Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Histori

Udhëtimi drejt gijotinës i mbretëreshës së Francës, Maria Antoneta, sipas Stefan Cvajg

October 16, 2020
in Histori, Slider, Të përzgjedhurat
332
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest
Është 16 tetor i vitit 1793. Në pesë të mëngjesit, ndërsa Maria-Antoneta është duke shkruar letrën e saj të fundit, në të dyzetë e tetë seksionet e Parisit bien daullet. Në orën shtatë është armatosur tërë garnizoni, topat e gatshëm për të shtënë kanë zënë urat dhe rrugët kryesore. Roja me pushkë me bajonetë venë e vijnë poshtë e përpjetë nëpër qytet. Kalorsia ka zënë dy anët e rrugës. Një mizëri ushtarësh janë ngritur në këmbë, të gjithë kundër një gruaje, e cila është e humbur dhe e vetmja gjë që dëshiron është vdekja.
Shpeshherë, nënvizon Cvajg, dhuna ka frikë nga vdekja më tepër nga ç’ka frikë viktima prej dhunës. Në orën shtatë të mëngjesit shërbëtorja e re dhe përgjegjësit e burgut hynë ngadalë në qeli. Mbi tryezë digjen ende qirinjtë. Në një kënd, si një hije vigjeluese rri oficeri i xhandarëve. Rozalina aty për aty nuk e sheh mbretëreshën, por pastaj vë re e tmerruar se Maria-Antoneta është e futur në shtrat me rrobat e saj të zeza prej së veje. Ajo nuk fle, është e lodhur dhe e rraskapitur nga hemoragjia e vazhdueshme.

Vajza e mirë fshatare është atje zemërdridhur, e trazuar nga një mëshirë e dyfishtë, për atë që do të vdesë dhe për mbretëreshën.
Madamë, i thotë duke iu afruar e mallëngjyer, mbrëmë s’hëngre fare dhe thuajse asgjë tërë ditën e ditës. Ç’dëshiron sot?
– Bija ime s’kam më nevojë për azgjë, çdo gjë ka marrë fund për mua, i përgjigjet mbretëresha shërbëtores pa u ngritur, por kur kthehet vajza t’i japë asaj me pahir një supë që e përgatitur ajo vetë, e mjera grua pranon.
– E po mirë Rozali, sillmë lëngun. Ha disa lugë, pastaj vajza e ndihmon të ndërrojë rrobat. Maria-Antoneta është e urdhëruar të mos vejë në gijotinë me rrobat prej të veje, të cilat mund të dukeshin provokim në sytë e popullit. Maria-Antoneta në këtë fund nuk i prish punë dhe pranon të veshe rrobë të bardha mëngjesi. Por hemoragjia e vazhdueshme brenda disa orëve i’a mbulon bardhësinë e atyre rrobeve me gjak dhe ajo nuk pranon që në parakalimin e fundit përpara popullit të saj ta bëjë me rrobë të ndotura. Megjithëse në kushte jo të favorshme ajo arrin të ndërrohet, të vishet dhe të bëhet gati për udhëtimin e fundit, edhe pse roja që ka marrë urdhër të mos i’a ndajë sytë, nuk i lejon asaj të jetë vetëm për një çast në intimitetin.
Është ora tetë e mëngjesit, troket dera, nuk është xhelati, është prifti, një nga ata që ka bërë betim republikan. Maria-Antoneta me sjelljet e një fisnikeje, refuzon të rrëfehet tek ai, pasi nuk e njeh si shërbëtor të Perëndisë atë dhe asnjë nuk ka bërë blatim të shenjtë. Kjo mospërfillje është në një farë mënyre muri mbrojtës, brenda të cilit Maria-Antoneta përgatit kryelartësinë e udhëtimit të fundit.
Është ora dhjetë, në qelinë e saj hyn xhelati Sanson, një djalosh me një trup gjigandi, ai vjen për ti prerë flokët dhe t’ia lidh duart pas. Jetën nuk mund ta shpëtoj më, këtë e di mirë, të paktën të shpëtoj nderin, të mos tregoj asnjë dobësi, të ruaj fortësinë e shpirtit, tu tregojë atyre që e shohin në këtë paradë drejt vdekjes se si vdes bija e Mari-Terezë.
Është ora njëmbëdhjetë dhe nën një potërë të mbytur dhe të rëndë hapet porta e Konsierzhërisë, jashtë së cilës pret një karrocë me një kalë të fuqishëm që ecën ngadalë. Të parët dalin oficerët pastaj një kompani e tërë rojesh me gishtin në çarkun e pushkës. Me hapa të qetë dhe të sigurt ecën Maria-Antoneta. Vrasësi Sanson e mbanë mbretëreshën nga bishti i litarit, me të cilin i ka lidhur duart pas shpinë.
Populli që mbush dy anët e rrugës e përcjell me shastisje këtë poshtërim Asnjë thirrje apo tallje. Mbrëtëresha arrin të përshkojë solemnisht këtë panoramë heshtjeje deri tek karroja. Pranë saj ulet prifti Zhirard i veshur civil dhe xhelati që nuk toleron azgjë në kryerjen e detyrës mizore. Ai ka një shprehi fytyre të padepërtueshme si Karonti, thotë Cvajgu, i cili shoqëronte shpirtrat e të vdekurve, edhe ky shpie ashtu i shterrur nga çdo ndjesi çdo ditë ngarkesën e tij deri në bregun e tejmë të jetës. Por këtë herë edhe ky xhelat, edhe ndihmësit e tij gjatë gjithë udhëtimit mbajnë kasketën nën sqetull sikur rrekeshin të shfajësoheshin për detyrën e tyre të neveritshme përpara gruas së pafuqishme, që po e marrin zvarrë deri në vendin ku do t’i pritet koka.
Karroja përshkon ashti hijerëndë dhe ngadalë përmes turmës që gardhon dy anët ë rrugës. Maria-Antoneta vështron drejtë përpara, ajo është mbretëreshë dhe nuk duhet tu japi asnjë vështrimi kureshtarë të turmës asnjë shenjë frike. I duhet të mbledh gjithë energjinë e trupit dhe forcën e shpirtit për të qëndruar në mbretërim kryelartë dhe e dinjitetshme deri në fund.
Sheshi vigan i revolucionit, sheshi i sotëm i Konkordës, nxin nga njerëzit. Afro dhjetëmijë vetë kanë ardhur për të mos humbur këtë moment historik, këtë çast fatal, këtë fund që pret Maria-Antoneta. Orë pafund kanë kaluar nga pritja e tyre dhe mbretëresha nuk do t’i zhgënjejë. Ajo është aty për tu treguar se ka qenë dhe do të mbetet mbretëresha e tyre deri në atë moment kobi kur sëpata e xhelatit do të ndajë kokën nga trupi i saj.
Dhe… karroja ndalon pranë gijotinës, Maria-Antoneta, me një pamje të hijshme dhe të qetë, triumfuese si për një manifestim festiv, ajo ngjitet në vendin e ekzekutimit pa lejuar që dikush ta ndihmojë. E përshkon me një vështrim gjithë atë spektakël, ato njerëz që nuk kanë lejuar të mos mungojnë në ndarjen përgjithnjë me një grua të rrallë, me një grua komplekse por që arriti më në fund të ishte një personalitet, një shenjim në historinë e Francës.
A e dinë vallë gjithë ata njerëz si mbretëresha e tyre ka përfunduar këtu? A e njohin ata të vërtetën, atë që duhet të njohë populli për sovranin? E ç’rëndësi ka se çfarë ata dinë, çfarë ata mendojnë, çfarë ata i ka sjellë këtu, Maria-Antoneta është tashmë në gjunjë dhe xhelati e afron kokën e saj pranë vendit. Me një të tërhequr të tërkuzës, tehu i mprehtë i thikës zbret me shpejtësi duke ndarë kokën nga trupi të Maria-Antoneta. Spektakli ende nuk ka përfunduar. Xhelati zë për flokësh kokën që është rrokullisur mënjanë dhe duke e ngritur lart u’a tregon njerëzve. Mbretëresha e Francës, Maria-Antoneta është tashmë një e vdekur, koka e saj është trove i revolucionit, është zë një drejtësi e diskutueshme, një drejtësi që u përdor për popullin, për njerëzit, për turmat si një emblemë e mizorisë, e vdekjes, në mëshirën e së cilës janë të gjithë, si kjo grua, ky mit.
“Rroftë Republika!” shpërthyen gojët e shpenguara nga gulçimi mbytës. Tashmë është mesditë dhe… nesër, javë dhe muaj me radhë, akoma në atë shesh njerëzit do të mund të përfshihen në të njëjtin argëtim.
Albert Vataj

Tags: Albert VatajEkzekutimiFrancësGijotineMaria AntonetaMbretereshaMonarkiaRepublikaStefan Cvajg
Previous Post

Papa Aleksandri VI, Rodrigo Borxha figura më e errët e historisë së kishës, një papë që Roma nuk e harron

Next Post

Dëshmi ngjethëse nga Depresioni i Madh. “Nëna emigrante”, Nipomo, Kaliforni, mars 1936, foto nga Dorothea Lange

Next Post

Dëshmi ngjethëse nga Depresioni i Madh. “Nëna emigrante”, Nipomo, Kaliforni, mars 1936, foto nga Dorothea Lange

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj