Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Slider

Kur qejfi bëhet hall dhe hallit si bëhet dermani, papajtueshmëria e intimitetit në dy kohë

November 8, 2025
in Slider, Të përzgjedhurat, Traditë
Kur qejfi bëhet hall dhe hallit si bëhet dermani, papajtueshmëria e intimitetit në dy kohë

Gratë dhe vajzat nga Vermoshi, në Malësi, në vitin 1933

5
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Po përcillja një video nga një proces civil në SHBA, ku një grua padiste burrin e saj, për pangopësi seksuale. I rëndit gruaja hallet, se si burri e kërkon ta bëjnë, në mëngjes, para dhe pas drekës, në darkë dhe në mesnatë. Nuk eci dot, ankohet gruaja, një gjykatëseje grua, e cila për ta ironizuar i thotë, se në parukeri ke shkuar vetë, apo jo. Po, po, përgjigjet gruaja, ndërsa të pranishmit qeshin, burri gjithashtu dhe gjykatësja.
Eh moj grua, i përgjigjet gjykatësja me çekiçin e vendimit në dorë. Hallet tuaja, për shumë gra janë ëndrra të parealizuara.
Ndërkaq mu kujtua një histori e hershme, e kohës kur familjet ishin të bashkuara dhe prijësi i këtij minikomuniteti ishte gjyshi, tata, baca, e si quhej asokohe kryepari i familjes.
Është fjala për të njëjten kohë kur gruaja as që pyetej nga burri, nëse i dhëmb koka, apo është e lodhur, nëse nuk ndihet mirë apo nëse nuk e do. Ai bënte çfarë donte, pa e vrarë mëndjen se do të vinte një kohë që gruaja mund edhe të të çojë në padi civile për mospajtueshmëri dëshirash intimiteti, e për më pak akoma të shkonte aq larg, te barazia gjinore, e drejta si detyrim për t’u respektuar si e drejtë.
Siç dihej, por siç edhe ka shkruar Çajapi i madh në “Përrallë nga e kaluara” dhe realizuar në film nga Dhimitër Anagnosti në “14 vjeç dhëndër”, që “Burrat nën hije lozin e kuvendojnë/Pika që su bie se na gratë rrojnë”, grave u binte bretku në punë, dhe u këputej zverku në shtëpi dhe në darkë, me burrat në krevat “shpirt a dole!”.
Në një shtëpi të kësaj tradite dhe këtyre dokeve, një ditë të bukur gratë vendosin të rebelohen, dhe të bashkuara shkojnë të baca për t’u ankur për hallin që i kishte zënë, siç shkonin zakonisht për gjithçka që duhej në familje, qoftë edhe për një sapun, apo ndonjë metër beze, që duhej blerë.
Bac, flet gruaja më e madhe. – Burrat na mbytën. – Mirë që nuk e marrin mundimin të vinë e të na japin një dorë, si në punët në arë ashtu edhe në punët në shtëpi, por na telendisën edhe në krevat. – As me gjumë nuk na lënë të ngopemi, ndërhyn nusja e dytë. Se për të pyetur, se çfarë halli ke, dhe çfarë të mundon. – A do apo nuk do, as që e vrasin mendjen, vetëm na zatetin atje në një qoshe e fut e bjer, ndërhyn nusja e tretë. – Vdiqëm, i vë kapak nusja e madhe, si për ta plotësuar tablonë e hallit që i kishte zënë.
Baca ndërsa po dëgjonte nuset, që merrnin e jepnin njëra me tjetrën, e turfullonin, para një vendimi duhej të pyeste dhe nusen e re, e cila nuk kishte folur ende, dhe me të cilën gratë “hallexhie” nuk ishin marrë vesh paraprakisht.
– Hë moj bij, ti, si i’a bën me burrin tënd? Pyet baca nusen e re.
– Besa mor bac, ne boll po mundohemi, shpirti na doli, kurrizi na u këput, punë në arë, dru në mal, halle dhe derte për të ndrequr punët në shtëpi e për të rritur fëmijët, me na heq edhe qefin e krevatit, veç me vdekë, nuk ka tjetër.
Përgjigja e nuses së re u plasi si bombë nuseve të tjera, të cilat nuk kishin hallin për mundimet e krevatit, por për lodhjet në punët e arës e të malit.
Sakaq nuset, bëhen të gjitha sy e veshë nga baca, që do të merrte vendimin.
Bijat e mia, bëni si bëni vetë me burrat tuaj në krevat. Ashtu siç i’a dilni punëve të tjera edhe në punët e qejfit bëni hall e mundohuni t’ia dilni, se burra i keni, se ata qyqarët për atë punë ju kanë marrë.
– Deri kur të gjitha të jeni në një mëndje, gjithçka do të mbetët seç është, tha plaku.
Paçi uratën!
Eh sa kanë vuajtur e hequr gratë, atëherë e sot.

(Foto ilustruese: Gratë dhe vajzat nga Vermoshi, në Malësi, në vitin 1933)

Tags: Albert VatajBurriGruajaKulturaMarredheniaPerplasjaSeksi
Previous Post

Ja kush është Mary Ellen Pleasant, gruaja me ngjyrë që punonte si shërbyese dhe ndërtoi një perandori

Next Post

Paralajmërimi i Dostoevskyt për vetmitarët dhe domethënia e vetmisë si ndriçim, sipas mendjeve të nditura

Next Post
Paralajmërimi i Dostoevskyt për vetmitarët dhe domethënia e vetmisë si ndriçim, sipas mendjeve të nditura

Paralajmërimi i Dostoevskyt për vetmitarët dhe domethënia e vetmisë si ndriçim, sipas mendjeve të nditura

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Fronet e “Perëndive” në lartësitë e Qafë Thores, qielloren e bukurive të perëndishme të natyrës shqiptare

Fronet e “Perëndive” në lartësitë e Qafë Thores, qielloren e bukurive të perëndishme të natyrës shqiptare

December 17, 2025
Kur lindi makina elektrike dhe kur erdhi ajo në të vërtetë?

Kur lindi makina elektrike dhe kur erdhi ajo në të vërtetë?

December 12, 2025
Ermira Ymeraj, zëshmëria e një ngulmimi për të shpërfaqur thelbin e miteve, strukturën e baladave dhe shpirtin e letërsisë shqiptare

Ermira Ymeraj, zëshmëria e një ngulmimi për të shpërfaqur thelbin e miteve, strukturën e baladave dhe shpirtin e letërsisë shqiptare

December 12, 2025
Hermann Hesse: Dashuria është dëshira e urtë, ajo nuk dëshiron asgjë vetëm të dashurojë

Hermann Hesse: Dashuria është dëshira e urtë, ajo nuk dëshiron asgjë vetëm të dashurojë

December 10, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj