Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Impresione

“Kam pasur në jetë vetëm një mik të vërtetë dhe të sinqertë – librin”

April 23, 2018
in Impresione
152
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Kurrnji pasion nuk mundet me e zhyt aq thellë, e njiherash me e ngritun aq nalt, shpirtin e njeriut, se sa libri. Ai ka ardhur me kumtin e botëve, mendjeve dhe shpirtrave, si ftesë për komunikim qiellor ndjenjash dhe përfytyrimesh, andjesh dhe ngulmimesh. Ai e hyjnizon toksoren e këtij njeriu dhe i’a davarit tana të pamundunat, për t’i krahëhapun në dëshirimin e tij gjithë qiejt e pasioneve eterne të zotnimit.

Librit, atij dhe vëtëm atij i dedikohen tana urat e komunikimit, me dimensionet e kohëve, brezave, kulturave, traditave, historive dhe krejtçka tjetër që ka mujt me e ba jetën tonë më të bukur, mendjen tonë më të ndritun, mundësitë tonë më të pamata, të ardhmen një ngulm andrrash dhe dëshirash më flakatare.

Si toka farën, libri, ka prit e mëku mirësi krejtkujt ka besu në të si një shërbesë. Krejtkush guxon me besu, se kurrnji amanet si ka nejt ma besnik njeriut se sa libri, gjithëkur ai e ka trajtu atë si mëkuesin e dijes, si themelin dëshmues të qytetnimit, si urën qi bashkon brigje fort të largta e zanin që kushtron mirënjohje breznish.

“Kam pasur në jetë vetëm një mik të vërtetë dhe të sinqertë – librin”, kësisoj kumtoi Volter për aktin më sublim të krijimit, për formën më shprehëse të komunikimit estetik. Prej 15 nëntorit të vitit 1995 në kalendar gregorian, bashkë me të tjera data të shënume, 23 prilli është shënjuar në listimin e kremteve si Dita e Librit. Si çdo tjetër e përditshme, si plis që parmena e kohës e përmbys me farën e të tashmes, kjo datë ka xanun vend në mbamendjen tonë si dita e kujtesës dhe kujdesit për këtë krijesë delikate nevojash të përgjithmonshme kumtimi dhe kungimi. Shumëkush, e unë bashkë me ta, 23 prillin po ma kanda me e mëtu si dita e besimit te gjanat më të shtrenjta, te dashuritë më të zjarmta, tek njajo gjendje, gjest dhe thesar, që si kurrçka tjetër munet me shpërfaq te na përmasën e amshimit.

S’kishte se qysh të përzgjidhte tharm tjetër kjo datë kushtruese, veçse trëndafilin si dakordësi pranimi në parajsën toksore të gjanave të shtrenjta dhe të shenjta. Ideja e përkujtimit të Ditës Botërore të librit, e ka origjinën e vet në Spanjë, në zonën e Katalonjës. Atje, e kurrkund tjetër, krejtkush që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil. Datimi i këtij solemniteti asht 15 nëntor të 1995, kohë kur UNESCO, pasi mori në konsideratë faktet, se libri ka kenë, historikisht, instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive, se çdo nismë për promovimin e librave të rinj është një faktor i pasurimit kulturor etj…, i’a dedikon këtë të drejt kremtimi të gjithë atyne që kanë këtë mërrëdhënie vullnetmirë.

Njiherash ky datim na ndërmend edhe kujtesën për disa prej figurave të rëndësishme të tekstshkrimit.

Më 23 prill të vitit 1616 u nda nga kjo botë, Shekspiri dhe Garcilaso de la Vega, i mbiquajtur Inca dhe u përcoll për në banesëm e fundit Servantesi. Po këtë datë, më 23 prilli shënon lindje-vdekjet e shkrimtarëve, si Maurice Druon, K.Laxness, Vladimir Nabokov, Joseph Pla dhe Manuel Mejia Vallejo. Pikërisht ky cak kalendarik asht arsyeja, për të cilën është caktu nga Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s për t’i bërë homazh botëror librit dhe autorëve të tij, për të inkurajuar të rinjtë, që të zbulojnë kënaqësinë e të lexuarit, si edhe për të respektuar kontributin e pazëvendësueshëm, që kanë dhënë krijuesit për progresin social dhe atë kulturor nëpërmjet krijimeve të tyre. Megjithëse, sipas Jacob Grim “Është dëshpëruese të shkruash për një publik që nuk lexon!”, ne ndjejmë se kemi ende obligimin ta trajtojmë librin si predikuesin e dijes e kremtimit të kësaj dite, si një kushtrim qi përbashkon mendjet dhe vullnesat në të drejtën për të besuar se libri është udhërrëfyes i pagabueshëm, është caku i një kontakti mrekullues me dijen.

Tags: Albert VatajArtArtiAutorëEstetikeLeximiLibrinovelëPoeziProzeRomanShkolleTregimVjershe
Previous Post

Piktori me famë botërore, Ibrahim Kodra, një prej firmëtarëve të krenarisë shqiptare

Next Post

Libri nuk është gjithçka në jetë, por gjithçka që na lejon të ndjehemi krenar, e kemi të mëkuar prej bujarisë së tij

Next Post

Libri nuk është gjithçka në jetë, por gjithçka që na lejon të ndjehemi krenar, e kemi të mëkuar prej bujarisë së tij

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj