Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Urtësi

Shprehje frazeologjike latine, thellësia, forca, eleganca dhe thjeshtësia e një ligjërimi ngasës të vlerave të gojtarisë dhe filozofisë

April 12, 2017
in Urtësi
3k
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Ata i ngjajnë shkrepëtimave të dritës në një sfond të errët. Kaplojnë kohërat dhe nguliten thellë në nevojën e gojtarisë dhe ligjërimit, narracionit dhe performancës. Në shoqërinë e tyre gjithnjë ka diçka mistike që të bashkëshoqëron. Jo vetëm ngasja në lojën ballafaquese të sfidës së mendimit dhe shprehjes, por edhe finesa komunikuese, i bëjnë shprehjet latine gurët më të ndritshëm në gjerdanin e maksimave dhe frazeologjisë. Jo gjithnjë fjalët e arta kanë vlerën e arit, por asnjëherë pasurimi i leksikut tonë me këto thesare të mendjes njerëzore, nuk është i tepruar. Ata, siç na kanë bashkëshoqëruar në kryeveprat klasike, na joshin edhe sot me forcën dhe thjeshtësinë që ofrohen. Shprehjet latine, jo shumë të përdorura, kanë qenë dhe janë pararendësit e dijve shndritës që llamburisin në qiellin e pafundmë ku ëndja jonë për dijen dhe të bukurën gjendet gjithnjë e magjepsur.   

 

Acta, non verba.

– Vepëra, e jo fjalë.

Acti labores iucundi

– Vepërat e kryera janë të kënaqshme.

Ama et fac, quod vis.

– Duaj dhe puno çka dëshiron.

Amicus certus in re incerta cernitur.

– Miku i mirë njihet në ditë të vështirë.

Amor vincit omnia.

– Dashuria sundon të gjitha.

Beata vita perfecta sapientia efficitur.

– Jeta e lumtur krijon mençuri të përkryer.

Carum est, quod rarum est.

– Shtrenjtë është, ajo cka është rrallë.

Claude os, aperi oculos!

– Mbylle gojën, hapi sytë!

Cuius regio, eius religio

– E kujt është toka, e ati është edhe feja

Demon est Deus inversus.

– Djalli është e kundërta e Zotit.

Dum spiro, spero.

– Për deri sa marr frymë, shpresoj.

Ego sum, qui sum.

– Unë jam, ai që jam.

Fortes fortuna adiuvat.

– Fati i ndihmon guximtarët.

Hodie mihi, cras tibi.

– Sot mua, neser ty.

Historia est magistra vitae.

– Historia është nëna e jetës.

In vino veritas.

– Në verë është e vërteta

Labor omnia vincit.

– Puna sundon të gjitha.

Lex mihi ars

– Për mua arti është ligj.

Lex prospicit, non respicit.

– Ligji shikon përpara, e jo mbrapa.

Manus manum lavat.

– Dora dorën e lanë.

Medicus curat, natura sanat.

– Mjeku mjekon, natyra shëron.

Medio tutissimus ibis.

– Në mes është më së miri

Memento mori.

– Mendohu se do të vdesësh.

Mors ultima ratio.

– Vdekja është e vërteta e fundit.

Nemo nascitur sapiens, sed fit.

– Askush nuk ka lindur i mençur (dijetar).

Nomen est omen.

– Emri është shenjë (simbol).

Non scholae, sed vitae discimus.

– Nuk mësoj për shkollën, por për jetën

Oderint, dum metuant.

– Le të me urrejnë, vetëm të më frikësohen.

Omne animal se ipsum diligit.

– Çdo qenie e gjallë e do vetën.

Omnia tempus habet.

– Çdo gjë ka kohën e vet.

Ora et labora.

– Lutu dhe puno.

Pacta sunt servanda.

– Marrëveshjen duhet ta respektosh

Pecunia non olet.

– Parasë nuk i vjen era

Post nubila Phoebus.

– Pas reve del dielli.

Qualis rex, talis grex.

– Si është bariu, ashtu është grigja.

Quis custodiet ipsos custodes?

– Kush do ta ruan rojtarin?

Quot capita, tot sententiae.

– Sa njerëz, aq befasi.

Sic est in fatis.

-Ashtu është fati.

Si vis amari, ama!

– Në qoftë se dëshiron që të duan, atëherë duaj edhe ti!

Si vis pacem, para bellum.

– Në qoftë se dëshiron paqe, përgatitu për luftë!

Sunt pueri pueri, pueri puerilia tractant.

– Fëmijët janë fëmijë dhe bëjnë gjëra fëmijërore.

Tempus fugit!

– Koha ec!

Ubi bene, ibi patria.

– Ku më është mirë, aty më është atdheu.

Vae soli!

– Vaj vetmisë!

Verba volant, scripta manent.

– Fjalët fluturojnë, shkrimet mbesin.

Veritas amara est.

– E vërteta është e hidhur.

Vinum bonum, pax in domum.

– Vera e mirë, paqe në shtëpi.

Vulpes pilum mutat, non mores.

– Ujku qimen e ndërron, vesin kurrë.

Militia est vita homini super terran!

– Jeta e njeriut në këtë tokë është luftë!

Minus loquax inimicus ofendit quam tacitus.

-Armiku llafazan me pak ofendon se sa ai qe nuk flet!

Miser est qui amat

-Fatkeq është ai që dashuron!

Miserarum rerum portus est patientia.

-Durimi është shpëtim në rrethanat e vështira!

Ius et furi dicitur

-Edhe hajdutin i ndahet e drejta!

Tempora mutantur et nos in eis

– Kohërat po ndërrohen por edhe ne bashkë me to

Deus est intimior intimo meo!

– Zoti është më thellë në mua sesa unë në vetveten.

Vir sapit qui pauca loquitur

– Njerëzit e zgjuar flasin pak.

Qui vult dare parva non debet magna rogare

– Ai që jep pak, nuk duhet të pres t’i japin shumë.

Bis peccare in bello non licet

-Në luftë nuk të lejohet të gabosh dy herë.

Tags: ai që jamajo cka është rrallëAskush nuk ka lindur i mençurÇdo gjë ka kohën e vetÇdo qenie e gjallë e do vetënDashuria sundon të gjithaDjalli është e kundërta e ZotitDora dorën e lanëDuaj dhe puno çka dëshirone ati është edhe fejae jo fjalëe jo mbrapaE kujt është tokaFati i ndihmon guximtarëthapi sytë!Historia është nëna e jetësJeta e lumtur krijon mençuri të përkryerLe të me urrejnëLigji shikon përparaMbylle gojënMendohu se do të vdesëshMiku i mirë njihet në ditë të vështirëMjeku mjekonnatyra shëronNë mes është më së miriNë verë është e vërtetaneser tyNuk mësoj për shkollënPër deri sa marr frymëPër mua arti është ligjpor për jetënPuna sundon të gjithashpresojShtrenjtë ështëSot muaUnë jamVdekja është e vërteta e funditVepëraVepërat e kryera janë të kënaqshmevetëm të më frikësohen
Previous Post

Richard Wagner, kompozitori i madh që mishëroi deri në grahmën e fundit, shpirtin e stuhishëm muzikor

Next Post

Pranverta, jo gjithçka e mirë vjen me të, dhe jo çdo e keqe e saj është një kërcënim që lejon të neglizhohet

Next Post

Pranverta, jo gjithçka e mirë vjen me të, dhe jo çdo e keqe e saj është një kërcënim që lejon të neglizhohet

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Milan Kundera mbi të drejtat e kafshëve dhe çfarë do të thotë në të vërtetë mirësia e vërtetë njerëzore

Milan Kundera mbi të drejtat e kafshëve dhe çfarë do të thotë në të vërtetë mirësia e vërtetë njerëzore

July 1, 2025
Artemisa B e Pireut, Hyjnesha e bronztë që sfidon shekujt, për të dëshmuar përsosmërinë e artit

Artemisa B e Pireut, Hyjnesha e bronztë që sfidon shekujt, për të dëshmuar përsosmërinë e artit

July 1, 2025
Ismail Kadare, një vit pa penën dhe gjenialitetin krijues, që nënshkroi me vepër përjetësinë

Ismail Kadare, një vit pa penën dhe gjenialitetin krijues, që nënshkroi me vepër përjetësinë

July 1, 2025
Oriana Fallaci: “Të jesh grua”, një mësim i hidhur dhe i bukur nga “Letër për një fëmijë të palindur”

Oriana Fallaci: “Të jesh grua”, një mësim i hidhur dhe i bukur nga “Letër për një fëmijë të palindur”

June 30, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj