Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Pikturë

Sandro Botticelli dhe “Lindja e Venusit”, ardhja në dritë e Humanitas, alegoria e dashurisë, forca lëvizëse e Natyrës

December 7, 2017
in Pikturë, Të përzgjedhurat
850
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Lindja e Venusit, vepër e Sandro Botticelli-t, konservuar në Galleria degli Uffizi, Firence. Paganizmi u fut në artin rilindas si kundërvënie e botës hermetike dhe të mbyllur të mesjetës ku Zoti ishte fundi i gjithëçkaje. Qenia njerëzore në individualitetin dhe diversitetin e sajë do të ishte duke nisur që në këtë kohë objekti madhor i interesit të artistëve.

Piktura e Katërqintës është në një epokë eksperimentimi; pikturat e braktisin ngadalë dhe në mënyrë progresive ngurtësinë gotike dhe i afroheshin gjithmonë e më shumë realitetit. U shfaq natyra e portretizuar në sfondet e kompozimeve dhe u futën nudot artistike të figurave.

Piktorët më të shquar të kësaj epoke qenë: në Firence, Fra Angelico, Masaccio, Benozzo Gozzoli, Piero della Francesca, Filippo Lippi dhe Paolo Uccello; në Umbria, Pietro Perugino; në Padova, Andrea Mantegna; dhe, në Venecia, Giovanni Bellini. Por në krye të të gjithë këtyre u shqua Sandro Botticelli, autor i alegorive, Madonave delikate dhe argumenteve mitologjike. Stili i tij i ëmbël, shumë i kujdesshëm ndaj bukurisë dhe ndjeshmërisë femërore si dhe mbizotërimi i pikturës vizatimore, karakterizauan shkollën fiorentine të pikturës dhe të gjithë këtë epokë.

Këtij momenti, menjëherë më pas, i përket një nga veprat më të famshme të artistit dhe të Rilindjes italiane në përgjithësi, Lindja e Venusit, e datuar si dhe Pranvera, në harkun që shkon afërsisht nga viti 1477 deri në vitin 1485. Teoritë më të fundit i bëjnë praktikisht të dy veprat të të njëjtës kohë, edhe pse është e vështirë që Botticelli ti ketë konceptuar të dy pikturat brenda të njëjtit program figurativ, edhe për shkak të diferencave teknike dhe të stilit. Në të kundërt me Pranverën, Lindja e Venusit nuk është përmendur në inventaret mediçeas të vitit 1498, 1503 dhe 1516, por gjithmonë falë dëshmisë së Vasarit te Jetët dimë se gjendej në Vilën e Castello-s në vitin 1550, kur ai i pa dy veprat të ekspozuara së bashku në rezidencën rurale të degës kadete të familjes. Studimet më të fundit pohojnë se Pranëvera u pikturua për vilën e Lorenzo-s në rrethinat e Firences, por sugjerojnë se Lindja e Venusit u porosit për një vend dhe persont tjetër. Afër vitit 1499, të dyja ishin vendosur në Castello.

Për sa i përket interpretimit, skena përfaqëson çastin pak më parë atij të Pranëverës (Vendosja e Venusit në kopështin e Dashurisë), dmth. çastin pas lindjes nga shkuma e detit në brigjet e ishullit të Qipros, e shtyrë nga bashkimi i erërave të Zefirit dhe Auras, dhe e pritur nga një prej Horave që po i shtrin një mantel të çmuar me zbukurime lulesh. Shumë historian duket se bien dakord në lidhjen e ngushtë midis pikturës dhe një pasazhi të Stanza-ve të Agnolo Polizianos: rastësia gati absolute midis tregimit dhe pikturës do të konfirmonte që bëhet fjalë për një ilustrim lidhur me poemën e filozofit neoplatonik, me referimet implicite të idealeve mbi dashurinë që karakterizonin këtë rrymë të mendimit.

Lindja e Venusit duhej të ishte për më tepër ardhja në dritë e Humanitas, e kuptuar si alegoria e dashurisë, forca lëvizëse e Natyrës. Figura e perëndeshës, e paraqitur në pozën e Venus pudica (dmth. ndërsa mbulon lakuriqësinë e saj me duar dhe flokët e gjatë bjond), është personifikimi i Venusit qiellor, simbol i pastërtisë, thjeshtësisë dhe bukurisë pa zbukurime të shpirtit. Bëhet fjalë për një nga konceptet themelore të humanizmit neoplatonik, që rikthehet nën aspekte të ndryshme edhe në dy piktura të tjera të Botticelli-t të realizuara afërsisht në të njëjtën periudhë: Palada dhe centauri dhe Venusi dhe Marsi.

Kompozimi është skajshmërisht i balancuar dhe simetrik, vizatimi është bazuar në linjat elegante që krijojnë lojëra dekoruese sinuoze dhe të hijshme. Në çdo rast vëmendja ndaj vizatimit nuk arrin kurr në efekte pastërtisht dekoruese, por mban një prirje drejt volumetrisë, dhe përvijimit vërtetësor të materialeve të ndryshme, mbi të gjitha te veshjet shumë të lehta. Ngjyra e çelur dhe e qartë, e derivuar nga teknika e veçantë që imiton afreskun, i lan me dritë figurat, duke lartësuar pastërtinë penetruese të bukurisë. Akoma më shumë se te Pranëvera, hapësira e sfondit është e cekët, duke i bllokuar figurat në një pezullnajë magjike. Humbja progresive e vlerave prospektike e vendos këtë vepër pas Pranëverës, në një fazë ku “kriza” që përfshinë Firencen në fund të shekullit, është tashmë më shumë se kurr e nisur.

Tags: "Lindja e Venusit”Andrea Mantegna; dheBenozzo GozzoliFilippo Lippi dhe Paolo Uccello; në UmbriaFirenceFra AngelicoGalleria degli UffiziGiovanni BelliniMasaccionë VeneciaPiero della FrancescaPietro Perugino; në PadovaSandro Botticelli
Previous Post

Jozef Radi i përgjigjet “Pyetësorit të Prustit”: Heronjtë e mi të vërtetë në jetën e vërtetë, janë ata që luftojnë për të vërtetën

Next Post

Ludovica Albertoni, vejusha fisnike që u bë shenjtore, dhe Bernini, agoninë e saj pikëlluese e shndërroi në kryevepër

Next Post

Ludovica Albertoni, vejusha fisnike që u bë shenjtore, dhe Bernini, agoninë e saj pikëlluese e shndërroi në kryevepër

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj