Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Esse

Arthur Rimbaud, shpirti i trandur shpengimeve të pasionit, shndriti dhe u shua si një meteor

October 20, 2022
in Esse
222
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Ai nuk ishte vetanaku tragjik në udhën e shpenguar të jetësimit të çmendur të pasionit, atyre dëshirimeve frelëshuara ku shpirti thërret trupin t’i blatohet këtij përjetimi, si në një procesioni mistik. Ai, Arthur Rimbaund, nuk bëri asgjë më shumë as më pak, ngase, mëheret e mëvonë, bënë sëmbimet e “kalorësve të ferrit” në natën e llamburitur yjesh të gjenialitetit dhe të njerëzishmes. Ai, shndriti dhe u shua si një meteor. jetoi stuhishëm, siç edhe përjetoi çastin dhe shpengimi, thirrjet e gjakut dhe lajthitjes. Me penën majëmprehtë ai shkroi lavdinë dhe mohimin, katapultoi eterin dhe u gropos në skutat më të terrta të vetmisë. U lëshua në krahët e potershme të Parisit vullnetlirë dhe ëndrrimtar, sosi si një katolik i devotshëm dhe u kapit si një heretik.

Kujtesë dhe mirënjohje

Arthur Rimbaud, u lind më 20 tetor 1854 në provincë e Francës. Prej armatës së fjalës së shpirtit, shkulmit të sentimenteve, drithmave të mishit, Arthur Rimbaud është ndryshe nga të gjithë, krejt tjetërlloj. Gjithqysh, jeta dhe krijimtaria e korifeut të vargut të lirë dhe i figurës poetike, mëtojnë tjetërçka ngase rëndom jemi rrekur të përftojmë nëpër dritëlëshime të jetës dhe aktit solemn të krijimit, ndër autorë, pararëndës dhe dishepuj.

Arthur Rimbaud, nuk ka asnjë mëdyshje në të qenin një poet i famshëm francez, anipse lavdia ishte ajo që e ngjiti në kryq gjithë trazim. Përmasa e lirisë që rroku ai shpirt i regjur dallgëve të pasionit dhe shpengimit e plazmuan në memorin e trashëgimisë së poezisë, si një visar. Gjatë lëvizjes dekadente, ai u ndikuar ngultas përnga letërsia, muzika dhe arti modern, duke mbetur i tillë edhe në maksimësn që la”.. me doemos duhet të jesh modern”. Krijimtaria e Rimbaud spikat për veçantinë e saj dhe kritika e ka konsideruar si shumë origjinale në lëvizjen simbolist.

Kaplimi i “foshnjës shekspiriane”, siç do ta quante Viktor Hygo, rend nëpër një densitet të lartë përjetimesh dhe aventurash. Ai jeton si apostull pasioni në gërmadhat e normave gjaksore të moralit. Në gjithë këtë skenë mëkatimi ka çmos; pije pofund, konsum substancash haluçinative, pasion e perversitet, deri te krismat e armëve, plumba, plagë dhe dergjie pas hekurave. Përreth këtij jetëshkurtëri të famshëm, këtij shpërthimi pararëndës të surrealizmit, një tymnajë anateme dhe brerore hyjnizimi ngrihet.

Arthur Rimbaud e zanafillon me poezinë në kalvarin e adoleshencës, tekave dhe perversiteteve, pasionit dhe marrosjes pariziene, vetëm gjatë 5 viteve (15-20 vjeç). Kësomoshe mëton të mbetet një shpërthim i rrëmetshëm krijues, vezullim i cili shuhet beftas duke lënë nga pas një habi dhe përçmim nga bashkëkohësit, por një mirënjohje dhe dakordësi nga gjeneratat. Ai ishte dritim që feks papritmas dhe kaq tinzisht ikën duke gërryer një gropë të thellë mungese dhe abandonimi.

Ky njeri i shthurur dhe shpirt i shqetësuar, nuk e dha veten asnjëherë. Brodhi pandalim në tre kontinente, armatosur me poliglotin dhe sqimën e sharmantit me vete. Bëri poetin dhe tregtarin, aventurierin dhe nihilistin, zullumqarin dhe tekanjozin, pa mëshiruar aspak dhe pa u ndjerë në pendim. Natyrisht që pjesë e sendërtimit të kësaj embleme të allasojtë të letërsisë francezë dhe të gjëmës së tabuve është marrëdhënia e tij me  simbolistin parizien të poezisë, Paul Verlaine, me të cilin u njoh kur ishte ishte vetëm 17 vjeç, kur ai jepej marrues dhe zotnues, gjithqysh, përmbikrejt me poetin në apogje.

Shpërthimi i meteorit

Në dhjetor të vitit 1873, Arthur Rimbaud i bindet sëmës, për t’u kthyer në vendlindje Charleville. Asokohe shkroi një nga vëllimet e tij më të famshme, “Një stinë në ferr”. Ishte po ajo, nëna, që do ta ndihmonte të botonte librin, libër i cili e ndau nga miqt e tij të letrave, e vrau si poet, e arratisi si shpirt lirie, por pa e vrarë si kumtues. Mohi nuk do të kridhej pa lënë vragë të thella dhe lënguese në shtatin prej kurbani. Kjo bëri që Rimbaud të braktiste i dëshpëruar Parisin dhe te kthehej pranë të dashurve të zemrës në Charleville. I dalldisur nga pezmi i braktisjes, dogji jo vetëm disa dorëshkrime që kishte marrë me vete, por dhe kopjet e vëllimit “Një stinë në ferr”.

Ishin ata, poetët e “Parnasit” që e braktisën. Dhe ai, për 15 vite iku, u zhduk, i’u lëshua Orintet cep më cep, me poetin në zemër, duke u marrë me tregti kafeje, fildishi dhe armësh. Deri në pranverën e vitit 1891, kur dhimbjet e tmerrshme dhe entja e këmbës e zbojnë përdhunshëm nga bota e harrimit, nga parajsa tokësore e indigjenëve. Këtë realitet idilik e prekim dhe e ndjejmë nëpërmjet letërkëmbimeve që Arthur Rimbaud kishte me tëmën, motrën zemërdhemsur Isabelle dhe disa miq të pakët. Ngjyresat e hareshme dhe kumtin flakatar, me të cilën ai vizaton Afrikën e largët, rrëfejnë se me sa dhimbje e brengë u detyrua të ikte pa kthim. Ngarkuar mbi ëndrrën për jetën ai kapërcen përgjithmonë Lumin e Vdekur duke i ikur kancerit vdekjeprurës që mbushi me pezëm e hidhërim dhe duke e lënë më një këmbë.

Deri në mëngjesin e 10 nëntor të vitit 1891, kur ai shuhet në moshën 37-vjeçare. Dy gra me të zeza e përcollën në rrugën e pasosun.

Tags: 20 tetor 1854AlbaniaAlbert VatajArkeologjiArsimimiArthur RimbaudArtiAsgjejaAutorAziaBiblotekeBotaCivilizimi i lashteDemokraciaDijaDijeDishepujDisiplinaDritaEksploratorEkuilibriEssefilozofFjalaForumGjithçkajaGjithsesiHistoriIluminimInteligjenceJaponiaKerkuesKeshillaKinaKohaKomentKonspiracionKrijuesiKritikeKujteseKulturat e popujve te hershemLexuesLibriLiriaMatematikaMendimiMitetNjeriuNumratNxenesitOpinionPasuesitPergatitjaPublikQyteterimet antikeSekretShkencaShoqeriaShqipShtetiThesareTkurretTraditaTrashegimiaUniversiViktor HygoZgjerohetZhvillimiZoti
Previous Post

A është Skënderbeu ai që ka jetësuar në tablotë e tij mjeshtri i Rilindjes italiane Vittore Carpaccio?!

Next Post

Udhëzuesi që ju kthen në Kopshtin e Edenit, në parajsën e mëkatit që shenjtëroi pasionin

Next Post

Udhëzuesi që ju kthen në Kopshtin e Edenit, në parajsën e mëkatit që shenjtëroi pasionin

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj