Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Traditë

Shën Nikolli, plaku i dhuratave, shenjti mrekullibërës, dëshmitari i guximshëm i fesë në Zotin

December 5, 2016
in Traditë
227
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Sonte bie nata e Shën Nikollit, ipeshkëv, të cilin Kisha e përkujton më 6 dhjetor. Shën Nikolli, ipeshkvi i shenjtë i Mirës (Turqia e sotme), jetoi mes shekulli III-IV. U bë i famshëm që në lashtësi, me anë të mrekullive të shumta, me të cilat u erdhi në ndihmë atyre që kërkuan ndërmjetësimin e tij. Është i njohur në të gjithë botën, edhe jashtë Kishës. Ndër shqiptarë devocioni ndaj shën Kollit është më i përhapuri bashkë me atë ndaj Shën Andout. Është shumë popullor edhe në të gjitha kishat e traditës Ortodokse.

Gazmueshëm kjo ditë gjithë besimtarëve, krejt atyne që me zemër e me shëlbim vullnetmirë, besojnë, e veç kësaj pranojnë përmbi ta, një forcë që duke e nderu e çmojmë, dhe përulemi me respekt dhe devotshmëri në këmbët e këtij altari, jo për tu nënshtruar por për ta naltësu peshën tonë njerëzore përnga shenjtnimi. Sepse ne përditë jemi mirënjohës për gjithçka që është tash e mot e jona, paqja shqirtërore, dashuria ndërmjet shojshojt e ngadhënjimi i përgjithmonshëm në meditimin e rrugës së pasosur.

Falenderojmë dhe kungojë sot mirësinë, marrim dhe japim mes nesh atë që ky shenjt shëmbëlleu duke u bërë mbrojtës i detarëve, peshkatarëve, vozabërësve, tregtarëve, fëmijeve, djemve e vajzave, studentëve, farmacistëve, parfumeristëve.

Sonte më 5 dhjetor besimtarët katolikë kremtojnë natën e festës së Shën Nikollit.

Tradita të bukura e prekëse lidhen me kremtimin e festës së Shën Nikollit në treva shqiptare. Me këtë rast është traditë ndër katolikë të Shqipërisë të flijohet një gjel, ndër shqiptarë të Kosovës, një qengj. E sidomos është traditë që sonte, natën e së kremtes së Shën Nikollit, familjarët para se të darkojnë së bashku e me miq, të ndezin qiriun e Shën Kollit, të këndojnë këngën e lashtë “Sa punë të mëdha e mrekulli, që ka ba Shejti Shën Kollë” dhe t’i lutën Zotit së bashku përmes ndërmjetësimit të Shenjtit të mrekullive.

Shën Nikolli u dallua për fenë e gjallë në Mësuesin Hyjnor, Jezu Krishtin dhe posaçërisht për kujdesin e ndihmën për të varfrit, siç pohojnë shumë tregime e gojëdhëna që flasin për bamirësinë e dashamirësinë e tij ndaj nevojtarëve. Prandaj shën Nikolli është për të gjithë shembull i bamirësisë ndaj të varfërve, mbrojtës i të vërtetave të fesë së krishterë dhe i dinjitetit të çdo njeriu, dëshmitar i guximshëm i fesë në Zotin.

Kulti i nderimit të shën Nikollit ndër shqiptarë është i lashtë, qysh përpara pushtimit turk, siç dëshmojnë një sërë dokumentesh dhe vërtetojnë edhe gërmadha të Kishave të shumta kushtuar Shenjtit në tokat shqiptare. Kështu, në dokumentet e Farlatatit, shkruan në shekullin XVIII, lexojmë: “Në krahun ku ndodhet Kisha e Zojës së Këshillit të Mirë, pak më nga jugu, prapa kështjellës, dukej një Kishë madhështore me gurë të skalitur, shiheshin rrënime e shumë mure akoma në këmbë…..Ishte Kisha e Shën Nikollit….Turqit nuk guxonin të preknin aty asnjë send…aq i madh ishte nderimi për Shenjtin”.

Gjithnjë sipas Farlatit, andej lumit Bunë, në lagjen që quhej “Te Buen”, pak më larg nga Kisha e famshme e Shën Sergjit e Bahut, ka qenë një tjetër Kishë kushtuar Shën Nikollit, muret e së cilës ishin të mbuluara me afreske që përkujtonin mrekullitë e shenjtit…..”.

“Duke ndjekur rrjedhën e lumit Buene, te gryka e detit, ka qenë ndërtuar një Kishë e mrekullueshme e Shën Nikollit të Barit, me gurë të skalitur”, shkruhet në dokumentet e Farlatit. Ndonëse autoritetet pushtuese turke e kishin ndaluar rreptësishtë – në kremtimin liturgjik të Shenjtit merrte pjesë edhe një shumicë besimtarësh myslimanë. Devocioni për shën Nikollin ishte aq i madh, sa famullitari i vendit jetonte vetëm me lëmoshat që mblidheshin ditën e festës. Emrin e kësaj Kishe, më vonë e mori fshati, duke u quajtur “Shën N’koll”. Kështu shën Nikolli hyri edhe në toponomastikën shqiptare.

Një tjetër Kishë e Shën Nikollit ka qenë ngritur që para pushtimit turk në Shkodër, në lagjen Rus, sot e rindërtuar shumë bukur, pas rrënimit të saj të plotë bërë nga komunistët.

Po sigurisht që Kisha më e njohur e shën Nikollit në trevat shqiptare është Kisha Katedrale në Lezhë, seli e Kuvendit të famshëm të Princave shqiptarë të shekullit XV, vendvarrosje e heroit të kombit shqiptar Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Kisha kushtuar nderimit të shën Nikollit kemi edhe në Kosovë, ajo e bashkësisë famullitare të fshatit Velezhë të Prizrenit, ndërtuar nga dom Nikollë Mini. Po kështu edhe në rrethinën e Ulqinit të Malit të Zi e shumë kapela tjera.

Pra, të gjithë atyre që e lusin këtë festë, për shumë mot, me ndërmjetësimin e Shën Nikollit, Zoti Atë ua dhuroftë hire e bekime Hyjnore e ua të plotësoftë dëshirat e mira.

Shën Nikolli lindi në qytetin  Patara në rajonin e Liçia në Azinë e vogël (Turqia aktuale) në një familje mjaft të pasur, pastaj do të ishte zgjedhur si Ipeshkëv i Mirës, po në Liçie. Emri Nikolla vjen nga greqishtja që do të thotë fitimtar i popullit. Në të vërtetë për këtë personazh dihet shumë pak.

Tregohet që Shën Nikolli, pasi merr vesh se një burrë i pasur i rënë në varfëri që kishte tre vajza të rritura, dhe i mbërthyer nga nje dëshpërim i madh i varfërisë kishte bërë plan që të shiste trupin e tyre për prostitucion neë mënyrë që të kishin para për ushqim. Shën Nikolli, sapo mori vesh për varfërinë e këtij banori dhe për qëllimin e tij të keq, e vizitoi fshehurazi një natë dhe i hodhi një shumë parash nga dritarja. Me ato para burri beri të mundur martesën e ndershme te vajzave të tij.

Një legjendë tregon që Shën Nikolla ringjalli tre fëmijë që një kasap kishte vrarë e copëtuar për t’u shitur mishin. Për këtë episod Shën Nikolli është i nderuar si mbrojtës i fëmijëve. Teksa bënte bamirësi, Shen Nikolla gjithmonë u përpoq qe ta bënte këtë fshehurazi dhe ta fshihte nga sytë e botes autorin e veprave të  tij të mira.

Shën Nikolli, i mbushur me zell për ti shërbyer Hyjit, e sulmoi heretikun Arius me fjalë dhe e goditi atë në fytyrë. Për këtë arsye, atij iu hoq emblema e ipeshkvit dhe u vendos nën kontrollin e rojeve. Por disa prej Etërve të Shenjtë patën të njëjtin vegim, panë Vetë Zotin dhe që ia ktheu Shenjtorit Ungjillin dhe emblemën e ipeshkvit. Etërit e Këshillit ranë dakord se guximi i shenjtorit ishte i pëlqyeshëm nga vetë Hyji dhe ia rikthyen shenjtorit postin që kishte më parë.

Sipas traditave dhe gojëdhënave, Zoti nëpërmjet këtij Shenjti kreu mrekulli pas mrekullie.

Shën Nikolli vdiq më 6 dhjetor të vitit 343. Kulti i tij u përhap me shpejtësi në të gjithë Azinë e Vogël. Mjafton të kujtojmë se vetëm në shek. VI, në Kostandinopojë iu kushtuan 25 kisha. Tek varri i tij filluan të organizoheshin pelegrinazhe. Shumë shkrime ne greqisht e në latinisht e bënë të njohur figurën e tij në mbarë botën bizantine-sllave e perëndimore, duke filluar nga Roma e deri në jug të Italisë.

Kur Mira ra në pushtimin e osmanëve, me 9 maj të vitin 1087 reliket e Shën Nikollit u transferuan ne qytetin italian te Barit, prej ku prehen edhe sot e kësaj dite.

Shën Nikolli është i njohur edhe jashtë botës së krishterë sepse i ka dhënë origjinë legjendës së Santa Claus (Klaus) ose siç e thërrasim ne shqiptarët Plaku i Vitit të Ri ose Babadimri, por në të vërtetë origjina e plakut që sjell dhurata në fshehtësi është Shën Nikolli.

Përgatiti: Albert Vataj

Tags: “Biri i Qiellit”“Pranvera dhe Vjeshta”AlbaniaAlbert AjshtajnAlbert VatajAmerikaArbriArsimimiArtArtiAsgjejaAutorAzdreniAziaBiblotekBogdaniBotaBradhiBudaBudiDemokraciaDijaDijeDishepujDisiplinaDritaEkuilibriEsseEstetikeFemijefilozofFilozof kinezFjalaForumGjergj FishtaGjithçkajaGjithsesiHistoriHistori e ShqiperiseIluminimInteligjenceJaponiaJezu KrishtiKadareKeshillaKinaKohaKoliqiKomentKonfuciKonfucizmiKonicaKonspiracionKrijuesiKristofor KolombiKritikeKryezotet e ArbritKujteseKuvendi i LezhesLexuesLibriLiriaMarin BarletiMatematikaMendimiMigjeniMilloh Gjergj NikollaMjerimMoralistNjeriuNumratNxenesNxenesitOpinionPapaPasuesitPerendimiPergatitjaPublikRreziku turkSekretShatongutShkencaShkolleShoqeriaShqipShtetiSkamjeSkënderbeuSokratiTkurretTraditaTrashegimiaUniversiVatikaniZbulimZgjerohetZoti
Previous Post

Copëza shkëlqimtare nga jeta e romancierit të madh franko-algjerian, Alexandre Dumas (babai)

Next Post

Ngjyrat dhe format karakterizojnë artin abstrakt të Wassily Kandinsky

Next Post

Ngjyrat dhe format karakterizojnë artin abstrakt të Wassily Kandinsky

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj