Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Përshkrimore

Nga 1 Maji festiv i diktaturës te protestat e përditshme. Manipulimi i shoqërisë dhe denigrimit i identitetit social të individit

May 30, 2019
in Përshkrimore, Të përzgjedhurat
208
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Mund të ishte secili nga ne në këtë manifestim festiv të 1Majit. Por pak prej tyre mund t’i njihej ky privilegj. Festuam ngase na duhej të festonim. Të mendonim dhe të bënim ndryshe as që mund t’i shkonte nëpër mend edhe flamurtarit më të flaktë të antikomunizmit. Parakaluam si më të zgjedhurit, të shoqëruar nga duartrokitje dhe ovacione. Do të donin të ishin në këto kuadrate parade edhe ata që mbushnin anët e bulevardit me nga një flamur ose një lule në dorë me shpresën se kamerat e televizioneve do të mund t’i fokusonin. Pushteti kishte arritur të vidhte lumturinë e njerëzve, dhe ta shiste me çmimin e atij besimi, altarët e të cilit nuk janë rrëzuar ende. Punonim shumë, lodheshim shumë, patëm detyrime më shumë se të drejta. Na mungonte buka, bylmeti, shumë prej ushqimeve. Nuk na njihej asnjë lloj lirie, atë të fjalës dhe mendimit e paguam me çmimin më të shtrenjtë, me burgje, persekutim dhe pushkatim. Mungesat ishin aq të mëdha, por patëm gjëra me të cilat u mjaftuam, të paktën nuk u ankuam, sepse nuk guxuam. Të rrihnin dhe s’të linin as të qaje. T’i merrnin të gjitha dhe duhej ta konsideroje çfarë të ishte lënë. Jetuam me shumë dhimbje dhe plagë, me shumë heka e hekamë. U përpoqëm dhe mrekullisht i’a dolëm. Jo të gjithë luftuan, edhe pse do të donin të ishin secili prej nesh hero. Megjithatë, betejave nuk reshtte kacafytja, dikujt i vunë pranga në duar, dikujt dekorata në gjoks, dikujt ju mohuan kontributet, dikujt ju njohën meritat. Kishim më shumë arsye të ishim armiq me njëri-tjetrin dhe ta shisnim përzemërsinë me çmimin e atij socialiteti për të cilin sot kemi mall. I’a punuam mikut dhe të afërmit për më shumë privilegje dhe përfitime. S’kishim arsye dhe ende nuk kanë të pendohen apo të kërkojnë që t’u pranohet ndjesa. Ishim çfarë ai sistem fabrikoi, pa mundur të ishim diçka tjetër. Dhe në fund të fundit ishim ne, ishte koha në të cilën jetuam, koha për të cilën vuajtëm dhe s’kemi pse të ndihemi në faj as të kemi turp. Fundja, askush nuk na pyeti dhe për asgjë që bënë ndaj nesh nuk na morën leje. Mbijetuam duke provuar se ajo forcë nënshtrimi që nuk të mposht të bën më të fortë.
Po sot?!
Ç’kemi sot që na e privuan dje? Sa ndryshoi dhe si ndryshuam që të na njihen “trimëritë” dhe të na pranohen “heroizmat”, në të cilat u përfshinë ata që besun dhe ata që u desh ta paguanin me jetë dhe vuajtje ferri.
Nëse dje vuajtëm, po sot cili nga ne i ka shpëtuar zgjedhës së vështirësive që sa vijnë e bëhen edhe më të papërballueshme. Nëse dje nuk kishim shumëçka, spitalet, arsimin, shkollën, punën, strehimin edhe burgun, i patëm, dhe për ta shteti u kujdes të na i jepte falas. Sot nuk kemi asnjëren nga këta, madje edhe burgjet politike, sepse nuk e dëgjon askush fjalën tonë, nuk i duhet askujt mendimi ynë. Shteti rreket të na i japë të gjitha, po ndryshe, duke na e shitur propogandën me çmimin e gjithçkaje që na duhet ta blejmë me para gjeku dhe djerse. Liria që na jepet është një liri që na merret çdo ditë pak e nga pak, që nga arroganca e Kryeministrit e deri te mospërfillja e një zyrtari të rëndomtë lokal. Nëse dje u bëmë gjëmën për t’u bërë pjesë e hatrit të shtetit, sot, sot ne jemi një njësi numerike. Madje kjo ndodh vetëm kur shteti do të të numërojë për të të shfrytëzuar, për të të marrë çfarë është e tija. Ndërsa detyrimet ndaj teje janë asgjë para detyrave që shteti as nuk njeh as nuk i pranon. Fati yt është në duart tua dhe të Zotit, atë që dje na e vrau diktatura, sot na e vret mungesa e besimit, shtirja dhe falsiteti. Atëherë kishim rënë shumë poshtë, por sot ne vetëm biem aq sa nuk e kuptojmë se jemi duke rënë apo duke fluturuar.

Tags: 1 MajiAlbert VatajDemokraciaDenigrimiDiktaturaDitaIdentitetiNderkombetarePolitikaPunetorevePushtetiSocialVleresimi
Previous Post

U deshën 500 vite për të parë skicën e portretit të mjeshtri Rilindjes së Artë italiane, Leonardo da Vinçi

Next Post

Një mike e mirë që di të japë prej mirësisë së saj, besim, respekt dhe mirënjohje që e finsikëron

Next Post

Një mike e mirë që di të japë prej mirësisë së saj, besim, respekt dhe mirënjohje që e finsikëron

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Oriana Fallaci: “Të jesh grua”, një mësim i hidhur dhe i bukur nga “Letër për një fëmijë të palindur”

Oriana Fallaci: “Të jesh grua”, një mësim i hidhur dhe i bukur nga “Letër për një fëmijë të palindur”

June 30, 2025
Një vit nga ikja e Agim Doçit, nga shndrrimi në jehonë i zërit që kumboi gjëmimshëm në ndërgjegjen tonë kolektive

Një vit nga ikja e Agim Doçit, nga shndrrimi në jehonë i zërit që kumboi gjëmimshëm në ndërgjegjen tonë kolektive

June 29, 2025
Atlasi Farnese, kur qielli bëhet barrë e art… dhe simbolizon njeriun që mbart mbi supe fatin dhe njohurinë e universit

Atlasi Farnese, kur qielli bëhet barrë e art… dhe simbolizon njeriun që mbart mbi supe fatin dhe njohurinë e universit

June 29, 2025
La Sagrada Família, tempulli i madhështisë së adhurimit të Zotit, lutja që shtrihet nga toka drejt qiellit

La Sagrada Família, tempulli i madhështisë së adhurimit të Zotit, lutja që shtrihet nga toka drejt qiellit

June 29, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj