Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Psikologji

Çfarë është dhe si manifestohet “Sindroma e Stokholmit”, a vuajnë edhe popujt nga ky çrregullim?

May 13, 2025
in Psikologji, Slider, Të përzgjedhurat
Çfarë është dhe si manifestohet “Sindroma e Stokholmit”, a vuajnë edhe popujt nga ky çrregullim?
438
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

I ashtuquajturi “Sindroma e Stokholmit” ka hyrë në repertorin e patologjive psikike, ose më saktë, ka marrë këtë emërtim, në saje të një ngjarjeje reale që ndodhi në fundin e shekullit të kaluar. Shkenca nuk përjashton mundësinë që “dashuria e viktimës për viktimuesin” të ketë lindur ose të jetë trajtuar për herë të parë pikërisht me shtysën e kësaj ngjarjeje. Viktimat e asaj që më pas u quajt “cikli i Stokholmit” iu nënshtruan një forme të kujdesit dhe kontrollit psikologjik, që përfundoi në atë që u njoh si “Sindroma e Stokholmit”, një grackë psikike që, përmes luhatjes emocionale, i bëri ata fatkeqë të lidheshin me agresorin e tyre. Ky fenomen u formulua dhe u saktësua nga kriminologu dhe psikiatri suedez Nils Bejerot.

Por a vuajnë, ashtu si individët, edhe popujt nga diktati i sunduesve të tyre? A është kohëzgjatja e pushtetit të diktatorëve dhe despotëve, dhe adhurimi i pashpjegueshëm, madje patologjik i të nënshtruarve, të dhunuarve, të masakruarve ndaj tiranëve, një shfaqje kolektive e kësaj sindrome? A mund të shpjegohet ky nënshtrim emocional-politik përmes mekanizmave psikikë të “dashurisë për dhunuesin”? Dhe nëse po, çfarë na thotë kjo për natyrën e frikës, kujtesës kolektive dhe nevojës njerëzore për t’u lidhur, qoftë edhe me persekutorin?

***

Sindroma e Stokholmit është një gjendje psikologjike paradoksale, në të cilën viktima zhvillon ndjenja pozitive, ndonjëherë edhe afeksion emocional apo dashuri, ndaj personit që e ka rrëmbyer, dhunuar apo mbajtur peng. Kjo lidhje, që sfidon çdo logjikë të mirëkuptimit njerëzor, ndodh si mekanizëm mbijetese në situata ekstreme, kur viktima fillon të identifikohet me agresorin, në një përpjekje instinktive për të shmangur dhunën dhe për të siguruar mbijetesën.

Rasti që e vuri këtë sindromë në vëmendjen e opinionit publik dhe më pas në literaturën shkencore ndodhi në gusht të vitit 1973, në Stokholm të Suedisë. Gjatë një tentative për grabitje të armatosur në “Kreditbanken”, një nga bankat më të mëdha të qytetit, dy persona të armatosur morën peng katër punonjës — tre gra dhe një burrë. Ngjarja zgjati gjashtë ditë, gjatë të cilave pengjet qëndruan të mbyllur në bodrumin e bankës, nën kërcënimin e armëve dhe në frikë të vazhdueshme për jetën.

Por ajo që pasoi çuditi jo vetëm policinë dhe opinionin publik, por edhe specialistët e fushës së psikologjisë dhe kriminologjisë. Pasi kriza përfundoi me lirimin e pengjeve të padëmtuar fizikisht, viktimat shfaqën një sjellje të pazakontë: ato jo vetëm që nuk dëshironin të dënonin rrëmbyesit, por shfaqën simpati dhe mirëkuptim për ta. Madje disa prej tyre dhanë dëshmi në favor të grabitësve në gjyq, dhe ndërmorën përpjekje për të mbledhur para për mbrojtjen e tyre ligjore. Një nga gratë pengje më vonë zhvilloi edhe një marrëdhënie të afërt me një prej agresorëve.

Kjo sjellje, që në pamje të parë dukej e pashpjegueshme, u analizua nga psikiatri dhe kriminologu suedez Nils Bejerot, i cili sugjeroi se ky ishte një reagim psikologjik ndaj frikës së skajshme dhe ndarjes së botës në “miq” dhe “armiq”. Në këtë kontekst, rrëmbyesi — duke mos ushtruar dhunë të drejtpërdrejtë dhe duke ofruar edhe gjeste të vogla “kujdesi” — perceptohej si aleat dhe mbrojtës përballë një sistemi më të madh e të ftohtë (shteti, policia), që nuk po vepronte me shpejtësi për t’i shpëtuar.

Kjo dinamikë psikologjike përfshin një fenomen të njohur si identifikimi me agresorin, ku viktima, në vend që të ndjejë urrejtje, zhvillon ndjenja të afërsisë, varësisë dhe justifikimit të veprimeve të dhunuesit. Është një mekanizëm mbrojtës i nënvetëdijshëm, një përpjekje e trurit për të gjetur kuptim në absurditetin e situatës, dhe për të ruajtur integritetin mendor në një gjendje të rëndë stresi psikologjik.

Fenomeni i “Sindromës së Stokholmit” që atëherë është vërejtur jo vetëm në situata pengmarrjeje, por edhe në marrëdhënie abuzive, sekte, madje edhe në lidhje të nënshtrimit politik dhe shoqëror, ku individë apo komunitete të tëra shfaqin një lloj lojaliteti emocional ndaj shtypësve të tyre.

A është kjo një formë e devijuar e dashurisë? Një nevojë e thellë njerëzore për të pasur një lidhje, qoftë edhe me xhelatin? Apo një tregues i forcës së frikës dhe dobësisë së natyrshme të qenies njerëzore kur përballet me kërcënimin ekzistencial?

Shfaqja e sindromes

Sipas disa autorëve, sindroma e Stokholmit shfaqet në shumë rrethana të ndryshme:

– Një person kërcënohet se do ta vrasë një person tjetër, dhe duket se është në gjendje që ta bëjë këtë.

– Personi i kërcënuar nuk mund të largohet nga kjo situatë, prandaj e percepton jetën e vet si në duart e abuzuesit.

– Personi i kërcënuar është i izoluar nga mjedisi rrethues, në kuptimin që e vetmja perspektivë që ka lidhet ngushtë me atë të personit kërcënues.

– Personi kërcënues, herë pas here, tregon njëfarë dhemshurie ndaj viktimës.

Sipas disa autorëve, mjaftojnë tre-katër ditë në këtë lloj situate, që viktima të fillojë të ndjejë simpati ose mirëkuptim për xhelatin.

Kjo është shpjeguar me adoptimin nga ana e viktimës e një strategjie pothuajse instinktive për të mbijetuar, shkruan Shqip, duke ia bërë qejfin personit që i ka jetën në dorë dhe duke u identifikuar me këndvështrimin e tij ndaj botës.

Gjithashtu, në viktimat, frika fillestare nga xhelati shndërrohet gradualisht në mirënjohje, që ky po ua “shpëton” jetën

Janë bërë shumë studime mbi dëmet psikologjike të dhunës totalitare ndaj të arrestuarve dhe të burgosurve, ose edhe ndaj popullsisë në përgjithësi, që bashkëjetonin me këtë regjim.

Është fakt që katër rrethanat e lartpërmendura që gjenerojnë një përgjigje psikologjike të tipit të Sindromës së Stokholmit kanë qenë tipike për jetën nën regjimin policor të diktatorëve dhe kanë ndikuar në masë të madhe në “dashurinë” e popullit për xhelatët totalitarë.

Në mënyrë të veçantë, krijimi i rrethanave të izolimit të plotë nga mjedisi i jashtëm dhe të reduktimit të kontakteve ndërpersonale në një njeri të vetëm: hetuesin, kanë qenë tipike gjatë marrjes në pyetje të personave të arrestuar për motive politike. Siç është vënë në dukje në mënyrë të përsëritur nga të gjithë ata historianë që kanë studiuar dhunën totalitare në Bashkimin Sovjetik gjatë viteve 30, një pjesë e të arrestuarve për motive politike kanë pranuar të nënshkruajnë deklarata të rreme inkriminuese të shokëve, familjarëve e të afërmve thjesht të bindur për “nevojën” e akteve të tilla, ose “dobinë” e tyre për kauzën e madhe të revolucionit.

Mes të marrëve në pyetje, ka pasur edhe raste qëndrimesh të forta dhe heroike përballë dhunës personale dhe institucionale. Por këto kanë qenë raste të veçanta, përjashtime, në individë psikologjikisht të fortë ndaj presioneve, ose me një profil moral të veçantë, ose me vullnet jashtëzakonisht të fortë, në disa raste edhe psikopatë ose jo të ndërgjegjshëm ndaj rrezikut.

Metodat e torturës psikologjike dhe fizike, të kolauduara prej shekujsh, kanë për synim pikërisht të thyejnë individë psikologjikisht normalë, të cilët përbëjnë shumicën. Në kushtet e terrorit totalitar, të arrestuarit mbërrinin në hetuesi të dëmtuar dhe pothuajse të bindur se ç’i priste; prandaj nuk është për t’u habitur që një pjesë e mirë e tyre nuk u rezistonin dot presioneve të gjithanshme. Në Bashkimin Sovjetik shumica dërrmuese e të hetuarve në gjyqet e mëdha politike të viteve ’30 zbatuan verbërisht vullnetin e hetuesve të tyre, duke u sjellë në mënyrën më absurde dhe më të pabesueshme deri edhe në sallën e gjyqit.

Aktet e heroizmit dhe të sfidës ndaj persekutorëve kanë qenë më tipike në vitet e para të Pasluftës, kur të arrestuarit ndiheshin ende “të garantuar” përballë xhelatëve dhe kujtonin se do të respektoheshin të paktën si njerëz, pa e kuptuar ende mirë cinizmin e skajshëm të komunizmit në pushtet. (Një gjë e tillë pohohet se ka ndodhur në situata të ngjashme, në Bashkimin Sovjetik gjatë viteve 1917-1930, ose të fazës së parë të terrorit totalitar). Më pas, për fat të keq, populli që ka jetuar në këtë lloj regjimi u gjymtua psikologjikisht – dhe u gjymtua pikërisht, sepse ishte krejt normale që të gjymtohej. Shndërrimi i një pjese të popullatës në spiunë dhe raportues ka të bëjë pikërisht me këtë dukuri: raportimi konsiderohej si akt i riprodhimit të indit social – në kuptimin që shoqëria totalitare ekzistonte në atë masë që elementet e saj raportonin njëri-tjetrin. Duke pasur këtë parasysh, mes gjymtimeve psikologjike të tilla si paranoja, mania e persekutimit, krizat e ankthit e krizat histerike, i duhet bërë vend edhe sindromës së Stokholmit, ose përgjërimit të viktimave ndaj xhelatëve të tyre.

Tags: "Sindroma e Stokholmit"Alberet Vataj
Previous Post

Hirsutizmi paraqet rritje të shtuar të qimeve terminale në fushat androgjen sensitive në fytyrë dhe trup të femrës

Next Post

A mund t’u besojmë ekspertëve? Një reflektim mbi skepticizmin e Bertrand Russell

Next Post
A mund t’u besojmë ekspertëve? Një reflektim mbi skepticizmin e Bertrand Russell

A mund t’u besojmë ekspertëve? Një reflektim mbi skepticizmin e Bertrand Russell

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
Albert Kahn, filantropi që shkroi me ngjyra historinë e botës dhe të Shqipërisë

Albert Kahn, filantropi që shkroi me ngjyra historinë e botës dhe të Shqipërisë

June 12, 2025
Pano Taçi, poeti që lëvroi në një tokë prej zjarri dhe pasioni, epshi dhe dalldie

Pano Taçi, poeti që lëvroi në një tokë prej zjarri dhe pasioni, epshi dhe dalldie

June 13, 2025
Dhe… për një çast, kufijtë e trupave tanë shndërrohen në frymë

Dhe… për një çast, kufijtë e trupave tanë shndërrohen në frymë

June 6, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj