Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Figura të ndrituna

Robert Elsie, një jetë që shuhet për të fikur një zë kushtrues të vlerave tona kombëtare

October 2, 2017
in Figura të ndrituna
161
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

“Me hidhërim të thellë njoftojmë vdekjen e parakohshme të Dr. Robert Elsie, më 2 tetor 2017 nga një sëmundje e rallë e neuroneve motorike”. Kështu njoftohet në faqen zyrtare të albanologut të mirënjohur gjermano-kanadezit, i cili për më shumë se 30 vite u përkushtua me e mish e me shpirtë për të promovur dhe mbrojtur çdo dëshmi dhe të vërtetë të traditës, kulturës, dokeve, zakoneve dhe historisë së shqiptarëve.  Shkrimtari, albanologu, përkthyesi dhe interpreti, Robert Elsie, ndërroi jetë në moshën 67 vjeçare duke lënë pas një vepër të vëllimshme dhe vlerëshumë. Ai ishte një emër i rëndësishëm dhe një zë i fuqishëm i albanologjisë. Materialet shkresore dhe ato fotografike, hulumtimet gjuhësore dhe historike, komentet dhe studimet, ishin një kontribut që qartësoi shumë momente që dendësia e mjegullave të kohës i kishte verbuar. Shkallmoi hamendësimet dhe sulmet denigruese të kohëpaskohëshme të armiqve historik të shqiptarëve, të cilët u përpoqën të tjetërsonin historinë, shpesh duke i dëmtuar seriozisht disa prej tyre. Ai erdhi për të treguar botës së qytetëruar mbi vlerat dhe atributet civilizuese të shqiptarëve. Kumtoi zëshëm për përkatësinë dhe vlerat europiane, për cilësitë dhe aspiratat e lartë të kësaj race vitale. I ndërkombëtarizoi dhe i mbrojti këto vlera në foltoret e botës së madhe duke i’u bashkuar armatës së albanologëve dhe historianëve, hulumtuesve dhe promovuesve, të cilët shkruan faqe të rëndësishme të veprës së tyre, faqe që mbeten kapituj potencues të njohjes dhe vlerësimit të shqiptarëve.

Më 15 maj 2013 Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi albanologut të shquar, Robert Elsie “Medaljen e Mirënjohjes” me motivacionin: “Një ndër albanologët më të shquar, me një vepër të gjërë dhe të thellë, që, përmes një pune plot pasion dhe profesionalizëm, për më shumë se tridhjet vjet, ka dhënë një kontribut të çmuar në promovimin  ndërkombëtar të kulturës, gjuhës, letërsisë dhe historisë së shqiptarëve”.

“Shqipëria nuk është më prapa hënës, është një pjesë dinamike e Europës, megjithatë në paraqitjen e kulturës shqiptare në botë dhe në lëvrim në fushën e albanologjisë ka ende shumë të bërë dhe shpresoj që do të vazhdoj të jap një kontribut të vogël” … është shprehur Elsie ndër të tjera në ceremoninë e organizuar.

Robert Elsie u lind lindi më 29 qershor 1950 në Vankuvër të Kanadasë. Studioi në Universitetin “British Columbia” për filologjinë klasike dhe gjuhësi dhe u diplomua në vitin1972.

Robert Elsie vazhdoi studimet e larta në Universitetin e Lirë të Berlinit Perëndimor, pastaj në “Ecole Pratique des Hautes Etudes” në Paris, në Institutin e Dublinit për Studime të Larta në Irlandë, dhe në Universitetin e Bonit, ku mbrojti doktoraturën për gjuhësi të krahasuar dhe keltologji më 1978.

Ai ka marrë pjesë në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Kosovë për vite me radhë. Pasi mësoi gjuhën shqipe dhe i thelloi njohuritë e tij në këtë gjuhë, Robert Elsie vendosi t’i kushtohej albanologjisë. Robert Elsie ishte autor i më shumë se gjashtëdhjetë librave si dhe të artikujve të shumtë, kryesisht në fushën e albanologjisë.

Robert Elsie ishte anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si dhe anëtar nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, tha se me vdekjen e Robert Elsiet, “u shua një nga mendjet më të ndritura albanologjike. Robert Elsie ka lënë një trashëgimi të pasur si historian i letërsisë. Ai, me shumë studime dhe libra, e afirmoi kulturën dhe letërsinë shqipe në përmasa botërore”.

Me vdekjen e këtij personaliteti të rëndësishëm, albanologjia dhe çdo interes promovimesh të vlerave të gjithëkohëshme të shqiptarëve pëson një krisje të thellë, ndalet në mes një udhë e mbushur përplot përkushtim dhe zell. Karriera e tij hulumtuese, promovuese dhe lartësuese ishte nga kontributet më të vyera që ky personazh dha në të tashmen e njohjes dhe vlerësimit të aseteve identitare dhe historike, me të cilat shiqiptarët janë përfaqësuar dhe krenohen gjeneratat.  Se sa e deshi kulturën dhe gjuhën shqipe, se sa i çmoi dhe i vlerësoi shqiptarët, Dr. Robert Elsie, kjo mund të dëshifrohet askund më mirë dhe më zëkulmues se në amanetin e tij, i cili ishte që ai të prehet në këtë tokë, në tokën e shqiptarëve.

E pafundme të qoftë udha e përjetësisë, Dr. Robërt Elsie! I përgjithmonshëm qoftë zëri yt në ëndjen tonë për t’u njohur me të shkuarën e largët, atë të mëvonshmen dhe të afërtën. Puna dhe kontributi yt paçin uratën e shpirtave dhe shenjtërive të atyre vullneteve, zelleve dhe përkushtimeve që lanë gjurmë që ne sot e i shohim në saj të kontributit dhe punës tënde të pareshtur. U shpërblefsh me parajsë, mik i çmuar i shqipes dhe shqiptarëve.

Previous Post

Lulja që ju sjell fat sipas shenjës së horoskopit, ndoshta dhe lulja që ju pëlqen më shumë nga të gjitha

Next Post

Dëshira e një kukulle: Ky do të isha, kështu do të jetoja, nëse Zoti do të ma jepte edhe një copëz jetë

Next Post

Dëshira e një kukulle: Ky do të isha, kështu do të jetoja, nëse Zoti do të ma jepte edhe një copëz jetë

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj