Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Forum

Mustafa Merlika-Kruja: Secili shqiptar don me qenë i pari, kjo është plaga jonë ma e madhe

October 29, 2016
in Forum
119
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

“… as nuk asht nji shënjt, as nuk asht nji mrekullbas! Me thanë vetëm se asht nji patriot, asht prap tepër pak.”  kësisoj e ka profilizuar Dom Lazër Shantoja, Mustafa Krujën

Mustafa Merlika-Kruja ka qenë mësues, firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë të Shqipërisë. nëpunës, prefekt, deputet dhe kryeministër i shtetit shqiptar gjatë pushtimit italian. Si dhe Senator i legjislaturës së XXX të mbretërisë Italiane, pjesëtar i komisionit të punëve të jashtme, tregtisë dhe legjislacionit doganor gjatë mandatit të tij si kryeministër. Si studjues i shqipes, historian e publicist njihet dhe me emrin e pendës “Shpend Bardhi”.

Kjo letër e Mustafa Krujës e shkruar në 14 nëntor 1948 që i drejtohet Ismail Goranit, një mik i veçantë i Krujës është shkëputur nga vëllimi i tretë i “Kuvend letrash me miqtë”. Letra është një shpalosje parimesh e idesh që kishin gjithmonë, në qendër të tyre, shërbimin ndaj Atdheut e çështjes së tij kryesore, bashkimit të shqiptarëve në mërgatë, në funksion të një shprese të vakët, të shpëtimit të Shqipërisë nga zgjedha sllavokomuniste.

Por në letër shprehet edhe malli për një dashuri të hershme, Kosova dhe dhimbja për të e njerzit e saj, të cilët zinin një vend të posaçëm në zemrën dhe mendimin e Mustafa Krujës.

 

    Letra

Ismail Goranit, kosovar

Alexandrí, 14 – 11 – 1948

I ndershmi mik,

Mora sod nji letër prej Z. Jusuf Agushit, i cili bashkë me tê më përsillte edhe nji t’Uejën me datë 19 të mojit të kaluem tue m’u lutun qi t’Ju epshem nji përgjigje për sa i përket thelbit të ksaj.

Mik i dashtun, Z. Jusufi më ka ngarkue nji barrë qi s’do të kishem deshirue kurr me e marrë mbi veti, tue qênë se me sa pásh gjatë vjetve të luftës në Shqipní edhe deri sod përjashta, secili Shqiptar po beson se ka mênd mjaft jo veç për veti, por edhe me u falë tjerve sa të duen ! E tue pasun këtë besim të madh në vetveti, prap secili Shqiptar s’duron me i a qitun tjetri asnji kâmbë para, por shumë – shumë me qênë baras me tê. Kjo më duket mue se âsht plaga e jonë mâ e madhja.

Sepse kështu s’munden kurrsesi me shkue mbarë punët e kombit. Në nji komb ku të tânë duen me qênë të parë e komandanta, në nji shoqní ku mbretnon vetëm egoizma personale, ku interesa e soçme a e nesërme e secilit vêhet përmbi atê të përgjithshmen, ku mënija e shoqit e mund dashtunín e atdheut, i urti s’ka shka bân tjetër veçse me u tërhjekun në nji qoshe, mos me bâ zâ e me plasë me zêmër ase me bâ shka âsht i zoti në krye të vet. Mue për veti m’u mbush mêndja me i a varë kumbonën e parís për punët t’ona njâj të vetmi qi kam besue për mâ t’aftë se veten t’eme e me u bâ ushtar i thjeshtë. Kjo âsht arsyeja qi më ka prû këtu ku po gjindem.

Deshta edhe me u dhânë nji shêmbull tjerve qi kur e lyp nevoja e Atdheut njeri duhet me u bâ ushtar i thjeshtë edhe tue pasë qênë dikur komandant.

Këto fjalë, Z. Gorani, mos m’i merrni për mësim, se gjithëshka jam tue thânë janë të dituna prej gjithkuj me mênd në krye. Deshta vetëm me Ju spjegue pozitën t’eme personale e me Ju diftue shkakun se pse une nuk due me i dhânë kuj kshilla. Por Jusuf Agushi âsht vllai i deshmorit Iljas, mâ të madhit mik qi un pata në Kosovë prej ditës qi e njofta e mbrapa. E Ju edhe keni qênë gjithashtu mik i tij e jeni mik i Jusufit, si edhe mue vetë më keni nderue me miqsín t’Uej. Pra nuk mundem mos me Ju folë me zêmër në dorë kur më pyetni. E themelisht, si miq qi ju kam, s’kam si me ju dhânë nji kshill mâ të mirë se atê qi i kam imponue vetevetes : me i fshî e me i harrue punët e kalueme qi kanë mujtë me krijue mënina ndërmjet nesh. Në mos mujshim me bâ gjâ të mirë për shpëtimin t’onë e të kombit, nemose mos të bâjmë nji vepër të keqe.

E vepër e keqe fort kishte me qênë me u grî me shoshoqin tue u bâ gazi i dheut e loja e anmikut. Punë e keqe fort kishte me qênë me pengue e diskreditue faqe miqve e anmiqve kë don me bâ dishka për të mirën e përgjithshme edhe âsht i zoti me bâ, sado pak.Tash ka ardhun momenti me folë mâ açik. E dijni edhe Ju, besoj, se une, siç Ju thásh, në Kosovë kam pasun mik Iljas Agushin e jo Xhafer Devën. Por sod n’âsht se ky përpiqet n’emën të Kosovarve me bâ nji bashkim kombtar midis emigracjonit, n’âsht se mundohet me i sjellë ndonji dobí Kosovës e mbarë kombit, edhe pa pyetun shokë e pa u kshillue me të gjithë, nuk e quej, nuk mund t’a quej kurrsesi vepër patriotike me dalë e me i nxjerrë pengime e me e diskreditue pa vênd poshtë e përpjetë. E mira do t’ishte me e ndjekun e përkrahun të tânë secili n’atë kandarin e vet.

E pakta me heshtun. Deva për këto punë âsht pa pikë dyshimi mâ i zoti ndër të tânë Kosovarët qi ndodhen përjashta. Jam i bindun qi Kosovën e Shqipnín i don e kurrë nuk bân gjâ për dâm të tyne. S’pyet e nuk kshillohet me Kosovarët. Do t’ishte shumë mirë qi çdo punë të bâhej me mendimin e të gjithve e dakord me të gjithë. Por a âsht vallë e mundun? Në fund të fundit le t’i lâmë sod për sod format demokratike e të shikojmë vetëm punën. Ka për t’ardhun me ndihmë të Zotit edhe dita e demokratís e ndoshta s’kemi me qênë të denjë për tê !

I dashtuni Z. Gorani, e dij se këto fjalë të mija s’kanë me tingllue mirë në vesh t’Uej e as n’atê të Z. Jusufit, të cilit po i çoj nji kopje të ksaj letre. Por un s’i kam folë kurrë mikut si i a ka dashtun qejfi, veç ashtu si m’a ka marrë mêndja qi âsht mirë për tê e si kam kujtue qi âsht e drejta. Prandej falmëni. Mâ mirë kështu se mos me e çue në vênt lutjen e nji miku tue heshtun. Ju lutem me u thânë të falat e mija me shumë shëndet dy miqve lumjanë qi kam aty : Asllan Zenelit e Miftar Spahís. Për këta e dij prej Tahir Kolgjinit qi ndodhen aty. Për tjerë nuk dij.

Jue Ju përshëndes në mënyrë të posaçme e miqsisht.

Tags: “Biri i Qiellit”“Pranvera dhe Vjeshta”AlbaniaAlbert AjshtajnAlbert VatajAmerikaArbriArsimimiArtArtiAsgjejaAutorAzdreniAziaBiblotekBogdaniBotaBradhiBudaBudiDemokraciaDijaDijeDishepujDisiplinaDritaEkuilibriEsseEstetikeFemijefilozofFilozof kinezFjalaForumGjergj FishtaGjithçkajaGjithsesiHistoriHistori e ShqiperiseHudhraIluminimInteligjenceJaponiaJezu KrishtiKadareKeshillaKinaKohaKoliqiKomentKonfuciKonfucizmiKonicaKonspiracionKrijuesiKristofor KolombiKritikeKryezotet e ArbritKujteseKuvendi i LezhesLexuesLibriLiriaMarin BarletiMatematikaMendimiMigjeniMilloh Gjergj NikollaMjerimMoralistMustafa KrujaNjeriuNumratNxenesNxenesitOpinionPapaPasuesitPavaresia e ShqiperisePerendimiPergatitjaPublikRilindja Kombetare ShqiptareRreziku turkSekretShatongutShkencaShkolleShoqeriaShqipShtetiSkamjeSkënderbeuSokratiTkurretTraditaTrashegimiaUniversiVatikaniZbulimZgjerohetZoti
Previous Post

Letra e Oriana Falacit, gruas që s’u bë nënë, dërguar fëmijës së palindur kurrë

Next Post

Bëhuni mbretëresha të argëtimit dalldisës oral, rrëmbeni territore të papushtuara të kënaqësisë

Next Post

Bëhuni mbretëresha të argëtimit dalldisës oral, rrëmbeni territore të papushtuara të kënaqësisë

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj