Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Kujtesë

Friedrich von Schiller, më i shquari klasik gjerman i poezisë, filozofisë dhe dramaturgjisë

May 9, 2024
in Kujtesë
391
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

“Arsyeja e ka arritur atë çka mund të arrinte, për të gjetur një ligj të përshtatshëm e për ta populluar atë, por i takon energjisë së vullnetit dhe zjarrit të ndjenjave të zbatojë këtë ligj. Nëse e vërteta duhet të ruaj fitoren në konflikt me forcën, atëherë ajo fillimisht duhet të bëhet vetë forcë, dhe të kthejë njërin nga instinktet e njeriut në kampionin e saj, në perandorinë e fenomeneve; sepse instinktet janë të vetmet forca lëvizëse në botën materiale. E nëse deri më sot e vërteta e ka treguar aq pak forcën e vet ngadhënjyese, kjo nuk është faji i gjykimit, që nuk e ka zhvilluar atë, por i zemrës që ka qëndruar e mbyllur ndaj saj dhe instinktit që nuk ka mundur të veprojë bashkë me të.

“Artisti është bir i kohës së vet, por është keq për të nëse ai njëkohësisht është dishepull apo i përkëdheluri i saj”. Ky “predikim” i përket atij, atij që do të ishte dhe do të mbetej një prej klasikëve më të shquar në historinë e mendimit dhe botkuptimit estetik gjerman.

Gjithçfarë e filozofisë, poezisë, dramaturgjisë, historisë dhe iluminizmit të një shekulli rreket të gjej tek ai ngulmin më të qenësishëm. Arti, krijimi, kumtimi i energjive dhe shpirtërores së këtij klasiku vijnë prej ngadhënjimesh të epërme sepse jeta dhe shkulmi i brendisë së tij beh prej trazimesh. Një jetë që nis që në vogëli me përplasje atërore rreth përzgjedhjes e karrierës, që vazhdon me një shkreptimë dashurie, flaka e të cilës do ta torturojë për gjithë jetën dhe si për ironi të fatit, është sëmundja, e cila rreketa ta shuajë dalëngadalë dritëzën e tij të qiririt. Gjithqysh ai 45 vitet e jetës do t’i mbushte përplot  angazhim dhe , gjithnjë sfidues në botën që atij iu qas si një arenë gladiatorësh. Sa ndriti ky yll diti të ishte Promete dhe të mbushte me dritë rendjen prej Marathonomaku.

Friedrich von Schiller u lind më 10 nëntor 1759 në Marbach am Neckar dhe vdiq më 9 maj të vitit 1805 në Weimar. Njihet dhe pranohet nga Goethe si autori më i shquar i klasikes gjermane. Shumë pjesë teatrale të tijat i përkasin repertorit standard të teatrit të gjuhës gjermane. Baladat e tij radhiten tek më të dashurat e poemave gjermane. Në historinë e mendimit iluminist gjerman ai do të zërë një vend të rëndësishëm. Filozofi, poeti, dramaturgu, historiani mishërojnë te Friedrich von Schiller një emblemë.

Shumë pjesë teatrale të tija i përkasin galerisë gjermane të pasurive që trashëgohen si testament i vetëdijes dhe të vetvetishmes. Baladat e skalituar pre tij radhiten në visare e memories së poemave gjermane. I biri i një oficeri dhe vajzës së një bukëpjekësi do të kaplonte me veprën dhe ndikimin e tij, jo vetëm kureshtinë dhe ëndjen gjermane por krejt botëkuptimit klasik të kohës. Vepra dhe fama rendën në rrugëtimin që hoqi kjo figurë emblematike.

Kontributi më i çmuar që Schiller-i i ka dhënë kulturës dhe filozofisë gjermane, janë shkrimet e tij mbi estetikën. Ai arriti të argumentonte se edukimi estetik është i domosdoshëm jo vetëm në ekuilibrin vetjak të shpirtit të cilitdo prej individëve të njerëzimit, por edhe për zhvillimin e harmonishëm të gjithë shoqërisë në tërësi.

Në shkulmin e mendimit të tij estetik dhe filozofik, ai shpërtheu kësisoj: Arsyeja e ka arritur atë çka mund të arrinte, për të gjetur një ligj të përshtatshëm e për ta popullarizuar atë, por i takon energjisë së vullnetit dhe zjarrit të ndjenjave të zbatojë këtë ligj. Nëse e vërteta duhet të ruaj fitoren në konflikt me forcën, atëherë ajo fillimisht duhet të bëhet vetë forcë dhe të kthejë njërin nga instinktet e njeriut në kampionin e saj, në perandorinë e fenomeneve; sepse instinktet janë të vetmet forca lëvizëse në botën materiale. E nëse deri më sot e vërteta e ka treguar aq pak forcën e vet ngadhënjyese, kjo nuk është faji i gjykimit, që nuk e ka zhvilluar atë, por i zemrës që ka qëndruar e mbyllur ndaj saj dhe instinktit që nuk ka mundur të veprojë bashkë me të.

Duke vijuar në qëmtimin e brilanteve të tij kumtuese ndalemi edhe tek kjo sentencë: “Kur drejtësia e blerë me flori, mbyll sytë dhe i shërben me heshtjen e saj vesit, kur paudhësitë e të fuqishmëve të kësaj bote ngrihen si tallje mbi pafuqinë e saj dhe frika ia paralizon të djathtën pushtetit, teatri merr në duart e veta shpatën dhe peshoren dhe ia nënshtron vesit një gjyq të rreptë… Kur pikëllimi na gërryen zemrën, kur melankolia e zymtë helmon orët tona të vetmisë, kur bota na ka kthyer shpinën dhe punët ecin së prapthi, kur me mijëra halle na brengosin shpirtin dhe zgjuarsia jonë ka rrezik të shuhet nën peshën e punës, teatri del e na rrok në gjirin e tij.”

EPISODE NGA JETA

Ndodhia me komshinj jo muzikëdashës

* Në vitet e rinisë Shileri kompozonte pjesë muzike të ndryshme që i luante në harpë. Fqinji i tij, i cili nuk e donte muzikën, i tha për t’u tallur:

– Zoti Shiler, ju interpretoni si Davidi, por jo dhe aq mirë.

– Dhe ju flisni si Solemoni, – iu përgjigj Shileri, – po jo edhe aq me mençuri.

Dhurata e dukës

Kur duka Karl August i Vajmarit e bëri fisnik, Shileri nuk e çmoi aq shumë këtë nderim. Ai ishte më mirënjohës ndaj dukeshës, e cila i kishte dhuruar një servis kafeje prej argjendi.

– Ja,- i tha ai, -poeti nuk duhet të shpërblehet veçse me dhurata të tilla.

Në shtratin e vdekjes

Kur Shileri ishte rëndë në shtrat, erdhi ta takonte një mik. Ai e pyeti se si ishte:

– Gjithnjë e më i qetë, – u përgjigj Shileri, para se të vdiste. Tani po i kuptoj më së fundi shumë gjëra që më parë më dukeshin të errëta.

Tags: filozofisë dhe dramaturgjisëFriedrich von Schillermë i shquari klasik gjerman i poezisë
Previous Post

Albert Vata: Ndihu zot i fatit tënd dhe prano Zotin si nënshkruesin e këtij fati që të përket ty!

Next Post

Ja cila është beteja e gjigandëve të mendimit filozofik dhe psikologjik për zbërthimin e misterit të buzëqeshjes së “Mona Lisa”

Next Post

Ja cila është beteja e gjigandëve të mendimit filozofik dhe psikologjik për zbërthimin e misterit të buzëqeshjes së "Mona Lisa"

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Emily Dickinson, poetja që zgjodhi vetminë si shëlbim i shpirtit dhe e pranoi atë si një ndëshkim

Emily Dickinson, poetja që zgjodhi vetminë si shëlbim i shpirtit dhe e pranoi atë si një ndëshkim

May 15, 2025
Zbulim aksidental i Wilhelm Röntgen që revolucionalizoi mjekësinë, si lindën rrezet X dhe Anna Bertha, gruaja që pa vdekjen e saj

Zbulim aksidental i Wilhelm Röntgen që revolucionalizoi mjekësinë, si lindën rrezet X dhe Anna Bertha, gruaja që pa vdekjen e saj

May 13, 2025
Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

May 12, 2025
Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

May 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj