Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Esse

Caqet e njeriut dhe shkrimtarit te Ismail Kadare, ngadhnjyesit të epokave dhe mendësive

January 28, 2021
in Esse, Të përzgjedhurat
Caqet e njeriut dhe shkrimtarit te Ismail Kadare, ngadhnjyesit të epokave dhe mendësive
227
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Më 28 janar të vitit 1936 u lind në Gjirokastër, Ismail Kadare. Ai është një nga përsonalitetet më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar, figura më përfaqësuese e integritetit tonë europian. Edhe pse ndaj tij nuk kanë reshtur një armatë e tërë baltëhedhësish, sërish ai ofron veprën si provë e pafajësisë, si dëshmi e një nevoje për kthjellim.

Ky korife vazhdon të mbetet qëndrestar  nën një mal akuzash dhe sharjesh nga më të flligtat, çlirimesh të mbartura zehri dhe helmi që ndërsehen mbi të pareshtur. Ai edhe sot pas kaq vitesh mban mbi supe peshën e moshës dhe përballjes me ata që shamatojnë e çuçurisin, kërcëllijnë dhëmbët e zgurdullojnë sytë, ngjyjnë gjuhën në zehër dhe ndërsejnë një lukuni hijenash. Më gurin e rëndë të inateve, që i marrin me vete kudo ku shkojnë, ata mprehin thonjtë e rreken të çjerrin taftin shndritës të famës që e fillëron atë si një breror mbi krye. Duket se hera-herës, ai, Ismail Kadare nuk i dëgjon, por piskama e tyre është frymë, është gjendje, është ajër që i vihet nga pas duke ia përshkuar me trazim gjithkund udhën që ai heq. Një luftë e “viktimave” të komunizmit apo një makth ziliqarësh e zullumqarësh, ende nuk dihet se çfarë e përbën në të vërtetë këtë masë tumorale që i është ngjitur shtatores së gjallë të këtij shqiptari dalzotës.

Asnjë përfaqësues i botës shpirtërore shqiptare nuk është sulmuar më shumë se ai. As vetë e keqja nuk ka gjetur zelltarë më të përkushtuar. Të gjithë, të gjithë ata që kanë zgjedhur të mos e adhurojnë, e urrejnë për vdekje. Aq mllef dhe inat, aq helm dhe neveri, sa ç’është ndërsyer ndaj tij, nuk mund të ishte privilegj i asnjë demoni. Me ose pa arsye, mes tyre ka gjithnjë një ndasi vrastare, një hendek të thellë që përpin gjithçka. Ç’nuk kanë thënë për të dhe gjithë ky gojim ligan ka përzier të vërtetat që e bëjnë atë më faj, me gënjeshtrat dhe xhelozitë, me trillimet dhe legjendat urbane, me keqkuptimet dhe keqinterpretimet, aq sa edhe sot do ta ketë të pamundur dikush të ndaj tek ai mëkatarin me të devotshmin, grurin nga egjra.

E donin të vdekur, sepse vetëm ashtu ai mund të lante gjynahet, ligësitë që e lidhin me Kadrenë njeri dhe Kadarenë shkrimtar, me Kadarenë, të përkëdhelurin e diktatorit me Kadarenë, Kadarenë si përfaqësues i Realizmit Socialist dhe Kadarenë si pena më përfaqësuese të lëtrave shqipe në botën e madhe.

Ai nuk ka pretenduar asnjëherë shenjtorin, por vepra e tij e ka shenjtëruar shqiptarinë dhe historinë tonë në gjithë doktrinat e mendimit letrat.

Gabimet dhe fajet që e penalizojnë, nuk mund ta dlirin për ta bërë atë të përkorë, por do të ishte asgjesuese dhe mjerane nëse zgjedhim linçimin dhe anatemimin e tij si heretik, pa mbajtur më parë atë çfarë i përket vlerave në të.

Ismail Kadare nuk është i pari e as fundit njeri, me të mirat dhe të këqijat rrethanore, që ka ardhur në historinë e letërsisë botërore, për të qenë edhe njeri edhe shkrimtar, për të qenë ana e ndritshme dhe e errët e një identiteti. Gjithashtu edhe kritikët, sulmuesit, refuzuesit, kundërshtuesit, urryesit, nemtarët, puritanët, ndoshta duke i parë gjërat më qartë, duke u përpjekur për të ndërtuar një marrëdhënie më të modertuar të mospranimit të Ismail Kadaresë njeri dhe Ismail Kadaresë shkrimtar, do ta kishin të mundur të çliroheshin nga ky makth, ti shpëtonin përndjekjes së amokut.

Ndoshta do të ishte më në interes të vetvetes të shikonim anën e ndritshem të këtij personazhi, atë kahje prej së cilës të marrim çfarë na intereson, çfarë është e jona, e pse jo dhe të drejtën e mburrjes nacionale, sepse jo për “fajin” tonë, tre janë emrat që na lidhin me njohjen si shqiptarë në botë, Skënderbeu, Nënë Tereza dhe Ismail Kadare.

Ndoshta nuk është kryekëput faji i tij nëse prirja jonë e brendshme është në qëmtimin e anës së errët të gjërave dhe ushqyerja prej tyre. Asnjëri prej nesh nuk ka pikuar nga qielli, as Ismail Kadare njeri, nuk e pretendon diçka të tillë edhe pse Ismail Kadaresë shkrimtar i rrethvjen një brerore fame që rreket ta mistifikojë atë.

Tags: Albert VatajIsmail Kadare
Previous Post

Jeta e vështirë e Wolfgang Amadeus Mozart, letra me të cilën ai i drejtohet mikut të tij, Johann Michael von Puchberg, për ti kërkuar borxh

Next Post

Anton Çehov, mjeku që u bë gjeniu i novelës ruse, vëzhguesi symprehtë dhe qëmtuesi sqim i shpërfaqjes rrëfyese

Next Post

Anton Çehov, mjeku që u bë gjeniu i novelës ruse, vëzhguesi symprehtë dhe qëmtuesi sqim i shpërfaqjes rrëfyese

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj