Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Nga jeta e korifejve

Frederik Shopen, romantiku i madh i kompozimit, pianist virtuoz, poeti i muzikës së ndjenjave

October 17, 2023
in Nga jeta e korifejve
1.9k
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

I ashtuquajturi poet i muzikës, romantiku i kompozimit, një nga polakët më të zëshëm dhe testamenti më i vyer i periudhës, teknikës dhe karakterit krijues. Ai ishte Frederik Shopen, u lind më 1 mars 1810  dhe u shua më 17 tetor 1849. Virtuozi i pianos së epokës romantike. Ai shkoi kryesisht për piano solo. Ka ruajtur famë në mbarë botën si një muzikant kryesor i kohës së tij. Dy dekadat e para të jetës, Frederik Shopeni i kaloi në Poloni si biri i një francezi dhe një nëne polake e cila i japi atij mësimet e para në piano. Jo më shumë se 8 vjeç ai duartrokitej si një fëmijë çudibërës. Në Varshavë, vizitojë liceun e në fund të liceut edhe konservatoriumin ku edhe e gjeti mësuesin e tij më të rëndësishëm Xhozef Elsneri (Joseph Elsner 1769-1854). Në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare, Shopeni për herë të parë udhëton për në Berlin, pas një viti (1829), udhëton për në Vjenë, Pragë dhe Drezden. Më 1831 ai vendosi të udhëtonte për në Paris. Në udhëtim e sipër ai mori vesh për okupimin e Varshavës nga rusët dhe nga kjo kohë Shopeni kurrë nuk u kthye më në vendlindje. Parisi u bë vendlindja e tij krijuese dhe promovuese.

Më datën ë 17 tetor 1849, një vdekje e trisht e ndalon udhën e romantikut të muzikës, “këputi” gishtërinjtë e harmonisë melankolike, theu çelësat e solit të fletëve të pentagramit, terroi qiellin nën peshën e pikëllimtë të vjeshtës dhe metamorfozën e stinës që shamaton nëpër pemë melodinë e dhimbshme të ndarjes. Ai u këput si një gjethe për të rënë në truallin e trishtimit dhe për të mbetur aty me të tjerë shtresëzime, duke krijuar atë humus që do të mëkonte gjenaratat e begatimit të pranverave të tjera të hareshme romantike.
Kompozitori polak, virtuozi romanti, Frederik Shopen ndërroi jetë dy vite pas ndarjes me Zhorzh Sand, dashuria me të cilën ishte qielli më i hyjshëm dhe Hadi më i thellë. Ajo i kishte premtuar se do të ishte aty, kur ai të ikte nga kjo botë dhe atij i mbeti peng se nuk vdiq në krahët e saj. Para se të vdiste, kërkoi një copë letër ku shkroi: “Si kjo tokë do të më mbysë, ju përgjërohem, ma hapni trupin, që të mos më varrosni të gjallë”. Në certifikatën e vdekjes shkaku i vdekjes u shkrua tuberkulozi, por në 2008-ën u ofrua një tjetër variant i vdekjes së kompozitorit: fibroza cistike. Ashtu siç kishte kërkuar para se të vdiste, zemra iu hoq nga trupi dhe u varros në vendin e tij të lindjes në Poloni, ndërsa trupi në Paris. Si epitaf iu shkrua një varg nga Bibla (Mateu 6:21): “Atje ku ke thesarin është dhe zemra jote”. Po sipas amanetit të tij, në ceremoninë e varrimit u luajt “Rekujemi” i Moxartit. Solist ishte Luigi Lablache, i cili ka kënduar “Rekuiemin” në funeralin e Haidinit, Bethovenit, Belinit dhe mikeshës së Shopenit dhe Sandit, mexosopranos Pauline Viardot.

Epizode nga jeta e kopozitorit

****

Kur Shopeni ishte në Londër u tha miqve se një natë më parë nuk kishte mundur të flinte. Ditën tjetër në shtëpi gjeti një krevat me sustë, një dyshek me pupla dhe dy jastëkë. Ato i kishte sjellë fshehurazi një admirues i Shopenit. Më vonë u mor vesh se ky ishte një fabrikant pianofortesh.

****

 Në Angli dhe në Skoci për Shopenin tregonin kujdes të madh.

Ai u thoshte miqve të tij:

– Gjithë ky interesim më mërzit dhe më shqetëson shumë. Edhe pse kudo më rrethojnë njerëz, e ndiej veten të vetmuar tmerrësisht të vetmuar. Anglezët nuk janë si francezët e mi të dashur. Ata e duan artin jo se e kuptojnë po sepse është një luks. Ç’duhet bërë kur mbas darkës ata e zhytën në bisedat e tyre që unë nuk i kuptoj dhe në uiskin e tyre që unë nuk e pëlqej?

Nuk mund të bëj gjë tjetër vetëm se t’i vështroj kur flasin dhe t’i dëgjoj kur pinë.

****

Shopeni ishte shumë i varfër. Miqtë e tij përpiqeshin që t’i jepnin para fshehurazi, sepse nuk pranonte. Admiruesja e tij Stërling i dërgoi një letër anonime me njëzetepesëmijë lira. Portierja, që nuk e dinte se ç’kishte ajo letër, e vuri në sahatin e madh dhe e harroi atje. Muzikanti po jetonte gjithnjë e më keq. Pas disa kohësh Stërling e pyeti Shopenin në se e kishte marrë letrën. Kur mësoi se ai e kishte marrë, ajo qe e detyruar të thoshte të vërtetën. Shopeni protestoi dhe i tha:

– As mbretëresha e Anglisë nuk do të më detyronte të pranoja një dhuratë si kjo!

****

Një këpucar i pasur e ftoi Shopenin në shtëpi. Pasi hëngrën drekë ai iu lut mjeshtrit të ulej në pianoforte. Shopeni deshi të shmangej por tjetri nguli këmbë.

– Aman të lutem, – i tha i zoti i shtëpisë, – vetëm sa të shoh sesi luhet në piano.

Shpeni u detyrua të luante në piano. Disa ditë më vonë ishte ai që e ftoi për drekë këpucarin. Pasi hëngrën i solli të ftuarit në mes të dhomës një tryezë të vogël këpucari me gjitha veglat e duhura dhe iu lut të bënte një palë këpucë.

Kjo i habiti të gjithë, por Shopeni i tha pa të keq:

– Kini mirësinë, ju lutem, vetëm sa të shoh se si bëhen këpucët.

****

Midis admiruesve të Shopenit ishte edhe një zonjushë shumë e bukur skoceze nga një familje mjaft e pasur që kishte një kështjellë të mrekullueshme dymbëdhjetë milje nga Edinburgu. Ajo ishte dashuruar me Shopenin dhe donte të martohej me të. Miqtë e tij i thanë për këtë gjë Shopenit. Ai, duke tundur kokën me trishtim, u përgjigj:

– Po pse nuk më thoni më mirë të martohem me vdekjen?

Kjo ndodhi më 1848 kur muzikanti e ndiente veten shumë keq dhe po i vinte vdekja.

Tags: Adam MickiewiczAlfred de VignyBabai i ChopinBallades (Chopin)dhe kompozime të ndryshme (Chopin)Dukati i Varshavësduke Mieroszewski 1829Episode nga jeta e artistitEtudes (Chopin)Eugène DelacroixFerdinand HillerFranciszekFranz LisztGeorge SandHector BerliozHeinrich HeineJane StirlingJózef ElsnerKompozitori i pjeseve solo ne piano. Frédéric François ChopinLeipzig Allgemeine Zeitung MusikalischeMaria WodzińskaMazurkas (Chopin)Mizika KlasikeNga jeta e kompozitorit polakNgjarje dhe ndodhi te ndryshmeNicolas ChopinNocturnes (Chopin)Periudha romantike e muzikesPolonaises (Chopin)preludes (Chopin )Profili njerezor i kopozitoritwaltzes (Chopin)Wilhelm Würfel
Previous Post

Sandro Botticelli gjeniu i Rilindjes së Hershme italiane, penelata që vuri themelet e “Epokës së artë”

Next Post

Çfarë thotë Osho për seksin, dashurinë dhe martesën. Urtësi për vetëdijësimin e asaj çfarë jemi

Next Post

Çfarë thotë Osho për seksin, dashurinë dhe martesën. Urtësi për vetëdijësimin e asaj çfarë jemi

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj