Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Esse

“Suzana dhe pleqtë” miti biblik i betejës së joshjes dhe i triumfit të ndershmërisë së gruas dhe së drejtës

March 19, 2019
in Esse, Të përzgjedhurat
307
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Kur ndershmëria humbet përballë shpifjes dhe akuzat triumfojnë përballë të vërtetës. Ajo mbrojti të papërlyer nderin, por nuk i shpëtoi ndëshkimit. Ajo nuk ju dha pleqve, por fjala e tyre sfidoi ndershmërinë e saj. Suzana është simboli i gruas së ndershme, i bashkëshortes besnike, por edhe i akuzave të padrejta dhe gjykimeve të gabuara.

Piktura

“Suzana dhe pleqtë”, vaji në kanavacë, 97,8 x 134,6 cm, pas 1748 – Pikturë nga Jean François de Troy (27 janar 1679, Paris – 26 janar 1752, Romë), Jean François de Troy ishte një piktor dhe njiherash një stilist i periudhës franceze të rokokosë. “Suzana dhe pleqtë”, manifeston lojën grishëse të burrave, të cilët i kërkojnë intimitet gruas besnike duke përdorur shantazhimin se do ta padisnin tek bashkëshorti, se gjoja ajo ka dalë në kopësht për të pritur të dashurin e ri. Përmes artit të tyre të joshjes dhe mashtrimit ata kërkojnë secili për ta bërë për vete, por pa mundur të thyejnë kodin e shenjtë të nderit të një bashkëshorteje besnike. Piktori dukshëm tregon përmes mishërimit të gruas, vendosmërinë e saj për t’i refuzuar këto pleq, për të mos përfilluar asnjë premtim as për të marrë në konsideratë asnjë kërcënim, sepse ajo është e pastër dhe e ndershme.
“Suzana dhe Pleqtë” është një tematikë e cila ka rrëmbyer interesimin edhe të piktorëve të tjerë, të periudhave të mëhershme dhe atyre të mëvonshme, kujtojmë këtu një realizim të saj nga Jacopo Robusti (1518-1594), i njohur edhe si Tintoretto.

Historia
Suzana, “zambak”, është një figurë e teksteve apokrif të përfshira në Librin e Danielit, kapitulli 13, trajtuar nga kishat katolike dhe kisha ortodokse lindore. Është një nga shtesat e Danielit, që konsiderohen apokrifë nga protestantët. Është renditur në nenin VI të 39 neneve të Kishës së Anglisë në mesin e librave që lexohen “për shembull të jetës dhe udhëzimit të sjelljeve”, por jo për formimin e doktrinës. Nuk përfshihet në Tanakun hebraik dhe nuk përmendet në literaturën e hershme hebraike, megjithëse teksti duket se ka qenë pjesë e Septuagintit origjinal (shek II).

Teksti i Shenjtë

Na ishte në Babiloni një njeri që e kishte emrin Joakim

Ai kishte marrë për grua Suzanën, bijën e Helcisë, që ishte shumë e bukur dhe e druante Zotin. Prindërit e saj, pasi ishin njerëz të drejtë, e edukuan vajzën e vet sipas Ligjit të Moisiut. Joakimi ishte shumë i pasur. Përbri shtëpisë së vet kishte një kopsht. Tek ai tuboheshin judenjtë me shumicë, sepse e çmonin më tepër se të gjithë të tjerët.
Atë vit zgjodhën për gjykatës dy pleq nga populli. Ishin nga ata, për të cilët Zoti ka thënë: “Paudhësia doli nga Babilonia me anë të pleqve gjykatës që vetëm dukeshin si udhëheqës të popullit. Këta shkonin në shtëpinë e Joakimit e te ta shkonin të gjithë ata që kishin ndonjë çështje gjyqësore. Kur, rreth mesditës, populli shpërndahej, Suzana dilte e shëtiste në kopshtin e burrit të saj. Aty, dy pleqtë e shihnin çdo ditë duke hyrë e shëtitur dhe e lakmuan. E humbën dritën e arsyes, sytë e vet më nuk i lartësuan për ta parë Qiellin e për t’i kujtuar gjyqet e drejta. Të dy u goditën nga dëshirimi për të, por s’ia dëftuan njëri‑tjetrit epshin e vet, sepse u vinte turp t’ia zbulonin shokut lakmimin që kishin për të, por çdo ditë mundoheshin me shumë dëshirë që ta shikonin. Një ditë i thanë njëri‑tjetrit:”Po shkojmë në shtëpi se është koha e drekës!” Dolën jashtë e u shpërndanë, por u kthyen dhe u gjetën në të njëjtin vend e, duke pyetur njëri‑tjetrin pse u kthyen, rrëfyen epshin e vet. Atëherë së bashku caktuan kohën kur Suzanën do ta gjenin vetëm. Kështu ata po prisnin rastin e volitshëm. Një ditë erdhi Suzana, sikurse edhe ditëve më përpara, vetëm me dy shërbëtore e, pasi bënte vapë, deshi të bëjë banjë në kopsht. Aty s’ishte askush tjetër, përveç dy pleqve të fshehur që po e shikonin. Suzana u tha shërbëtoreve: “Më sillni vaj e erëra të mira dhe ma mbyllni derën e kopshtit që të lahem.” Ato bënë si i urdhëroi. E mbyllën derën e kopshtit dhe dolën nëpër anësore për të sjellë çka kishte kërkuar: e nuk dinin se pleqtë ishin fshehur brenda.


Kur shërbëtoret dolën, u çuan dy pleqtë, vrapuan tek ajo e i thanë: “Ja, dyert e kopshtit janë të mbyllura e askush nuk na sheh. Ne kemi rënë në dëshirimin tënd: na u dorëzo e të biem me ty! Por, nëse s’dëgjon, do të bëjmë dëshmi kundër teje se ka qenë me ty një djalosh e për këtë arsye i ke nisur shërbëtoret larg teje.” Suzana dënesi e tha: “Kam rënë gjallë e ngushtë: në qoftë se bëj atë çka kërkoni, më pret vdekja, në qoftë se s’bëj ashtu, s’do të mund të shpëtoj prej duarve tuaja; por më mirë është për mua të bie në duart tuaja pa e pasë bërë këtë të keqe se të mëkatoj para syve të Zotit.” Atëherë Suzana lëshoi një britmë të madhe. Bërtitën edhe pleqtë kundër saj dhe njëri prej tyre u lëshua vrap dhe e hapi derën e kopshtit.


Kur anëtarët e familjes dëgjuan britmat në kopsht, u lëshuan vrap nëpër derën anësore për të parë se ç’kishte ndodhur. Kur pleqtë i treguan fjalët e veta, shërbëtorëve u ra një hije e zezë, sepse kurrë për Suzanën nuk ishte thënë një fjalë e tillë. Të nesërmen, kur u mblodh populli në kuvend te Joakimi, burri i saj, erdhën edhe dy pleqtë plotësisht të vendosur që ta dënojnë Suzanën me vdekje. Ata thanë para popullit: “Silleni Suzanën, bijën e Helcisë, gruan e Joakimit!” Ata shkuan për ta sjellë. Ajo erdhi me prindër, me fëmijë e me të gjithë kushërinjtë. Vërtet Suzana ishte shumë e njomë dhe e bukur për kah hijeshia! Ata të paudhë urdhëruan ta hiqte velin, sepse me të ajo e kishte mbuluar fytyrën ‑ për t’u kënaqur me bukurinë e saj. Qanin të gjithë njerëzit e saj dhe të gjithë ata që e shikonin. Dy pleqtë u ngritën mes popullit e ia vunë duart mbi kokë. Ajo, duke qarë, i çoi sytë drejt qiellit: sepse zemra e saj kishte besim në Zotin. Pleqtë thanë: “Ndërsa ne po shëtisnim vetëm në kopsht, kjo hyri në kopsht me dy shërbëtore, e mbylli derën e kopshtit e i nisi shërbëtoret. Atëherë iu afrua një djalosh që kishte qenë i fshehur, dhe ra me të. Ne që ndodheshim në një kënd të kopshtit, kur e pamë këtë poshtërsi, vrapuam tek ata e i pamë mirë se ishin bashkuar. Por atë nuk mundëm ta kapnim, sepse ishte më i fuqishëm se ne dhe, si e hapi derën, iku. Këtë e kapëm dhe e pyetëm kush ishte ai djalosh, por nuk deshi të na tregojë. Për këtë gjë ne jemi dëshmitarë!”
Njerëzit u besuan porsi pleqve të popullit e gjykatësve dhe e dënuan Suzanën me vdekje.

Artist : Alessandro Allori (1535 – 1607)
Title : Susanna and the Elders
Medium : oil on canvas
Dimensions 202 × 117 cm (79.5 × 46.1 in)
Current location : Musée Magnin, Dijon , France

Gjyqi i Danielit
Suzana lëshoi një britmë të madhe e tha: “O Hyj i amshueshëm, ti që i njeh fshehtësitë, ti që di gjithçka para se të ndodhë, ti e di mirë se kundër meje sollën dëshmi të rreme! Ja, unë po vdes, megjithëse nuk bëra asgjë prej atyre që i sendërtoi shpirtligësia e tyre kundër meje!”
Zoti e dëgjoi lutjen e saj. Ndërsa po e çonin për ta vrarë, Hyji zgjoi shpirtin e shenjtë të një djaloshi të ri, që quhet Daniel. Ai bërtiti me zë të lartë: “Unë jam i pafajshëm për gjakun e saj!”
Mbarë populli u soll prej tij e i tha: “Ç’është kjo fjalë që e the?” Ai qëndroi mes tyre e tha: “Kaq të marrë jeni, bijtë e Izraelit? Pa e pasë pleqëruar të vërtetën e pa e njohur, e dënuat bijën e Izraelit! Kthehuni në gjyq, sepse kanë dhënë dëshmi të rreme kundër saj!”
Vrik u kthye mbarë populli e të parët i thanë: “Eja, ulu mes nesh e na trego, sepse Zoti ta dha nderin e pleqërisë!”
Atëherë Danieli u tha: “Ndajini ata larg njëri‑tjetrit e unë do t’i marr në pyetje.” Pasi qenë ndarë prej njëri‑tjetrit, e thirri njërin prej tyre e i tha: “Plakushani i ditëve të zeza, tani po dalin në dritë mëkatet e tua, që më parë i bëje, duke gjykuar gjyqe padrejtësisht: të pafajshmit i dënoje e fajtorët i liroje, e mirë e di se Zoti thotë: ‘Mos e vra të pafajshmin e të drejtin!’ Tani, pra, nëse e ke parë, thuaj nën cilën pemë i pe duke biseduar?’ Ai u përgjigj: “Nën xinë.” Danieli i tha: “Me të drejtë rrejte në dëm të kokës sate! Sepse, ja, posa engjëlli e mori dënimin prej Hyjit, do të të presë përmes!”
Si e larguan atë, urdhëroi të sillet tjetri e i tha: “Pjellë e Kanaanit e jo e Judës, t’i mori mendtë bukuria e lakmia ta prishi zemrën. Kështu ua bënit bijave të Izraelit e ato prej frikës ju lëshoheshin në duar, por bija e Judës nuk e duroi poshtërsinë tuaj. Tani, pra, më thuaj: nën cilën pemë i zure ata duke biseduar?” Ai tha: “Nën plepin e egër!” Atëherë Danieli i tha: “Me të drejtë rrejte në dëm të kokës sate edhe ti! Gati është në këmbë engjëlli i Hyjit, me shpatë në dorë për të të prerë përmes e për të të vrarë!”
Atëherë mbarë kuvendi zuri të bërtasë me zë të lartë e t’i japë lavdi Hyjit, që i shpëton ata që shpresojnë në të. U çuan kundër dy pleqve ‑ të cilët Danieli i shtrëngoi të pohonin me gojën e vet se kishin dhënë dëshmi të rreme ‑ dhe ua bënë atyre ashtu si ata, të shtyrë nga shpirtligësia e vet, kishin sendërtuar t’ia bënin të afërmit, sipas Ligjit të Moisiut i vranë ata. Dhe atë ditë e shpëtuan gjakun e pafajshëm.
Helcia e gruaja e tij i dhanë lavdi Hyjit për bijën e vet Suzanën bashkë me Joakimin, burrin e saj, e me të gjithë të afërmit e saj që s’u gjet në të farë turpi.

Albert Vataj

Tags: Albert VatajApokrifBesnikeriaBiblaDavidiDrejtesiaGjykimiGruajaJudejtNderiPleqtSuzana dhe pleqtëTektet
Previous Post

Në këtë fillimpranverë, shuhet bilbili i fundit i ahengut shkodran, Shyqyri Alushi

Next Post

Papa Klementi XI, biri i një finiku shqiptar që emigroi në Itali pas vdekjes së Skënderbeut

Next Post

Papa Klementi XI, biri i një finiku shqiptar që emigroi në Itali pas vdekjes së Skënderbeut

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Emily Dickinson, poetja që zgjodhi vetminë si shëlbim i shpirtit dhe e pranoi atë si një ndëshkim

Emily Dickinson, poetja që zgjodhi vetminë si shëlbim i shpirtit dhe e pranoi atë si një ndëshkim

May 15, 2025
Zbulim aksidental i Wilhelm Röntgen që revolucionalizoi mjekësinë, si lindën rrezet X dhe Anna Bertha, gruaja që pa vdekjen e saj

Zbulim aksidental i Wilhelm Röntgen që revolucionalizoi mjekësinë, si lindën rrezet X dhe Anna Bertha, gruaja që pa vdekjen e saj

May 13, 2025
Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

May 12, 2025
Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

May 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj