Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Filozofi

Sokrati: Derikur shpirti të mos jetë pastruar plotësisht nga trupi, nuk do të mund ta njoh të vërtetën e pastër

April 27, 2018
in Filozofi
72
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Pjesë nga biseda e Sokratit me një nga nxënësit e tij, Simia, shkëputur nga vepra e Platonit, “Ditët e fundit të Sokratit”

– Trupi është pengesë e njohjes.

– Shqisave nuk mund t’iu besohet.

– Vetëm me aktivitet të pastër mendor, me të cilën kuptohen idetë, arrihet deri tek njohja e të së vërtetës.

Sokrati: E si qëndrojnë gjërat në arritjen e njohjes? A pengon trupi gjatë kësaj apo nuk pengon nëse dikush e merr si bashkëpunëtor gjatë studimit?

– Mendoj, për shembull, kështu. A i ofrojnë sytë dhe veshët njeriu ndonjë të vërtetë, apo është ashtu siç na rrëfejnë poetët gjithmonë, asgjë të sigurtë as nuk shohim e as nuk dëgjojmë?

Nëse këto shqisa nuk janë të mira e as të besueshme, tjerat mezi rrojnë. Se të gjitha të tjerat ngecin prapa tyre. Apo ti për to mendon ndryshe?

Simia: Kurrsesi.

Po kur, tha Sokrati, shpirti e zbulon të vërtetën? Kur shpirti provon që diçka të hulumtojë së bashku me trupin, është e qartë se trupi atë e mashtron.

Simia: Të vërtetën po e thua.

Sokrati: Pra, a nuk i zbulohet shpirtit e vërteta përmes meditimit, më shumë se në çdo gjë tjetër, ajo që me të vërtetë ekziston?

Simia: Padyshim.

Sokrati: E ai mendon më së miri atëherë kur asgjë nuk e habitë, as dëgjimi, as shikimi, as dhimbja, as kurrfarë kënaqësie, por kur në masën më të madhe kufizohet në veten e vetë, pavarsisht nga trupi, dhe kur, sa ka mundësi, duke mos u bashkuar dhe duke mos u prekur me të anon kah ajo që me të vërtetë ekziston.

Simia: Ashtu është.

Sokrati: A nuk e hedhë me krejt forcën trupin shpirti i filozofit dhe a nuk ikë prej tij, dhe kërkohet që të ndahet nga trupi për të qenë plotësisht vetvetja?

Simia: Ashtu duket.

Sokrati: E si qëndrojnë gjërat, Simia, me këtë: A e konsideromë se ka diçka të vërtetë* vet prej vetes apo jo? (*Vetvetiu e vërtetë: Sokrati nuk mendon për të vërtetën sesi ajo shprehet në jetën e njerëzve por në ide, në nocionin e të së vërtetës, të sinqertë, të përherëshme, të pandryshueshme dhe qenie mendore, për këtë arsye, nuk kapet me shqisa, por njihet me mendje.)

Simia: Plotësisht, për hir të Divit, kështu e konsiderojmë.

Sokrati: Edhe të bukurën vetvetiu dhe të mirën vetvetiu?

Simia: Po si jo?

Sokrati: A ke parë diçka të tillë ndonjëherë me sy?

Kurrë, përgjigjet Simia.

Sokrati: Por përmes ndonjë shqise tjetër trupore ke ardhur deri tek kjo? E po flas në përgjithësi, për shembull, për madhështinë, për shëndetin, dhe fuqinë, me një fjalë për esencën e vërtetë të të gjitha gjërave. A vështrohet me trup e vërteta më thelbësore e krejt kësaj? Apo gjërat qëndrojnë kështu: kush prej neve më së mirë dhe më përpikshëm përpiqet që mbi atë që vështron të mendoj për secilën veç e veç, ai më së afërmi do t’i afrohet njohjes për secilën gjë.

Simia: Gjithsesi.

Sokrati: a nuk do ta kishte bërë këtë, pra, më së miri ai i cili në masë më të madhe me vet mendjen iu kishte afruar çdo gjëje, e për të menduar nuk do të ishte mbështetur në vrojtim, nuk do ta kishte livizuar asnjë shqisë tjetër gjatë përcaktimit, por sipas mendjes së pastër, vetë prej vetes, ishte përpjekur të kuptoj çdo qenie veç e veç, duke u çliruar sa ma shumë që është e mundur nga sytë, veshtë, dhe krejt, thuajse, trupit, se kjo e mashtron shpirtin, dhe nuk e lejon, kur janë së bashku, ta arrijë të vërtetën dhe njohjen? Simia, a nuk është pikërisht ai, e kush tjetër, i cili do ta njoh qenien?

Simia: Për këtë s’ka dyshim, Sokrat, të vërtetën po e flet!

– Pra, nga e gjithë kjo, tha Sokrati, është e detyrueshme që filozofëve të njemendtë t’i parashtohet një mendim i tillë, ashtu siç ata njëri-tjetrit në biseda ja komunikojnë: “Ka, siç po na duket, një shteg, i cili në shqyrtim me ndihmën e persiatjes së pastër, na çon nga errësira në dritën e njohurisë; sepse derisa na është trupi i lidhur me mendjen, dhe derisa shpirti ynë është i përzier me fatkeqësi të tillë, ne kurrë nuk do ta arrimë në plotëni atë për të cilën lakmojmë; e ajo është, themi, e vërteta.

Sepse vështërsitë e panumërta na i sjellë trupi, sepse duhet të kujdesemi për ushqimin e tij; e nëse e godasin sëmundjet e ndryshme, ato na pengojnë në nxënjën e asaj që me të vërtetë ekziston. Përveç kësaj, trupi na plotëson me lakmi dashurie, epshe, frika, dhe lloj-lloj imazhesh mashtruese, dhe me aq dokrra e kotësi, sa që me të vërtetë, siç thonë, kur prej tij nuk mund të përmirësohemi dhe të vijmë në vete.

Sepse edhe luftat, edhe kryengritjet, edhe betejat nuk i nxitë asgjë tjetër përveç trupit dhe lakmitë e tij. Për të grumbulluar para bëhen të gjitha luftat, e parat jemi të detyruar t’i grumbullojmë për shkak të trupit, sepse jemi robër të kujdesit të tij.

Dhe për shkak të gjithë kësaj nuk kemi kohë për filozofi.

E çka është më së keqi prej krejt kësaj, është ajo që trupi, nëse i largohemi për një qast dhe fillojmë diçka të hulumtojmë, në ato hulumtimre ç’dokund imponohet, bie në çrregullim dhe huti dhe na shqetëson, kështu që prej tij është e pamundur të vërehet e vërteta; pra, me të vërtetë kjo na është e qartë: nëse ndonjëherë dëshirojmë diçka të mësojmë për pastërtinë e tij, atëherë duhet të dalim nga trupi dhe me vet shpirtin t’i shikojmë gjërat vetvetiu ashtu siç janë.

Dhe, siç po duket, ajo për të cilën lakmojmë dhe për të cilën dëshmojmë se jemi dashnorë të tij – e kjo është njohja – do ta fitojmë kur të vdesim, siç po tregonë shqyrtimi ynë, e jo derisa jemi gjallë.

Sepse, nëse në bashkësi me trupin asgjë nuk mund plotësisht të njihet, atëherë është e mundur vetëm njëra nga këto dyja: ja njohja askund nuk mund të mësohet apo ja pas vdekjes sonë.

Sepse atëherë shpirti do të jetë vetë për vete, i ndarë nga trupi, e më heret jo. Dhe derisa jemi gjallë, do të jemi, siç po duket, dijenisë më së afërmi, atëherë kur t’i shmangemi komunikimit me trupin, sa është e mundur më shumë, dhe të vijmë në kontakt me të vetëm atëherë kur është e domosdoshme, dhe nëse nuk plotësohemi me natyrën e tij, por nëse pastrohemi prej tij, derisa vetë Zoti nuk na çliron. Dhe kështu, i pastruar dhe i çliruar nga e gjithë marrëzia trupore, do të jemi, siç është rasti, së bashku me pastërtitë e tjera dhe do ta njohim vetvetiu çka është vetvetiu e pastër dhe e qartë; e kjo është plotësisht e vërtetë. Sepse, të pistit plotësisht nuk i lejohet t’i afrohet të pastërtës.

Biseda të këtilla, mendoj, Simia, duhet në mes vete të çojnë të gjithë ata që janë miqë të urtisë. A nuk po të duket kjo kështu?

Simia: me të vërtetë ashtu është, Sokrat.

Previous Post

Al Paçino, anatomia e një aktori nga varfëria ekstreme tek sukseset magjike

Next Post

Gratë që i “thyen” zemrën kompozitorit të madh, Ludvig Van Bethoven dhe si lindën disa nga kryeveprat e muzikës klasike?

Next Post

Gratë që i "thyen" zemrën kompozitorit të madh, Ludvig Van Bethoven dhe si lindën disa nga kryeveprat e muzikës klasike?

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj