Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Histori

Sarajet e Xhemil bej Vlorës, ku u mbajt Kuvendi i Vlorës dhe u ngrit flamuri ynë kombëtar më 28 nëntor 1912

November 28, 2022
in Histori
5.1k
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Një e vërtetë historike që mbetet ende e turbullt për një nga ngjarjet më kulmore të historisë së Shqipërisë, ngritjes së flamurit më 28 nëntor të vitit 1912.

Në një komunikim miqësor me fort të nderuarin Qerim Vrioni, mësova një fakt shumë domethënës, që ka të bëjë me të vërtetën e godinës ku u ngrit flamuri ditën e shpalljes së Shqipërisë të mosvarme.

Në një hulumtim të shpejtë mësova diçka më shumë për këtë fakt, i cili gjithsesi nuk është se nuk dihej por nga trumbetimi i vitepasvitshëm, ndoshta pa ndonjë qëllim dashakeq e ka zhvendosur godinën ku është ngritur flamuri më 28 nëntor 1912 nga shtëpia e Xhemil Bej Vlorës te godina ku u vendos qeveria e Ismail Qemalit pas kthimit nga Anglia në pranverën e vitit 1913.

E vërteta

Ngritja e Flamurit Kombëtar më 28 Nëntor 1912, që shënoi dhe Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në kufijtë Etnik (në katër vilajetet shqiptare), u ngrit në shtëpitë e familjes së madhe Vlora. Ato ishin shtëpitë e Xhemil Bej Vlorës, kushëririt të Ismail Qemalit dhe ndodheshin në hapësirën ku sot është Sheshi i Flamurit, aty ku ngrihet Monumenti i Pavarësisë (i inauguruar në vitin 1972) dhe ku përreth shtrihet lulishtja e madhe dhe memoriali i varrit të Ismail Qemalit me figurën e Flamurtarit – vepra këto që u përjetësuan nga skulptori ynë i shquar Odhise Paskali dhe u inauguruan më 28 Nëntor 1932. Këto shtëpi asokohe quheshin saraje, dhe sarajet e kësaj familje kishin dy godina (ndërtesa) të mëdha. Godina ku u mblodh Kuvendi dhe më pas u ngrit flamuri quhej Selamllëk (dhoma e burrave).

Si i përshkruan Eqrem bej Vlora këto saraje?

Eqrem bej Vlora në librin e tij “Kujtime 1885 – 1925” thotë se: Në hyrjen juglindore të qytetit të Vlorës, në kryqëzimin e shumë rrugëve, që duke zënë fill nga Rruga e Skelës, të çonin në qendër të qytetit, në mes të një parku të madh, rrethuar me mure të larta tetë-metërshe dhe me dy porta në të, ka qenë deri në vitin 1925 një ndërtesë e stërmadhe me një tjetër më të vogël përpara. Ai ishte konaku i Vlorajve, përfshi haremin (banesën e grave) dhe selamllëkun (banesën e burrave). Ndërtesa ka pasur 3 kate me shumë dhoma, korridore e ambiente të tjera. Dritaret e katit të parë janë të gjitha me hark dhe në foto duken vetëm 6 dritare. Ndërkaq dritaret e katit të dytë (në anën e majtë) janë 7 copë, të cilat duken në disa formate jo të rregullta. Dritarja ku u shpalos Flamuri më 28 nëntor 1912 është në derë, dhe përpara duken shkallët që të çojnë drejt kësaj hyrje. Në katin e tretë duken dritare me forma drejtkëndësh pa hark, dhe shquhen rreth 8 të tilla në krahun e majtë, ndërsa në krahun e djathtë duken 3 të tilla të vogla dhe një e madhe. Eqrem bje Vlora, shkruan se – kjo ishte shtëpia e Xhemil Bej Vlorës. Kjo shtëpi historike u shemb në vitin 1925, ndërsa Pinjollët e familjes Vlora u zhvendosën në godina të tjera. Syrja Beu (babai i Eqerem Bej Vlorës), u vendos në godinën që sot emërtohet “Shtëpia e Beut”, ndërsa Siri Beu u zhvendos në Ujin e Ftohtë, në një vilë që përkon me kodrën ku sot ndodhet njëra prej vilave të shkatërruara të ish-udhëheqjes komuniste.

FOTOJA E 28 NËNTORIT 1913!

Me të drejt konstaton Harilla Koçit, se, fotoja që përjetëson ngritjen e flamurit nga Ismail Qemali në ballkon nuk është e 28 nëntorit 1912, por e 28 nëntorit të vitit 1913, pikërisht në shtëpinë ku u vendos Qeveria e Përkohshme e Ismail Qemalit, aty ku sot ndodhet Muzeu i Pavarësisë. Dhe këtë foto e ka bërë fotografi ynë i shquar Marubi nga Shkodra, i cili mori pjesë në përvjetorin e Pavarsësisë së Shqiprisë.

Tags: “Biri i Qiellit”“Pranvera dhe Vjeshta”AlbaniaAlbert AjshtajnAlbert VatajArbriArsimimiArtArtiAsgjejaAutorAzdreniAziaBiblotekBogdaniBotaBradhiBudaBudiDemokraciaDijaDijeDishepujDisiplinaDritaEkuilibriEsseEstetikeFemijefilozofFilozof kinezFjalaForumGjergj FishtaGjithçkajaGjithsesiHistoriHistori e ShqiperiseIluminimInteligjenceJaponiaJezu KrishtiKadareKeshillaKinaKohaKoliqiKomentKonfuciKonfucizmiKonicaKonspiracionKrijuesiKritikeKryezotet e ArbritKujteseKuvendi i LezhesLexuesLibriLiriaMarin BarletiMatematikaMendimiMigjeniMilloh Gjergj NikollaMjerimMoralistNjeriuNumratNxenesNxenesitOpinionPapaPasuesitPergatitjaPublikRreziku turkSekretShatongutShkencaShkolleShoqeriaShqipShtetiSkamjeSkënderbeuSokratiTkurretTraditaTrashegimiaUniversiVatikaniZbulimZgjerohetZoti
Previous Post

Bakteret rezistente ndaj antibiotikëve që mund të shkaktoj vdekjen e 80 mijë njerëzve në gjithë botën

Next Post

Xhakomo Puçini, një nga kompozitorët më të mëdhenj operistik të kapërcyellit të dy shekujve

Next Post

Xhakomo Puçini, një nga kompozitorët më të mëdhenj operistik të kapërcyellit të dy shekujve

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
William-Adolphe Bouguereau piktori neoklasik që krijoi një botë të idealizuar

William-Adolphe Bouguereau piktori neoklasik që krijoi një botë të idealizuar

May 19, 2025
Trofeu i qelqtë i Eurovision, një altar i zërit njerëzor, ku arti i predikon Evropës paqe përmes këngës dhe muzikës

Trofeu i qelqtë i Eurovision, një altar i zërit njerëzor, ku arti i predikon Evropës paqe përmes këngës dhe muzikës

May 18, 2025
Melodia e fundit, djali që luante violinë në shi, Homazh për Eliasin dhe tingullin që mbijetoi terrorin

Melodia e fundit, djali që luante violinë në shi, Homazh për Eliasin dhe tingullin që mbijetoi terrorin

May 17, 2025
Gjithçka në pulsin e jetës nisi te trupi, si një himn i pjellorisë dhe tokës, mrekullim i hirit dhe epshit

Gjithçka në pulsin e jetës nisi te trupi, si një himn i pjellorisë dhe tokës, mrekullim i hirit dhe epshit

May 17, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj