Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Impresione

Postulati i një dashurie dhe dëshirimi nëne – Për personin që do të bjerë në dashuri me djalin tim…

July 26, 2018
in Impresione
136
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

 

Unë nuk jam e sigurt kur do t’ja jap këtë letër.

Ndoshta disa dekada pasi të martohesh me tim bir, ose në një ditë të rastësishme, kur unë ta shoh të arsyeshme. Kurdo që ta marrësh këtë letër unë shpresoj të jem gjallë dhe e lumtur që të kam njohur.

Tani për tani ndihem sikur po bëj një budallallëk që po e shkruaj këtë letër. Djali im i vogël është në krevat, i mbështjellë me disa batanije dhe duket kaq i vogël në hapësirën e madhe të krevatit. E mbështolla mirë, i përkëdhela flokët që i kishin zënë ballin dhe u ula për të shkruar këtë letër për ty.

Kam dëgjuar shumë rrëfime nënash që thonë se fëmija im do të rritet shumë më shpejt nga ç’mund ta imagjinoj unë. Këmbët e tij shumë shpejt do të jenë në gjendje të zbresin vetë nga shtrati dhe përpara se unë ta kuptoj, ai do të flejë në një shtrat tjetër, në një shtëpi tjetër larg meje.

Dhe diku përgjatë rrugës, ai do të gjejë ty. Dhe gjithçka do të ndryshojë.

Tani ai më zgjedh mua. Ai më zgjedh mua të luaj me gara makinash dhe t’i lexoj libra. I pëlqejnë ushqimet që i jap unë dhe dëshiron të jem personi i fundit që e puth para se të flejë.

Por një ditë, ai do të zgjedhë ty. Ai do të dojë të kalojnë ditët e tij jashtë me ty, të bëni aventura bashkë e të gatuajë për ty.

Tani sytë e tij mbushen me gëzim kur më sheh mua, por një ditë ata sy do të ndriçojnë për ty. Ai do të vërejë me detaje duart e tua, do të njohë në çdo imtësi fytyrën tënde dhe në zyrën e tij do të jetë fotografia jote.

Tani unë jam heroina e tij. Ai më kërkon ndihmë. Ai qëndron me mua kur është sëmurë.

Por një ditë, do të jesh ti heroina e tij. Kur të bëjë një pyetje, unë dhe ti do t’i japim mendime të ndryshme dhe ai do të dëgjojë ty. Do të jesh t’i ajo që do e bësh të ndihet mirë kur është i mërzitur ose i sëmurë.

Tani po i mësoj atij se si të jetë i sjellshëm. Unë dhe i ati po e mësojmë si t’i trajtojë njerëzit me respekt dhe dashuri. Shpresoj që një ditë ai këtë respekt dhe dashuri ta reflektojë tek ti.

Aktualisht po merrem me organizimin e festës së ditëlindjes së tij dhe po planifikoj pushimet.

Një ditë, do të jesh ti që do e kujtosh të më telefonojë kur të kem unë ditëlindjen.

Tani për tani, ai ndihet si në shtëpi kudo që të jetë me mua, por një ditë shtëpia për të do të jesh ti.

Dhe e gjithë kjo është e mrekullueshme në fakt. Është nder i madh të jem nëna e këtij djaloshi, ta ndihmoj e ta udhëheq se si të behet personi me të cilin ti do të biesh në dashuri. Do të jetë nder për mua të të njoh edhe ty .

Shpresoj që bota do të jetë një vend më i mirë kur ju të njihni njëri-tjetrin. Mund të duket e panevojshme kjo deklaratë, por nëse ti e trajton mirë tim bir dhe e bën të lumtur, unë do të të dua pa marrë parasysh racën, përkatësinë etnike apo fenë tënde, do të dua siç dua fëmijët e mi.

Të premtoj se do të përpiqem të gjej një ekuilibër mes të qënit e pranishme në jetën tuaj dhe të qënit e dobishme pa i kaluar kufijtë.

Premtoj se do të përpiqem mos të të jap këshilla nëse ti s’mi kërkon.

Ndërsa ti kur të kesh rënë në dashuri me djalin tim të siguroj se do kuptoh çfarë ka pas syve të shndritshëm të tij, do të pëlqejë zëri i tij siç më pëlqen mua dhe do të qeshësh me shakatë e tij ashtu si unë.

Dhe si mund të mos e dua personin që ka ndërtuar gjithë këtë me djalin tim?

Por tani për tani që unë e kam para se të bëhet i joti, do të shijoj çdo moment, çdo puthje, çdo shtrëngim.

Dhe një ditë kur ju të dy të duheni me njëri-tjetrin unë do të jem aq shumë krenare.

Do te jem krenare për personin që kam rritur, për personin që ai ka zgjedhur të kalojë jetën dhe krenare që jam nëna e tij.

Me dashuri,

Unë

(Marrë nga profili ne facebook i Arsida Mata publikuar më 26 korrik 2018)

 

Arsida, edhe pse nuk përmbush kriteret e një psalmi dashurie, ai është një i tillë, sepse mëton se si një nënë është bartëse e dashurisë dhe kërkon ta çojë më tej këtë dritë, këtë bekim me të cilin jeta të ka shpërblyer duke të dhënë dy prindër të mrekullueshëm. Ne gjithnjë përpiqemi të japim atë që kemi marrë, atë që na kanë mëkuar me kaq përulësi dhe përkushtim, duke besuar se dashuria, se përkujdesi, se mundi dhe sakrifica janë drita e syve, janë ajo regëtimë e shpirtit, të cilin kërkojmë ta ndjejmë teksa pulson në trupin e fëmijës dhe kërkojë që të jetë vërshim në jetën e tij. Mëkoje nënën, Arsida tek fëmija yt, atë të hyjshme dhe do të shohesh me sytë e tu e ta ndjesh me prekjen tënde realizimin e asaj profecie dëshirimesh të ethshme të një zemrë që nuk di të ngopet me dashuri dhe dritë.

Ju përqafoj!

Komendi im

Tags: Arsida Mata
Previous Post

Sipas OSHO: Guxo dhe ngrije jetën në pikën më të lartë të vetëdijes, aty ku je gati si një Zot

Next Post

Vjoleta Manushi, aktorja që skaliti me pasion dhe përkushtim përmendoren e pavdekësisë

Next Post

Vjoleta Manushi, aktorja që skaliti me pasion dhe përkushtim përmendoren e pavdekësisë

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj