Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Impresione

“The Black Sitting” e yllit të vezullimtë të Hollywood-it, Marilyn Monroe, eleganca e errët që sfidoi kohën

April 16, 2025
in Impresione, Slider, Të përzgjedhurat
“The Black Sitting” e yllit të vezullimtë të Hollywood-it, Marilyn Monroe, eleganca e errët që sfidoi kohën

Greene, mik i afërt i Monroe-s dhe bashkëpunëtor i saj në shumë sesione ikonike – përfshirë Ballerina Sitting dhe White Fur Series

0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Albert Vataj

Sesi fotografik i njohur si “The Black Sitting”, realizuar nga Milton Greene në vitin 1957, mbetet një nga më mbresëlënësit dhe të përjetshmit në historinë e Hollywood-it. Ndryshe nga portretet e saj glamuroze në studio apo nga imazhet lozonjare të stilit pin-up, ky cikël fotografish përçon një sofistikim që tingëllon thuajse bashkëkohor, duke sfiduar ndjeshëm kohën në të cilën u krijua.

Greene, mik i afërt i Monroe-s dhe bashkëpunëtor i saj në shumë sesione ikonike – përfshirë Ballerina Sitting dhe White Fur Series
Greene, mik i afërt i Monroe-s dhe bashkëpunëtor i saj në shumë sesione ikonike – përfshirë Ballerina Sitting dhe White Fur Series

Milton Greene, një nga mjeshtrit më të ndjeshëm të fotografisë artistike dhe intime, e ka kapur Marilyn-in në poza ku ajo mban çorape rrjete, kapele elegante dhe bustiera, duke krijuar një seri imazhesh ku ndjeshmëria dhe sensualiteti bashkëjetojnë në një ekuilibër të jashtëzakonshëm. Estetika bardhë e zi shton thellësi dramatike, zhvesh çdo teprim të epokës dhe përqendrohet krejtësisht në prani­në shprehëse të Marilyn-it, në atë çka ajo lëshon përtej pozimit – një ndjeshmëri e heshtur, e përbrendshme, por mbërthyese.
Edhe pse realizuar në fund të viteve ’50, këto fotografi mbartin një modernitet estetik, që do të ushqente për dekada frymëzimin e fotografëve, stilistëve dhe artistëve. The Black Sitting është dëshmi e fuqisë transformuese që arti ka për të ruajtur gjallërinë e figurës njerëzore përtej kohës dhe klisheve.

Greene, mik i afërt i Monroe-s dhe bashkëpunëtor i saj në shumë sesione ikonike – përfshirë Ballerina Sitting dhe White Fur Series

Greene, mik i afërt i Monroe-s dhe bashkëpunëtor i saj në shumë sesione ikonike – përfshirë Ballerina Sitting dhe White Fur Series – arrin në këtë cikël të ndërtojë një intimitet që e dallon nga të gjitha të tjerat. Këtu, Marilyn nuk është thjesht biondja fatale që kinemaja e kishte ngurtësuar, por një grua e vetëdijshme për sensualitetin e saj, e fortë, e drejtpërdrejtë dhe befasueshëm e sigurt në vetvete. Ishte një moment kyç për të: ajo sapo kishte përfunduar filmin The Prince and the Showgirl (1957), krah Laurence Olivier-it, dhe ndodhej në një kthesë vendimtare – nga simboli i seksit në përpjekje për t’u afirmuar si aktore serioze. Pikërisht këtë metamorfozë Greene e përjetësoi me një delikatesë të rrallë dhe vëmendje të mprehtë artistike.

Greene, mik i afërt i Monroe-s dhe bashkëpunëtor i saj në shumë sesione ikonike – përfshirë Ballerina Sitting dhe White Fur Series

Trashëgimia e The Black Sitting tejkalon epokën e saj. Këto imazhe janë ribotuar pafundësisht në retrospektiva që ripërtërijnë mitin Monroe, duke e rikthyer vazhdimisht si muzë dhe ikonë të pashlyeshme të kulturës vizuale. Puna e Greene-it është ende sot një pikë referimi për fotografinë e modës, duke dëshmuar se hijeshia e Marilyn-it nuk ishte vetëm çështje bukurie, por thellësie, karizme dhe një rrëfimi të pathënë që çdo imazh përçon. Eleganca melankolike e këtij sesioni dhe hiri i saj i pakundërshtueshëm mbeten një dëshmi e gjallë e tërheqjes së saj të përjetshme – jo si një kujtim muzeal, por si vepra që rrah me frymë arti, që frymëzon dhe sfidon akoma sot.

Tags: “The Black Sitting”Albert VatajHollywood-itMarilyn Monroe
Previous Post

Harold Whittles, një fëmijë i shurdhër, i cili po dëgjonte zërin e tij për herë të parë përmes një aparature dëgjimi, në vitin 1974

Next Post

Të shohësh me sy të shpirtit, Lucian Freud dhe bekimi i pranimit përtej formës

Next Post
Të shohësh me sy të shpirtit, Lucian Freud dhe bekimi i pranimit përtej formës

Të shohësh me sy të shpirtit, Lucian Freud dhe bekimi i pranimit përtej formës

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

May 12, 2025
Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

May 12, 2025
Melodia e fundit, djali që luante violinë në shi, homazh për Eliasin dhe tingullin që mbijetoi terrorin

Melodia e fundit, djali që luante violinë në shi, homazh për Eliasin dhe tingullin që mbijetoi terrorin

May 12, 2025
A mund t’u besojmë ekspertëve? Një reflektim mbi skepticizmin e Bertrand Russell

A mund t’u besojmë ekspertëve? Një reflektim mbi skepticizmin e Bertrand Russell

May 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj