Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Profil

Mateus Frroku, aktori dhe këngëtari që besoi ëndrrën dhe u shpërblye nga talenti

June 9, 2020
in Profil, Slider, Të përzgjedhurat
159
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

NË VEND TË NJË KARTOLINE PËR DITËLINDJE

Nga Albert Vataj

Mateus Frroku është tashmë një zë, një emër, një identitet artistik, një vlerë dhe një personalitet i skalitur me kaq delikatesë dhe adhurim, gjithashtu dhe mbrujtur me një shpirt të dlirë dhe një pasion shkreptimash drite, i denjë për një figurë arti.

Në të tashmen e reales së ballafaqimit me një popullatë kaotike krijuesish dhe interpretuesish, Mateus Frroku, e ka pozicionuar veten qëndrueshëm dhe larg çdo tendencë shpërdorimi apo kërcënimi toksik, duke u përpjekur ta mbajë larg veten artistike dhe jo vetëm nga e keqja që promovohet si modernistet.

Ai e ka nisur, siç do të niste rrugëtimi i secilit nga ne drejt ëndrrës, për të mbërritur në realen e sfidave ngadhënjyese, për të sprovuar përshkimin e caqeve të skajuar në horizont të gjerë, të asaj rrokshmërie të eterit artistik… dhe, ai, Mateus Frroku është aty ku ka synuar dhe e ushqen çdo ditë më punë dhe vullnet.

Emri, krijimtaria dhe vlerat e tij artistike janë tashmë një fakt i pamohueshëm. Me përkushtim dhe pasion, devotshmëri dhe vullnet të paepur ai arriti t’i ngjiste shkallët e karrierës artistike me një maturi të admirueshme. Nuk nxitoi dhe rrjedhimisht gjithnjë ishte i kujdesshëm në hapat që hodhi. Ndoshta jo i frikësuar nga gabimet, me të cilat do të ndeshej, se sa t’i përmbaheshe një parimi të skalitur në kodin e tij gjenetik, të ishte ai me të cilën e kishin ushqyer prindërit e tij, ata që u përpoqën t’i ishin udhë dhe krahë, zjarr dhe zemër, prehër dhe prehje.

I përkorë në të gjithë atë që ai bëri për artin skenik, për këngën, për vlerat nën trysni konsumimi. Edhe vetë krijimtaria e tij, në një rritje konstante dhe të qëndrueshme, mori prej tij dhe i dha atij, gjithçka që i duhet në një përfaqësim dinjitoz, në një skenë betejash të ashpra dhe një ballafaqimi vlerash artistike dhe estetike, që ndesheshin në ligjësitë e kaosit, ku rreket të ngrihet panteoni krijues në përgjithësi.

Mateus Frroku erdhi, vazhdoi dhe po ecën në të tashmën e përfshirjes artistike, i pabujë dhe larg çdo tentimi për ta marrë përdhunshëm, atë me të cilën ai u shpërblye bujarisht nga admiruesit e tij në rritje, dhe vetë repertorit krijues dhe interpretues.

Rrugëtimi në skenën e këngës i Mateus Frrokut, ishte dëshmi e një talenti dhe asaj aureole mirësie dhe pozitiviteti, që e përfaqësoi dhe e mbrojti në Odisenë e gjatë të ndeshjeve, në arenat e betejave të ashpra. Diti të jetë i mirë me të gjithë dhe ishte kjo mirësi që arriti të gjente prehje në çdo zemër bashkëpunëtori artistik, kolegu apo rivali. Nuk pati nevojë për armiq, por kjo nuk do të thotë se ai nuk ka qenë dhe nuk do të jetë gjithnjë nën shigjetimin e atyre që bëjnë karrierë me xhelozi dhe smirë, më pëshpëritje pas krahëve dhe skërmitje dhëmbësh, më atë shpirt gjithnjë të trazuar që kërkon viktima.

Për arsye jashtë kriteresh artistike, e kam vëzhguar me optikën e një dashamirësi udhën e tij, deri këtu, dhe mbetem i mendimit se ai e ka strukturuar dhe ngritur figurën dhe emrin e tij artistik, me guximin për të besuar tek vlerat dhe talenti. Ka ardhur deri këtu, në saje të një përkushtimi dhe devotshmërie, talenti dhe pasioni, elemente të cilët bënë që ai të ngrihet shtatlartë, pa i bërë hije dikujt dhe pa i zënë akujt qiellin, i bindur se kjo e tashme, megjithëse në dukje si një arene të përgjakshme gladiatorësh, e ka shpërblyer dhe nuk do të ngurojë t’i japë bujarisht atë që meriton.

Nuk është e lehtë ta ndërtosh panteonin tënd artistik në një taban gjithnjë nën trysni sizmike, por vullneti i bën të mundur, siç talenti dhe pasioni kanë patur mirësinë ta paguajnë Mateus Frrokun me shpërblim.

Të besosh në ëndërr siç besoi ai, është ta mbushësh shpirtin e forcave shtytëse me dritën e atyre mëngjeseve që skalitin diell në sytë e atij vështrimi që e rrok ditën me forcën e një dashurie, e cila pushton zemrat dhe bëhet zot i asaj bote që i përket.

Albert Vataj

 

 

Tags: AktoriAlbert VatajArtbesoiëndrrënKengetariKorcaMateus FrrokuMuzikeShkodrashpërblyeShqipSkeneTalenti
Previous Post

Albert Vataj: Përhumbjesh të përndrituna t’përditshmërisë

Next Post

Kush ishin Samurait, fisnikët japonez të mesjetës, përkatësia kulturore, edukimi dhe fundi i tyre?!

Next Post
Kush ishin Samurait, fisnikët japonez të mesjetës, përkatësia kulturore, edukimi dhe fundi i tyre?!

Kush ishin Samurait, fisnikët japonez të mesjetës, përkatësia kulturore, edukimi dhe fundi i tyre?!

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Emily Dickinson, poetja që zgjodhi vetminë si shëlbim i shpirtit dhe e pranoi atë si një ndëshkim

Emily Dickinson, poetja që zgjodhi vetminë si shëlbim i shpirtit dhe e pranoi atë si një ndëshkim

May 15, 2025
Zbulim aksidental i Wilhelm Röntgen që revolucionalizoi mjekësinë, si lindën rrezet X dhe Anna Bertha, gruaja që pa vdekjen e saj

Zbulim aksidental i Wilhelm Röntgen që revolucionalizoi mjekësinë, si lindën rrezet X dhe Anna Bertha, gruaja që pa vdekjen e saj

May 13, 2025
Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

May 12, 2025
Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

May 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj