Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home A e dini se?

Trupi i njeriut është një sistem tepër kompleks dhe shumë i ndërlikuar

December 19, 2016
in A e dini se?
1.1k
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

… që pavarësisht studimeve ende i befason studiuesit me të rejat që zbulojnë.

Çdo vit, shkencëtarët publikojnë fakte të reja dhe të çuditshme rreth trupit të njeriut. Për shembull, e dini që njeriu mund të jetojë pa ushqim për 70 ditë, por nuk mund të jetojë 11 ditë pa gjumë.

E dini se enët e gjakut të njeriut janë të gjata 96.560 kilometra, e mjaftueshme për të mbështjellë mbi 2 herë ekuatorin e Tokës. Pse thonjtë e këmbës i presim më rrallë se ato të duarve? E dini që sipërfaqja e mushkërive tona është e barabartë me atë të një fushe tenisi? Pse në mëngjes njeriu është më i gjatë se gjatë ditës? Pse truri ynë cilësohet si kompjuteri më i përsosur në botë. Pse muskuli më i fortë i trupit tonë është gjuha dhe kocka më e fortë e trupit është nofulla? E dini që gjaku qarkullon nëpër enët e gjakut 100 mijë kilometra për 23 sekonda? E dini se zemra e njeriu prodhon brenda një dite aq energji sa i nevojitet një kamioni për të ecur mbi 30 kilometra. Më poshtë po japim disa fakte të pazakonta për trupin e njeriut.

– Kur teshtin, njeriu e bën këtë më shpejtësi mbi 160 km në orë.

– Enët e gjakut të njeriut janë të gjata 96.560 kilometra, e mjaftueshme për të mbështjellë mbi 2 herë ekuatorin e Tokës.

– Zemra e njeriut prodhon brenda një dite aq energji sa i nevojitet një kamioni për të ecur mbi 30 kilometra.

– Njeriu prodhon aq pështymë gjatë jetës sa mund të mbushë dy basene.

– Po të ishte syri i njeriut aparat fotografik, rezolucioni i tij do të ishte 576 megapiksel.

– Trupi i njeriut për një orë prodhon 180 milionë rruaza të kuqe gjaku. Nëse gjatë shtatzënisë nëna lëndon ndonjë nga organet e brendshëm, bebja nga mitra i dërgon qeliza për “shërim “.

– Njeriu mund të jetojë pa ushqim për 70 ditë.

– Receptorët e shijes nuk gjenden vetëm në gjuhë, por edhe në stomak, zorrë, pankreas, mushkëri dhe në tru.

– Në moshën 60-vjeçare, rreth 60% e meshkujve dhe 40% e femrave, janë të prirur të gërhasin, mirëpo jo të gjithë kanë një gërhitje të zhurmshme. Disa prej tyre nuk ndihen, disa janë vërtet problematikë, por që të gjithë gërhasin. E teksa mesatarisht, tingulli i gërhitjes kap vlerën e 60 decibelëve që i takon gërhitjes normale, problematikët e kalojnë pa diskutim këtë shifër, duke kapur vlerën e 80-85 decibelëve, që do të thotë një katastrofë për veshin e një njeriu tjetër, i cili dëgjon gërhitjen.

– Megjithëse mund t’ju duket e pabesueshme, por për çdo centimetër katror të lëkurës, një individ ka afërsisht 32 milionë baktere. Megjithatë, nuk është për të na venë në alarm e për të na tmerruar, pasi një pjesë e mirë e këtyre baktereve janë të padëmshme dhe pa pasoja për organizmin tonë.

– E keni pyetur ndonjëherë veten se përse thonjtë e këmbës i presim më rrallë se ato të duarve? Sepse thonjtë, të cilët janë më shumë të ekspozuar, rriten më shpejt, se sa ata të cilët qëndrojnë të fshehur. Madje edhe ndërmjet duarve ka dallim, pasi thonjtë rriten më shpejt në dorën me të cilën ju shkruani dhe në gishtërinjtë më të gjatë.

– Gjumi është shumë i rëndësishëm për njeriun. Mund të rezistoni me javë të tëra pa ushqim, por thjesht 11 ditë pa gjumë fare dhe ju bini në gjumë përgjithmonë.

– Kafshët nuk janë të vetmet gjallesa që humbasin dhe ndërrojnë lëkurën. Edhe ne njerëzit humbasim çdo vit gati 0.3 metra pjesë të lëkurës sonë. E gjitha kjo do të thotë se në moshën 70-vjeçare ne do të kemi humbur gati 2 metra lëkurë.

– Dihet që një i rritur ka më pak kocka se një fëmijë i vogël, e megjithatë ajo çfarë jo të gjithë e dinë, është fakti se përse ndodh kjo. Foshnjat, sipas studimeve, kanë afërsisht 350 kocka në të gjithë trupin e tyre. Me kalimin e viteve, kur njeriu rritet, kockat bashkohen me njëra tjetrën dhe kështu, në moshë të rritur, një njeri ka 145 kocka më pak, ose 205 kocka gjithsej.

– Sigurisht të mos pretendojmë të kemi aftësi të nuhaturit si qeni, por megjithatë e kemi të zhvilluar në një masë të konsiderueshme. Kështu, njeriu përgjatë gjithë jetës së tij është i aftë të mbajë mend 50 mijë lloje erërash.

– Burimi i erës së trupit përfshirë edhe atë të këmbëve është djersa. Në fakt, këmbët janë ndër pjesët e trupit që djersitin më shumë. Të dyja bashkë, mund të prodhojnë rreth 500 mijë pika djerse në ditë.

– Sa më e ftohtë të jetë dhoma ku flini, aq më shumë ka mundësi të shihni ëndrra të këqija.

– Lotët dhe mukoza përmbajnë një enzimë të quajtur Lisozima. Kjo enzimë ndihmon për të mbajtur të shëndetshëm fytin, hundën, si dhe sytë ndaj sulmit të baktereve dhe infektimit të këtyre zonave.

– Veshët fshehin më shumë dyllë kur ne jemi të frikësuar sesa kur jemi normalë. Hormonet dhe reaksionet kimike që ndodhin kur ne kemi frikë bëjnë që prodhimi i dyllit në vesh të rritet. Edhe pse, fenomeni në fjalë është studiuar dhe demonstruar, shkaqet janë të paqarta nga shkencëtarët.

– Është e pamundur të gudulisësh veten. Edhe personat më të ndjeshëm kurrë nuk do të kenë aftësinë të vetëgudulisen.

– Femrat e djegin dhjamin më ngadalë se burrat. Për shkak të funksionit të tyre riprodhues femrave iu duhet më shumë kohë për të djegur kalori. Për një diferencë prej rreth 50 kalori në ditë.

– Hapësira midis hundës dhe pjesës së sipërme të buzës është një nga pjesët më erogjene të gjithë trupit. Shkencëtarë janë ende duke u përpjekur të kuptojnë se çfarë funksioni ka.

– Muskuli më i fortë i trupit tonë është gjuha dhe kocka më e fortë e trupit është nofulla.

– Për të bërë një hap duhen 200 muskuj. Kjo është një punë e vështirë duke pasur parasysh se secili prej nesh bën mesatarisht rreth 10.000 hapa në ditë.

– Dhëmbët janë pjesa e vetme e trupit që nuk mund të riparojnë veten. E gjithë kjo, për shkak se dhëmbët nuk janë pjesë “e gjallë” e trupit tonë.

– Truri njerëzor është në gjendje të memorizojë 5 herë më shumë se informacionet që ndodhen në Enciklopedinë Britanike, ose çfarëdo lloj enciklopedie tjetër. Llogaritet në terma elektronikë se truri ynë ka një kapacitet prej 3 deri në 1000 Terabyte.

– Vetëm truri, përdor 20% të oksigjenit që hyn në trupin tonë dhe që transportohet në gjak. Masa cerebrale është e barabartë me 2% të trupit, por konsumon më shumë oksigjen se çdo pjesë tjetër e tij.

Tags: a e dini seAlbert VatajAnatomia e njeriutAsgjejaBotaDijaDijeGjithçkajaGjithsesiIluminimInteligjenceKrijuesiKujteseKuriozitete mbi njeriunNatyraNjeriuNumratPemaPerfeksioni i krijimitPergatitjaPjeset e trupitTkurretTrupi dhe shendetiUniversiVdekjaZgjerohetZoti
Previous Post

Zygmunt Bauman: Media sociale është një zonë rehatie ku të vetmet tinguj që dëgjojmë eshtë jehona e zërit tonë

Next Post

Shën Tereza: “Nëse ne nuk kemi paqe, kjo është sepse ne kemi harruar që i përkasim njëri-tjetrin”

Next Post

Shën Tereza: "Nëse ne nuk kemi paqe, kjo është sepse ne kemi harruar që i përkasim njëri-tjetrin"

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj