A paimagjinueshmja mund të thyej çdo barrier kufizimesh dhe të shkallmojë çdo kanun estetik, për të hedhur krijimin tej në skajet e të pamundurës, për të kurorëzuar një nga mbretërimit më magjepsëse ku shpirti i shpenguar i përfytyrimeve ndihet i tulatur dhe aftësia jonë racionale zihet në befasi.
Këto imazhe janë një seri punësh të Jalal Merzoug në AI. Zhytuni në universin magjepsës të galerisë së artit “Efekti Flutura”, (AI) Inteligjenca Artificiale dekripton me përpikmërisht modelet delikate të fluturave për t’i transformuar ato në vajza kërcyese surreale.
Ky proces artistik shkon përtej riprodhimit të thjeshtë – eksploron forma të reja, AI duke u zhytur në delikatesat e kërcimit natyror, duke krijuar një përfaqësim vizualisht imponues të ndërlidhjes. Dëshmoni bashkimin e saktësisë kompjuterike dhe inovacionit artistik, duke ripërcaktuar kufijtë e asaj që është e mundur në sferën e përvojave tërheqëse vizuale.
Përvoja (AI) Inteligjenca Artificiale në ripërkufizimin e kufijve të njeriut përmes teknologjisë është e mahnitshme, siç konsiderohet edhe kërcënuese, për mënyrën se si kjo risi i qaset nevojës sonë për zotërim, se si ajo duke shtytur tej caqet po imponon skllavëri inferiorit njeriut, i cili me megalomaninë e tij të padurueshme, në tentativën për pushtet po e kthen botën shpirtërore dhe jo vetëm në një arkëmorti.
Gjithsesi, si çdo etapë e hopeve teknologjike, zhvillimit dhe progresit të shoqërisë njerëzore, edhe (AI) Inteligjenca Artificiale, po pritet me skepticizëm dhe panik dhe do të përcillet me mospërfillje dhe nënshtrim.