Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Autorë

Gazetaria e Oscar Wilde, nga arti i kuzhinës, finesa dhe sharmi i modës, te letërsia si sfidë

November 30, 2016
in Autorë
45
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Kur Oscar Wilde vdiq në vitin 1900, trashëgimia e tij letrare ishte në gjendje të mjerueshme. Wilde kishte shpallur falimentimin si pasojë e seancave gjyqësore, biblioteka e tij ishte shitur dhe ndërkohë kishte humbur të drejtën e autorit të veprave të tij të publikuara. Reputacioni i ishte dëmtuar rëndë si pasojë e skandalit që pasoi zbulimin e homoseksualitetit të tij.

Megjithatë, tetë vjet pas vdekjes, Robert Ross, i cili kishte të drejtat për krijimtarinë letrare të Wilde, nxori në dritë një seri të plotë të punës të tij, plot 14 volume. Ross dëshironte të bënte të mundur që kjo krijimtari të paraqitej para publikut ashtu siç e meritonte, si gjeniale. Por puna për të mbledhur krijimtarinë e Wilde nuk rezultoi aspak e lehtë. Përveç dramave, përrallave, eseve kritike, Wilde ishte marrë gjerësisht edhe me publicistikë. Shumë nga analizat dhe punët e tij gazetareske ishin publikuar në mënyrë anonime, siç ishte e zakonshme në atë kohë. Meqë për këto punë nuk ekzistonin dorëshkrime, për gjetjen e tyre Ross u mbështet në informacione biografike, njohjen personale dhe tek intuita.

Që nga ajo kohë, askush nuk është përpjekur të përgatitë një volum të plotë të punës së Wilde në gazetari. Deri tani…

John Stokes and Mark Turner kanë bërë një punë të jashtëzakonshme duke përmbledhur gjithë shkrimet e Oscar Wilde në një fushë që pak e njihnin: gazetari. Dy editorët kanë arritur të mbledhin 168 shkrime të Wilde në gazeta dhe revista të ndryshme.

Artikujt e mbledhur në këtë volum – shumica e të cilëve të panjohur edhe për lexuesit më fanatikë të Wilde – tregojnë shumë për autorin në vitet 1880, një periudhë për të cilën dimë shumë pak; tregojnë për të si njeri e personalitet; për atë çfarë lexonte në atë kohë dhe mbi të gjitha çfarë shkruante disa vite para veprave të mëdha, ato me të cilat e identifikojmë sot: “Portreti i Dorian Greit”, “Salome” apo komeditë shoqërore. Nëse Wilde i 1890-s – ai që njohim më mirë – ishte një njeri i letrave, shkrimtar i suksesshëm, Wilde i 1880-s ishte thjesht gazetar.

Ajo dekadë nisi me një tur në Amerikë, ku Wilde jepte leksione mbi estetikën. Rreth kësaj periudhe, poemat e tij të para dështuan. Në Londër, Wilde e cilësoi vetes si profesor të estetikës. Ndërkohë,  Wilde punonte si gazetar në disa gazeta e revista dhe ç’është për t’u veçuar, mediat ku punonte ishin të larmishme, nga gazeta me përmbajtje ligjore te revistat për femra. Eksperienca e fituar duke punuar në publikime kaq të ndryshme e ndihmoi të manipulonte median në mënyrë që të menaxhonte statusin e tij si njeri tashmë i njohur.

Disa nga artikujt më interesantë nga Wilde janë ata mbi veshjen dhe modën.

Wilde e merrte veshjen shumë seriozisht, nëse serioziteti kishte ndonjë farë kuptimi për të.  Ai mendonte se veshja duhej parë si një formë arti.

Gratë përbënin audiencën për estetikën e Wilde. Është interesant fakti që një numër i madh i punëve të Wilde në gazetari janë pikërisht për gratë. Interesi i Wilde mbi gratë nuk kufizohej vetëm në këto lloj shkrimesh, pasi në shumë shkrime të tjera ai ka bërë analizën e krijimtarisë së grave shkrimtare, sidomos poete.

Një nga gjërat më të dobishme të njohjes së Oscar Wilde si gazetar është se kupton zanafillën e krijimtarisë së tij letrare. Sepse pikërisht nga gazetaria Wilde mori disa nga idetë dhe krijoi disa nga pjesët që do t’i përdorte më vonë në esetë e tij të famshme. Në gazetari ai mësoi të kultivonte stile të ndryshme të shkruari; mësoi të miksonte kritikën me marrëzinë. Ai u bë një mjeshtër i përzierjes së lavdeve dhe talljeve. Wilde u bë një mjeshtër mbi të gjitha i mendimit dhe kritikës, çka e bën tërheqës edhe sot.

Përgatiti për bota.al Elona Qose

Tags: AlbaniaAlbert VatajArtArtiAutorBiblotekBotaDijaDishepujDritaEkuilibriEsseEstetikefilozofFjalaForumGjithsesiIluminimInteligjenceKeshillaKohaKujteseLexuesLibriMendimiMoralistNjeriuNxenesOpinionPasuesitZoti
Previous Post

Letër mikut tim, një vetveteje që rrezikoj ta humbas përgjithmonë

Next Post

Disa të panjohura që do ju “shtangin” për shkrimtarin e madh amerikan, Mark Twain

Next Post

Disa të panjohura që do ju "shtangin" për shkrimtarin e madh amerikan, Mark Twain

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj