte brenda vetes formën e ardhshme, jetën. Përmes daltimit të imët, sipërfaqet e lëmuara të lëkurës plastike bashkëjetojnë krah për krah me detajet mikroskopike të bizhuterive, varëseve dhe palosjeve të pëlhurave transparete. Kjo kontraston ashpërsinë e bazës me delikatesën e sipërfaqes.
Elementi që i jep skulpturës mesjetare indiane elegancën e saj karakteristike është postura e njohur si Tribhanga (tritrupëzorja ose tri përkuljet). Trupi i gdhendur nuk qëndron asnjëherë në pozicionin vertikal, ai përkulet lehtësisht në tri pika kyçe, te qafa, te beli, dhe te kofshët.
Kjo linjë e lakuar në formë “S”-je krijon një ritëm vizual plot dinamizëm. Përmes Tribhanga-s, guri humbet peshën e tij gravitacionale. Figura, qoftë një Apsara, nymfë qiellore, një Surasundari apo një hyjni, duket se lundron ose është kapur në mes të një lëvizjeje vallëzimi. Gurtësia mbetet vetëm në mbështetjen e brendshme strukturore, ndërsa pamja e jashtme transmeton valëzim dhe lehtësi.
Sipas traktateve klasike të artit indian (Shilpa Shastras), trupi njerëzor dhe hyjnor nuk jetësohen në gurë përmes anatomisë korrejte shkencore, por përmes metaforave të natyrës
Krahët krahasoheshin me kërcejtë e zambakut, sytë me petalet e lotusit ose peshqit, ndërsa beli me belin e hollë të mehilës ose luanit.
Kjo frymë idealizimi e zhvesh figurën nga pesha e mishit real dhe e vesh atë me një elegancë mistike. Gjinjtë e rrumbullakosur, kofshët e plota dhe dekorimet e rënda me rruaza, të cilat gdhendeshin me një precizion pothuajse argjendari, nuk shërbenin thjesht si zbukurim, por si simbol i pjellorisë, energjisë kosmike dhe bollëkut të jetës.
Harmonia mes gurtësisë dhe elegancës në skulpturën mesjetare indiane është triumfi i shpirtit mbi lëndën. Gdhendësit e tempujve treguan se guri nuk është domosdoshmërisht sinonim i ftohtësisë apo i palëvizshmërisë. Përmes përthyerjes së dritës, lakimeve poetike të trupit dhe detajeve ornamentale, ata arritën ta bëjnë gurin e rërës të flasë, të marrë frymë dhe të ruajë elegancën e lëvizjes njerëzore e hyjnore përtej shekujve, hirshëm dhe hyjshëm.

Tags: Albert Vataj
Previous Post

“Dimri i Fundit”, realizuar në vitin 1976 i nënshtrohet një procesi restaurues, për ta risjellë në jetë si vepër ikonike

Next Post

Arkivi molekular, ADN-ja mund të bëhet shumë shpejt biblioteka e re e ruajtjes së të dhënave të njerëzimit

Next Post
Arkivi molekular, ADN-ja mund të bëhet shumë shpejt biblioteka e re e ruajtjes së të dhënave të njerëzimit

Arkivi molekular, ADN-ja mund të bëhet shumë shpejt biblioteka e re e ruajtjes së të dhënave të njerëzimit

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
José Alberto Gutiérrez, shoferi i kamionit të mbeturinave që shpëtoi librat e flakur dhe e shndërroi shtëpinë në një bibliotekë për të varfrit

José Alberto Gutiérrez, shoferi i kamionit të mbeturinave që shpëtoi librat e flakur dhe e shndërroi shtëpinë në një bibliotekë për të varfrit

August 4, 2026
“Puthja e Sirenës”, tundimi fatal i joshjes në kryeveprën simboliste të Gustav Wertheimer

“Puthja e Sirenës”, tundimi fatal i joshjes në kryeveprën simboliste të Gustav Wertheimer

August 4, 2026
Dom Ndre Mjeda, sipas dy figurave monumentale të letrave shqipe, Ernest Koliqit dhe At Gjergj Fishta

Dom Ndre Mjeda, sipas dy figurave monumentale të letrave shqipe, Ernest Koliqit dhe At Gjergj Fishta

August 4, 2026
Ndihu këtë çast mbushur plot prani, përjetim, qiej dhe fluturime

Ndihu këtë çast mbushur plot prani, përjetim, qiej dhe fluturime

August 4, 2026
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj