Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Pikturë

Historianët e artit më në fund kanë zgjidhur identitetin e nënës së Leonardo Da Vincit, rreth 5 shekuj pas vdekjes së artistit

May 23, 2017
in Pikturë, Slider
32
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Mbi jetën e Leonardo da Vinçit dihet shumë pak. Por qarkullojnë një sasi pasaktësish e thjesht fantazish, përfundim i pesë shekujsh studimesh të përafërta.

Leonardo i firmoste punët e tij vetëm me “Leonardo” ose “lo, Leonardo” (“Leonardi”). Prandaj referohet një vepër e tij si “një Leonardo” e jo si “një da Vinç”. Ndoshta, nuk përdorte emrin e të atit – me të cilin përndryshe do të punonte (krijonte) në Firence – pasi që ishte një bir i paligjshëm.

Leonardo lindi në 1452 në Vinçi. E dimë orën e datën e saktë falë një dokumenti të shkruar nga gjyshi: “1452, lindi një nip i imi, biri i Ser Piero, im bir në ditën 15 prill të shtunën në orën 3 të natës. Pat emrin Lionardo. E pagëzoi prifti Piero di Bartolomeo da Vinci.”

Thuhet se Leonardo (që jetoi 5 vjet me të ëmën) ra një herë nga krahët e saj dhe një herë tjetër pas një viti nga ballkoni.

Caterina di Meo Lippi, nëna e tij, ishte një jetime që jetonte në një shtëpi me gjyshen e saj mes disa kodrave të largëta, një milje nga Vinci, kur ngeli dhe shtatzënë. Studimi i ri tregon se ajo ka qënë v etëm 15 vjeç kur u josh nga një avokat më i madh në moshë, dhe mbeti shtatzënë me Leonardon.

Historianët e artit kanë luftuar shumë kohë për të zbuluar jetën e nënës së artistit, me spekulimet se ajo ishte një skllave nga Afrika apo Kina, por studime të reja janë shumë më afër të vërtetës.

Libri i ri i profesorit Martin Kemp rrëfen se një vajze vendase, Caterina, mbeti shtatzënë me avokatin Ser Piero da Vinci, i cili punonte në Firence. “Të jesh një 16-vjeçare me një fëmijë të paligjshëm dhe pa shtëpi, nuk kishte më keq se kaq”, thotë z. Kemp.

I ati i Caterina, Bartolomeo Lippi ishte zhdukur kur ajo ishte e re. Më pas jetoi me gjyshen që vdiq më 1451, për tu zhvnedosur tek xhaxhai dhe halla.

Leonardo, i cili lindi më 14 prill 1452 ndoshta u rrit në shtëpinë e babait të Ser Pieros, të cilën dr. Kemp e zbuloi duke parë mes arkivës, domethënë pagesës së taksave, ku ishte vënë në dukje se jetonte një djalë i paligjshëm.

Këto dokumente thonë se artdashësit kanë vizituar vendin e gabuar, Casa Natale në Anchiano, i cili është dy milje larg Vincit.

“Ser Piero po bënte karrierë në Firence kështu që nuk e donte një fëmijë të vogël vërdallë. Dhe gjyshi jetonte në rrethana shumë të mira. Ata ishin një familje pronarësh dhe noterësh. Duket se gjyshi sillej bukur. Kur Leonardo u zhvendos në Firence ai njihej edhe si Leonardo di Ser Piero da Vinci”, vijon dr. Kemp.

Caterina u martua me një fermer vendas i quajtur Antonio di Piero Buti dhe Ser Piero da Vinci u martua me dikë tjetër. Caterina më pas pati dhe një tjetër djalë dhe katër vajza. Gjetjet janë detajuar në librin e ri “Mona Lisa: The People and the Painting”, të cilin Kemp e ka shkruar me ekonomistin dhe studiuesin e artit Giuseppe Pallanti.

Më shumë se 40 vjet më vonë Caterina jetoi me djalin e saj në Milano ku dhe vdiq, thonë dokumentat.

Ka një shënim në bllokun e Leonardos, në 1949 në Milano ku thotë “Caterina erdhi të qëndrojë këtu”. Studiuesit gjetën dhe një shënim të Leonardos për të paguar shpenzimet e funeralit të saj dhe të dhënat funerale të Milanos e lidhën me dikë që quhej Caterina nga Firence. “Ti vendos këto tre gjëra bashkë, dhe ajo vdiq brenda vitit nga ardhja e saj te Leonardo”, thotë Dr. Kemp.

Ai e përshkruan atë si “një fund të qetë dhe romantik për atë që ndryshe është një histori melankolike”. / tch/

Tags: Bartolomeo LippiHistorianët e artit më në fund kanë zgjidhur identitetin e nënës së Leonardo Da VincitPiero di Bartolomeo da Vincirreth 5 shekuj pas vdekjes së artistit
Previous Post

Doris Lessing jetëson në një roman historinë e një gruaje që nuk dorëzohet para dashurisë për shkak të moshës

Next Post

“Gratë Suliote” të piktorit, Ary Scheffer, tragjizmi i një të vërtetë dhe shenjtërimi në art i një ngjarje historikë

Next Post

"Gratë Suliote" të piktorit, Ary Scheffer, tragjizmi i një të vërtetë dhe shenjtërimi në art i një ngjarje historikë

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Albert Vataj: Dua… dua që gjërat e bukura të më bëjnë të mendoj për ty

Albert Vataj: Dua… dua që gjërat e bukura të më bëjnë të mendoj për ty

March 9, 2026
Të gjithë jemi njësoj… njerëz që luftojmë çdo ditë betejat tona

Të gjithë jemi njësoj… njerëz që luftojmë çdo ditë betejat tona

March 9, 2026
Vangjush Mio, korçari që qëndisi me dritë poetike, tablotë e shpirtit të peizazhit

Vangjush Mio, korçari që qëndisi me dritë poetike, tablotë e shpirtit të peizazhit

March 9, 2026
Violeta Manushi, rrugëtimi sfidues i vajzës korçare nga Olimbia e Karnavaleve te Teto Rita e “Pallati 176” e Teto Ollga e “Zanja nga Qyteti”

Violeta Manushi, rrugëtimi sfidues i vajzës korçare nga Olimbia e Karnavaleve te Teto Rita e “Pallati 176” e Teto Ollga e “Zanja nga Qyteti”

March 9, 2026
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj