Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Persiatje

Buzët, petalet drithëruese të epshit, ato që na shpërblyen me shenjtërinë e puthjes 

March 10, 2025
in Persiatje, Të përzgjedhurat
Buzët, petalet drithëruese të epshit, ato që na shpërblyen me shenjtërinë e puthjes 
473
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Buzët! Janë ato petale drithëruese, që epshi i ngre lart, atje ku ngjizen rrufetë dhe vëtëtimat mbushin më shkreptima dritë çastet e kaplimit të territ, atje ku gjithçka e jona prej shkëmbi dhe llave shndërrohet në frymë.

Nëse po kërkonit një udhë nga mund të kaloni për të mbërritur në galaksi të tjera dhe… cfilitja ka reshtur në shpirtin tuaj gjetjen e këtij shtegu, ndoshta duhet të ngulmoni ende, duhet të mos ndaloni së kërkuari thesarin e gjithësive të ndijimit. Çdo e mundshme kërkon gjithçka që keni… dhe ne duhet të japim gjithëçfarë është e jona për t’i merituar buzët, ato që na shpërblejnë me puthjen, me prehjen e magjishme të mrekullimit.

Po!

Buzët janë pragu, caku, fillimi dhe mbarimi i gjithçkaje që fillon me shndrimin, me zgjimin prej hirit të zjarreve që kanë gjetur tek ju Feniksin mitik. Ata janë porta e kyçur e botës së misterit, të cilat na shpien atje ku shkohet prej pulitjesh dhe mëkon zjarre, përjetësimet e përjetimeve të shkreptimta në një moment, që duke na kthyer pas, në të fillimin kontakt tonë me botën e ndijimit, te gjinjtë e nënës, na mëtojnë se në një cak etern e ngrenë altarin.

Një portë që e çel puthja, ajo puthje që është farkëtuar në zjarrin e vërshimit të miliona yjeve, që feksin në një kapsallitje sysh që i fik pulitja e buzëve, në trokasim përgjatë gjithë jetës, për tu mbushur përmes tyre me pafundësi.

Jeta na rroku në brofin e vet të magjepsur nga krijimi dhe ne i besuam atyre, buzëve, të çelnim përmes puthjes zemrën e nënës, kraharori i së cilës i dha këtij “epshi” gjirin, qumështin, gjakun, dashurinë, jetën, dha gjithçka kishte, mrekullisë që shenjtëron atë.

Ndukëm hepimin e atyre gjinjëve, u ushqym me dritën, mësuam se ç’ishte puthja, mëkum ç’kishim më sublime në atë akt që e derdh në mijëra trajta përjetësie dehja dhe adhurimi.

Puthja, është caku ku takohen të gjitha dashuritë, ato më sublimet, më të andshmet… edhe ato që thyjnë zemra. Është krateri ku merr turr e i jepet shpengimit, zjarri i stuhishëm i ndjenjave, ai tërbim që ndërsen e shkreton gjithçka për të rikrijuar gjithmonë dhe me çdo çmim.

Prekim me puthje ato buzë në një përplasje galaktike krijimi dhe yjësive udhëtojmë me dritën.

Zjarre shndërruese ndërsejnë ato buzë dhe çdo çast është rijetim i cakut fillues të shtegtimit në epikën e mrekullive.

Në tharmin e vezullimeve që shkreptijnë natave që derdhen qiejve, ka udhëtuar për të mbërritur deri këtu, në shpalimin e petaleve që i epsh puthja. Janë shkrehur prusheve që digjen etjeve ato buzë… dhe dehur janë limfave që uturijnë në kurmet që i kall dalldisja.

Ka vërshuar kjo lëndë magjike mbi pendët e zogjve të stuhisë dhe harlisjeve ka endur fole prej zjarri dhe mishi ku prehëra magme dhe ledhatish u janë bërë fole.

Dhe… një pikë loti i ka njomur dhe përvëluar ato buzë.

Dhe… qiej kemi parë se si shemben në një çast trazimi, e gërmadhave të shpirtit që rënkon, lypin copat e thyera të puthjeve, ato buzë. Dhimbja ngulet thellë në ajrin e atij zjarri që shtërzon… Fryn, stuhia shpërthen, brigjet shuajnë etjen e dallgëve, qielli shteron në blunë e një vështrimi pikëllues.

Nata kaplon e përzë me terr e tmerr gjithçka dhe e hedh me turr dhe huj, me hidhërim e maraz, atje tej.. tej në boshin që gllabëron dhe i jepet një përplasje që e shndërron në dritë krijimi.

Dhe… ato buzë një puthje e shumësuar në miliona përjetime, i pret. Një ngulm për të matur udhën nga toka në qiell, atë shteg të shtruar me bulëza djerse e aromë kurmi, që i përpush zjarri dhe afsh, drita dhe shkëlqimi.

Ne u shpërblyem dhe u ndëshkuam, lindëm dhe do të vdesim, erdhëm në rastësoren fatlume dhe përjetësia na pret, sollëm dhe morëm gjithçka për të mbetur; magjepsës, mrekullues, flijim te një përplasje… ajo e buzëve, te puthja.

Tags: Albert VatajBuzetDashuriaNdjenjapasioniPuthja
Previous Post

Abelard dhe Heloiza, një pasion që epsh shpirtra dhe kurme, një dashuri që trishton dhe ngjeth

Next Post

“Më quajnë… Arkitekt Sinani” një libër për fëmijë nga Albert Vataj dhe Entela Kasemi për “Mikelanxhelon e Orientit”

Next Post

"Më quajnë... Arkitekt Sinani" një libër për fëmijë nga Albert Vataj dhe Entela Kasemi për "Mikelanxhelon e Orientit"

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj