Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Forum

Sekretet e liderëve historikë, komunikues të mëdhenj, dëgjues të mirë, vëzhgues të zgjuar dhe perceptues të gjendjeve shpirtërore

May 8, 2018
in Forum
31
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Praktikisht është e pamundur të bëhesh një udhëheqës i madh pa qenë një komunikues i madh. Nëse një mesazh nuk zë rrënjë në thellësinë e secilit prej nesh, me siguri ai nuk do të kuptohet dhe aq më pak mbështetet.

Një komunikim efikas bëhet kështu një element i rëndësishëm i suksesit profesional, si në nivelin ndërpersonal edhe atë organizativ. Zhvillimi i një aftësie komunikuese është më e lehtë nga sa mund ta mendoni, por të jeni në gjendje ta përdorni në momentet më të përshtatshme nuk është gjithnjë e thjeshtë. Komunikuesit e mëdhenj janë edhe dëgjues të mirë dhe vëzhgues të zgjuar: dinë të lexojnë një person ose një grup, duke perceptuar gjendjen shpirtërore, dinamikat, qëndrimet, vlerat dhe shqetësimet.

Më poshtë janë dhjetë sekrete të artit të oratorisë të Mike Myatt, një ndër ekspertët më në zë të udhëheqjes në nivel botëror, që nëse i përdorni në mënyrë korrekte, do t’ju ndihmojnë të arrini rezultate më të mira në komunikimin tuaj.

1.Mos flisni në mënyrë të prerë

Në pjesën më të madhe të rasteve, njerëzit nuk u hapen atyre që nuk u besojnë. Kur një udhëheqës është i denjë për besimin e tyre, dhe anasjelltas, ata marrin rreziqe që nuk do t’i kishin marrë kurrë nëse do të kishin përballë një person pa integritet. Të kërkosh besimin funksionon rrallë, është e rëndësishme që ju ta fitoni atë me veprimet e duhura. Kini parasysh që njerëzit falin shumë gjëra në momentin kur krijohet një besim i caktuar, por nëse besimi mungon, ata vështirë se do të falin.

2.Personalizoni

Më mirë të keni një bisedë se sa thjesht një komunikim: mendoni dialogun, jo një monolog. Dhe sa më shumë biseda është personale dhe me interes, më efikase do të jetë. Ekziston një e vërtetë e madhe: “Njerëzve nuk u intereson se sa dini deri sa nuk dinë se sa jeni vërtet të interesuar”. Nëse nuk krijoni marrëdhënie kuptimplota me njerëzit nuk do të dini kurrë se çfarë kanë në mendje deri sa nuk do të jetë shumë vonë për të bërë diçka për çështjen në fjalë.

3.Jini të qartë

Qartësia është më e mirë se dykuptimësia. Mësoni të flisni me qartësi. Duke folur thjesht dhe në mënyrë të qartë është gjithnjë më mirë se sa në mënyrë të ndërlikuar dhe konfuze. Është e rëndësishme që udhëheqësit të flasin shkurt dhe të arrijnë tek thelbi i bisedës. Pa kuptuar vlerën e një diskutimi të shkurtër dhe të qartë është e pamundur që juve t’ju jepet mundësia të shkoni në një fazë të mëvonshme, pasi njerëzit do ta humbin vëmendjen e tyre shumë më parë se sa ju të arrini në thelbin e diskutimit. Objektivi juaj është që t’u jepni vlerë fjalëve tuaja.

4.Përqendrohuni te “leave behind” dhe jo te “take away”

Komunikuesit më të mëdhenj jo vetëm janë të aftë për të mësuar dhe për të mbledhur informacione gjatë një komunikimi, por janë të aftë të propozojnë ide, të frymëzojnë një veprim dhe të përhapin vizionin e tyre. Kur ju përqendroheni më shumë të jepni se sa të merrni, do të keni arritur qëllimin. Edhe pse mund të duket kundër intuitive, përqendrimi në mënyrë intensive tek dëshirat dhe nevojat e palës tjetër do të mësoni shumë më shumë se sa duke u përqendruar vetëm tek axhenda juaj.

5.Jini mendjehapur

Shpesh mbyllja mendore është pengesa më e madhe ndaj mundësive të reja. Një udhëheqës guxon gjithmonë ndaj mundësive të reja, në të cilat diskuton vullnetarisht me ata që kanë mendime të ndryshme dhe të kundërta, me synimin jo për t’i bindur dhe për të ndryshuar ide, por të kuptojë argumentimet e tij. Jini të hapur ndaj dialogut, me ata që ju përballojnë, ju sfidojnë dhe ju nxisin. Kini parasysh është nuk është i rëndësishëm mendimi, por dëshira për ta diskutuar me një person mendjehapur dhe për të mësuar.

6.Heshtni dhe dëgjoni

Udhëheqësit e mëdhenj e dinë se kur duhet të flasin dhe kur duhet të heshtnin. Idetë më të mëdha zhvillohen në një bisedë dhe jo në një monolog. Kur filloni të kuptoni që dija nuk merret duke shpërdoruar frymën tuaj, por duke dëgjuar, do të keni bërë hapin e parë drejt një eksperti në të folur.

7.Zëvendësoni egon me ndjeshmëri

Kur diçka komunikohet me ndjeshmëri dhe shqetësim dhe jo me arrogancë krenare, ju do të nisni të shihni rezultatet. Komunikuesit që kanë ndjeshmëri shfaqin një nivel autenticiteti dhe transparence të cilat nuk i zotërojnë ata që komunikojnë pas një imazhi të krijuar me kujdes. Kuptimi i këtij parimi komunikimi do t’ju ndihmojë ta shndërroni zemërimin në respekt dhe dyshimin në besim.

8.Lexoni mes rreshtave

Merrni pak kohë dhe reflektoni për çdo udhëheqës të madh që ju vjen ndër mend: do të zbuloni që janë shumë të aftë të lexojnë mes rreshtave. Kanë aftësinë e jashtëzakonshme të kuptojnë atë që nuk thuhet, që nuk shihet, që nuk ndihet. Në këtë kohë komunikimi të menjëhershëm, të gjithë duket se kanë nxitimin e të komunikojnë atë që mendojnë pa kuptuar se sa mund të marrin nga mendja e të tjerëve. Mbani sytë dhe veshët hapur dhe gojën mbyllur dhe do të habiteni nga mënyra se si do të rritet dija juaj.

9.Njihni atë për të cilën po flisni

Nëse nuk keni përvojë në një fushë, njerëzit nuk do t’ju dëgjojnë. Njerëzit më të suksesshëm nuk kanë interes të dëgjojnë ata që nuk i japin vlerë një situate apo argumenti. Ju me siguri e keni dëgjuar shprehjen “Nuk është e rëndësishme ajo që thoni por se si e thoni”. Sigurisht që ka diçka të vërtetë në këtë thënie, edhe pse është shumë e rëndësishme ajo që thoni. Komunikuesit e mëdhenj përballen me “çfarë” dhe me “si” në mesazhin e tyre.

10.Flisni me grupet si të ishin individë

Komunikuesit e mëdhenj arrijnë të personalizojnë një mesazh, duke iu drejtuar dhjetë personave në një sallë konference apo 10.000 personave në një auditor sikur të ishin duke folur drejtpërdrejt me ta si një individ i vetëm.

Burimi: Forbes/Monitor/

Previous Post

Pse njerëzit kanë nevojë për magjepsjen e rrëfimtarisë, gojimet e gjasshme të bëmave pse janë thelbësore për një shoqëri?

Next Post

Kujtesë në pambarim, sot në ditën e vdekjes së Norbert Jokl, albanologut më të shuqar gjerman

Next Post

Kujtesë në pambarim, sot në ditën e vdekjes së Norbert Jokl, albanologut më të shuqar gjerman

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj