Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Histori

Historia e Leif Erikson, lundërtari viking që zbuloi Amerikën pesë shekuj para Kristofor Kolombi

September 29, 2016
in Histori
134
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Historia e Leif Erikson, lundërtari viking që arriti në kontinentin amerikan rreth vitit 1000, pothuajse pesë shekuj para Kolombit dhe e të afërmve të tij, eksploruesit protagonistë të “pushtimit të Perëndimit” në ujërat e Veriut

Ishte një lundërtar i madh nga një familje kolonizatorësh të tokave të shkreta. Vendosi t’i drejtohej Perëndimit, derisa u gjend në një tokë ku asnjë europian nuk kishte shkelur më parë: ai kishte zbuluar një kontinent të ri, që sërish pas 500 vjetësh do të rizbulohej nga një lundërtar tjetër, Kristofor Kolombi. Lundërtari nga Europa quhej Leif Erikson dhe ishte një eksplorues viking që sot historianët e konsiderojnë europianin e parë që ka shkelur në kontinentin amerikan. Ja cila është historia e Leifit dhe e familjes së tij aventuriere.

Në Perëndim   

“I lindur në Islandë rreth vitit 970, Leif vinte nga një botë e populluar prej aventurierëve, tregtarëve dhe luftëtarët skandinavë të njohur ndryshe si ‘Vikingët’”, shpjegon Francesco Surdich, docent në universitetin “Xhenova”. “Me këtë emër (që vinte nga fjala skandinave ‘vik’, gji) thërriteshin të gjithë ata që të motivuar nga dëshira për të pushtuar konfliktet e brendshme ose presionet demografike, mes shekujve VIII-XI, lundruan nga Skandinavia duke arritur në brigjet europiane dhe më pas në ato afrikano-veriore e mesdhetare”. Familja e Leif Erikson ishte protagoniste e vërtetë e “pushtimit të Perëndimit”, që kulmoi me arritjen në Amerikë. I ati ishte Eriku i Kuq, i cili kishte arritur të kolonizonte Groenlandën, ose një pjesë të Amerikës, meqenëse gjeografikisht është pjesë e këtij kontinenti. Pas një vrasjeje, Erik ishte larguar nga Norvegjia bashkë me të atin dhe kishte ikur në Islandë (ku lindi edhe Leif). Pas pak kohësh, i përfshirë në një betejë të përgjakshme, i ishte drejtuar detit duke u vendosur më në veri. Mes viteve 982-985 kishte eksploruar një tokë pothuajse të pashkelur nga të tjerët. Ai e pagëzoi këtë vend me emrin “toka e gjelbër” “Greenland” (Groenlanda) për të tërhequr sa më shumë koloni. Krijoji dy koloni dhe qëndroi në njërën prej tyre duke krijuar “pronën” e tij, Brattahlid. Skandinavët qëndruan në Groenlandë deri në shekullin XV kur vendbanimet u braktisën.

Tregime

Ashtu si i ati edhe i biri Leif u nis në kërkim të tokave të reja. Ai që e nxiti ishte tregimi i tregtarit Bjarni Herjolfsson, i zbritur në Brattahlid. Tregtari i habiti të gjithë duke u treguar se kishte parë toka të panjohura. Ndërsa lundronte mes Islandës dhe Groenlandës, u devijua papritur nga rruga për shkak të mjegullës dhe rrymave dhe si pasojë u gjend para një toke të mbushur me pyje, pastaj para një ishulli prej akulli dhe në fund arriti të prekte brigjet groenlandeze. Ju do të pyesni se nga i dimë ne udhëtimet e Bjarnit dhe Leifit? “Për të gjitha këto shkencëtarët janë të mirinformuar falë një sage të shkruar nga islandezët, që titullohet ‘Saga e Groenlandezëve’, edhe pse ka shumë vepra të tjera që e rrethojnë si ‘Saga e Erikut të Kuq’”, shpjegon Surdich. “Këto janë burimet kryesore rreth eksplorimeve vikinge, si dhe pjesë e të ashtuquajturave ‘sagat e islandezëve’”.

Leif, që ndër të tjera ishte konvertuar në i krishterë dhe e kishte çuar këtë besim edhe në Groenlandë, në këmbim të paganizmit nordik, bleu anijen e Bjarnit dhe u përgatit që të fillonte lundrimin e tij (aty rreth vitit 1000) së bashku me 35 burra të tjerë. Sipas “Sagës së Groenlandezëve” në krye të udhëtimit duhej të kishte qenë baba Eriku, por në momentin e arritjes në port ra nga kali dhe vendosi të mos shkonte. Ai iu drejtua të birit duke i thënë: “Kjo nënkupton që fati nuk më ka rezervuar mua zbulimin e tokave të reja, si kjo ku po jetojmë tani”.

Akull

Nga Groenlanda, Leif lundroi drejt tokave të panjohura. Fillimisht u përball me një tokë të shkretë dhe shkëmbore që e quajti Helluland “toka e gurit”, e identifikuar me ishullin Baffin në Kanada. Pastaj iu drejtua jugut dhe arriti në një zonë të pyllëzuar “me plazhe të mëdha të bardha dhe një bregdet të butë me pjerrësi”. Ishte bregdeti lindor i Kanadasë, i pagëzuar Markland, “toka e pyjeve”. Në fund duke lundruar për dy ditë të tjera drejt jugut, arriti në një territor më komod. “Leif dhe ekuipazhi i tij kaloi në një ngushticë, ku anija e tyre ngeci në rërë, kur arritën në cekëtirë. Ata arritën ta shpëtonin anijen përmes baticës dhe ta shpinin atë në mes të një lumi; më pas vendosën që ta kalonin dimrin në ato rrethina, meqenëse në pyjet ngjitur kishte drurë të mirë për të ndërtuar barake”. Kështu e ka rindërtuar Johannes Brondsted ardhjen e Leif në librin “Vikingët”.

Florida

Në atë vend nuk kishte akull dhe bari nuk thahej, kështu që Leif dhe njerëzit e tij vendosën që të dimëronin aty, për t’u rikthyer më pas në Groenlandë. Ata zbuluan se zona ishte e pasur me hardhi të egra prandaj e quajtën Vinland, “toka e verës” (ose sipas disa interpretimeve “toka e pashkëve”). Po ku ndodhej Vinlandi? “Rreth pozicionit të këtij territori nuk ka siguri absolute, por me shumë gjasa në veri të Terranovës”, shpjegon profesor Surdich. Kjo është prova e mbërritjes së vikingëve në Amerikë. “Këtu, në 1960-n arkeologët gjetën gjurmët e tetë ndërtesave dhe shumë objekteve, që të shpien te kultura vikinge dhe datojnë pikërisht në periudhën mes shekullit X dhe fillimit të XI”. Prania e këtyre mbetjeve prej hekuri dhe druri, na bën të mendojmë se disa ndërtesa përdoreshin nga zdrukthëtarët dhe farkëtarët, ndërkohë që zbulimi i mjeteve të qepjes, si gjilpërat prej kocke, vërtetoi që në Vinland jetonin edhe gra.

Pikat kyçe

Eksploruesi Leif Erikson ishte europiani i parë që arriti në kontinentin amerikan

Babai i tij, Eriku i Kuq kishte kolonizuar Groenlandën dhe familja ishte gjithashtu zbuluese e Islandës, Naddoddr

Historia, e treguar nëpër saga, ka një provë: një vend viking të gjetur në vitin 1960 në Kanada

 

LEIF ERIKSON: RRETH EMRIT TË TIJ KA TË DHËNA TË NDRYSHME. NË FOTO ËSHTË PARAQITUR STATUJA E TIJ NË REIKJAVIK, ISLANDË, QYTETI I LINDJES

FRANCESCO SURDICH: DOCENT I HISTORISË SË EKSPLORIMEVE DHE ZBULIMEVE GJEOGRAFIKE NË UNIVERSITETIN E XHENOVËS

VENDBANIMET: FUNDI ERDHI NGA SHUMË FAKTORË: KLIMA MË E FTOHTË, SHFRYTËZIMI I MJEDISIT, KONKURRENCA ME POPUJT PARAARDHËS ETJ.

Tags: Albert VatajAloe VeraAmerikaAnatomiaArtBukuriaDijeEpshiErosEstetikeFamiljeFemijeHidratimiHiretInteligjenceJoshjaKënaqësiaKeshillaKristofor KolombiKujdesiKujteseKura PopulloreKushtetLarjaLekuraMaterialMotiNjeriuNudoNuriNxenesOrgazmaPastrimiPerdorimiPerendimiPergatitjaRecetaSeksiShendetesiShkolleShkrimShqipShtepiSpecialistiStudimTemperaturaUjiZbulimZhvillimi
Previous Post

Aloe Vera, të vërtetat dhe legjendat e kësaj mrekullie të natyrës

Next Post

Islanda, klimë e ftohtë + natyrë e egër = dashuri për letërsinë

Next Post

Islanda, klimë e ftohtë + natyrë e egër = dashuri për letërsinë

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj