Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Eros

Besimi, pasionet e përbashkëta, respekti dhe vlerësimi reciprok, gracka e dashurisë me një mik

September 29, 2016
in Eros
111
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Kam rënë në dashuri me mikun tim më të mirë, po tani si t’ia bëj? Mos vallë miqësia dhe dashuria mes një burri dhe një gruaje janë marrëdhënie që rrjedhin paralelisht dhe të destinuara për të mos u kryqëzuar kurrë? Ja si mund ta përballoni situatën nëse ju ndodh diçka e tillë

Ndodh që miku i ngushtë të bëhet diçka më shumë për ju. Por përse femrat bien pikërisht në dashuri me shokët e zemrës? Mos vallë ndikojnë besimi, pasionet e përbashkëta, respekti dhe vlerësimi reciprok? Ndoshta ka shumë arsye, por më kryesorja është që mund të mbështeteni në çdo moment tek ai. Me të mund të flasësh për gjithçka pa pasur frikë se mund të gjykohesh. Por para se të vendosni t’i flisni hapur për dashurinë, në fillim duhet të kuptoni nëse ndjenja juaj është e sinqertë. Heshtja mund të prishë gjithçka, t’ua prishë marrëdhënien. Ndoshta nga e gjithë kjo mund të lindë një dashuri, ose në rast të kundërt do ta vazhdoni shoqërinë me një peshë me të lehtë në stomak. Ndodhi pikërisht atëherë kur nuk e prisje. Mes një besimi reciprok, një përqafimi të dashur, një komplimenti që del nga thellësia e shpirtit, duke ndriçuar papritur një ndjenjë për të cilën nuk ishit shumë e qartë. Pastaj vlerësimi reciprok dhe besimi bënë të vetën: kështu si pa e kuptuar ke rënë në dashuri me mikun më të mirë dhe e keqja është se nuk mund të kthehesh më pas. Të mbetet vetëm të rezistosh e të përballesh me situatën e ndërlikuar. Por si mund të silleni para një ndryshimi të tillë? A ndodh shpesh që dy miq të bien në dashuri dhe lidhen me njëri-tjetrin? Ja disa këshilla lidhur me këtë “problem”.

Përse ndodh

Rrugët e dashurisë janë të pafundme, por ka nga ato që fshehin kurthe dashurie më shumë se të tjerat. Miqësia midis burrit dhe gruas është shpesh një rrëshqitje e butë drejt një marrëdhënieje tjetër. Kjo ndodh sepse keni mundësi që të kaloni më shumë kohë me një person tjetër pa u kufizuar, pa pasur frikë se mund të ndodhë ndonjë gjë e pakëndshme, të bindur se miqësia ka kode të ndryshme nga dashuria dhe ndodh që të mos biesh në grackën e kësaj të fundit. Por me sa duket gabohemi! Liria u jep mundësinë personaliteteve dhe karaktereve të zbulohen gradualisht, pa qenë e nevojshme të kalohet nëpërmes etapave standarde, secila me hapa të përcaktuar dhe të detyruar.

Si të silleni

Tani që i keni qartësuar ndjenjat tuaja, prisni një moment para se të rrëfeheni. Përpiquni të kuptoni nëse ajo që ndieni ju kthehet, duke provuar që të ndërroni pak sjelljen. Kështu mund të vëreni nëse edhe tek ai ka ndonjë ndryshim. Frika më e madhe është se mos shkatërrohet një marrëdhënie e qëndrueshme, apo marrja e një përgjigjeje negative. Kështu që pritja është një sugjerim i mirë për të kuptuar se sa e vërtetë dhe e qëndrueshme është kjo marrëdhënie në zemrën tuaj. Gjithashtu, ky mund të jetë një moment vetmie reflektimi nga i cili po përpiqeni të kthjelloni ndjenjat e ngatërruara, nëse kjo e juaja është miqësi apo diçka tjetër. Pasi t’i keni bërë të gjitha këto kontrolle emocionale duke arritur në përfundimin që, po është dashuri, nuk ju mbetet gjë tjetër veçse t’ia thoni. Nuk ka më kuptim të vuani në heshtje, më mirë të flisni hapur, sepse nuk i dihet mund të merrni një përgjigje pozitive.

Nëse merrni një jo

Në këtë rast, zgjidhja më e mirë do të ishte largimi për një periudhë të shkurtër kohore në mënyrë që të kthjelloheni. Pavarësisht përgjigjes negative të shtireni sikur gjithçka shkon si më parë, do të thotë të sforcoheni, gjë që rrezikon të komprometojë përfundimisht marrëdhënien. Merrni të gjithë kohën që ju nevojitet për të vlerësuar nëse ia vlen dhe a është e mundur që ta varrosni ndjenjën e dashurisë dhe të kënaqeni me atë të miqësisë.

Tags: Albert VatajAloe VeraAmerikaAnatomiaArtBukuriaDijeEpshiErosEstetikeFamiljeFemijeHidratimiHiretInteligjenceJoshjaKënaqësiaKeshillaKristofor KolombiKujdesiKujteseKura PopulloreKushtetLarjaLekuraMaterialMotiNjeriuNudoNuriNxenesOrgazmaPastrimiPerdorimiPerendimiPergatitjaRecetaSeksiShendetesiShkolleShkrimShqipShtepiSpecialistiStudimTemperaturaUjiZbulimZhvillimi
Previous Post

Islanda, klimë e ftohtë + natyrë e egër = dashuri për letërsinë

Next Post

Ezra Pound, det i thellë në dallgëzim, ky “Dante” modern i poezisë

Next Post

Ezra Pound, det i thellë në dallgëzim, ky "Dante" modern i poezisë

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj