Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Dashuri

Çfarë na mëson Kiromacia? Bashkoni duart dhe mësoni mbi profilin dashuror dhe karakterin e partnerit tuaj

September 12, 2017
in Dashuri, Të përzgjedhurat
317
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Kiromanci është një praktikë e lashtë që karakterizohet si aftësia për të treguar të ardhmen e dikujt nëpërmjet studimit të pëllëmbë së dorës. Kiromancia është e njohur dhe praktikohet në mbarë botën duke shfrytëzuar përvojën e besueshmërisë që vjen nga aftësia për të lexuar vijat e dorës, jo thjeshtë duke e vendosur ligjërimin mbi logjikën e retorikës së supersticionit, por mbi faktin. Kontaktet e njeriut me këtë lexues të fatit, personalitetit dhe karakteristikave veçuese të individit, datojnë që nga qytetërimi hindu. Përdorimi i kohëpaskoshëm e ka pasuruar me elementë specifik, duke bërë që kiromacia të jetë paraprirësi e të gjithë praktikave të leximit të tërësisë jetësore të një idnividi.

Pëllëmba e njeriut ka një numër linjash të veçanta. Secila prej tyre është unike dhe ka një kuptim dhe fsheh sekretin e kuptimsisë për të deshifruar atë që gjithnjë e ka nxitur njeriun, e panjohura. Një nga linja më të rëndësishme është vija e zemrës, e njohur ndryshe si vija e dashurisë.

Kiromacia, shkenca që merret me trajtimin e ç’kodimit të të fshehtave që strukin vijat e pëllëmbës së dorës, ofron një mundësi më të plotë të leximit, duke bërë bashkimin e dy duarve. Bashkimi i dy pëllëmbëve dhe ndjekja e vijave të zemrës, mënyra se si ata lidhen njëra me tjetrën, tregon nëse ju jeni apo nuk jeni të zgjedhurit për të trajtuar dashurinë si thelbësore të jetës. Leximi i vijës së zemrës përmes bashkimit të pëllëmbëve tregon gjithashtu nëse jeta juaj sentimentale dhe predispozita emocionale janë të thjeshta apo të komplikuara.

Lexuesit e dorës gjetën vijën e dashurisë dhe deshifruan opsionet e mundshme të karakterit dhe predispozitës dashurore të personit. Janë tri kategori, janë tri ndarje, janë tre identitete të ndryshme, është një definicion i pritshmërisë që vjen nga ky tregues.

Kur bashkoni pëllmbët njëra me tjetrën dhe vijat e zemrës janë në të njëjtin nivel

Nëse partneri juaj i ka vijat e dashurisë në të njëjtin nivel, jeni me fat: ai ka qëllime serioze dhe preferon marrëdhëniet konstante. Ai është racional dhe një person i ndjeshëm dhe me një karakter të butë.

Këta individë e marrin dashurinë shumë serioze dhe preferojnë të jetë në marrëdhënie të vazhdueshme dhe afat-gjatë. Ata nuk kanë frikë për kohën, energjinë dhe përkushtimin që një marrëdhënie e vërtetë do të marrin, më shumë se gadishmërinë për t’u përfshirë në një luftë për diçka që ata të ndjehen të fuqishëm në lidhje. Shumë nga këta persona që kanë këtë karakteristikë dhe që i veçon nga të tjerët, është  racionaliteti, nuk i frikëson rutina, madje e vlerësojnë rëndësinë e qëndrueshmërisë. Ata janë shumë të shqetësuar kur diçka ndryshon, sidomos në minutën e fundit.

Kur vija e dorën së majtë është më e ulët se vija e zemrës së dorës së djathtë

Ky person preferon një partner më të vjetër dhe është më i zgjuar sesa vjetët që i ka. Personi që ka këtë veçanti vijave është i mirë në dashuri, romantik dhe i pavarur nga rregullat shoqërore.

Këta njerëz janë shpirtra të prirur nga e vjetra. Duket sikur ata kanë nevojë për më shumë përkujdesje dhe vlerësim. Gjithnjë kërkojnë të jenë të mbrojtur nga një aureolë që sigurohet përmes personit që ka vite më shumë, dhe pagabueshmërinë e eksperiencës.  Ata nuk janë identitete që joshen dhe e gjejnë veten të përfshirë nga tendencat e shoqërisë moderne. Edhe nëse u duhet të shtiren nga rrethanat, ata thjeshtë bëhen keq, ndjehen ngusht në nën maskën që u merr frymën. Dallohen për karaktere që priren nga rregulla dhe norma që i përkasin të shkuarës. Nuk i shqetëson të qenit konservator, përkundrazi kjo i bën ata më të ekuilibruar dhe më vendosur. Ata janë shumë intuitivë dhe gjithçka në marrëdhënie me realitetin dhe me njerëzit i përcaktojnë përmes kësaj shqise, e cila ndonjëherë mund të jetë edhe zhgënjyese. Në jetën e tyre nuk ka të papritura. Gjithçka është e parashikuar dhe gjithnjë ata i gjen të parapërgatitur. Edhe befasitë e jetës ata nuk është se i nënshtron lehtë.

Kur vija e zemrës së dorës së majtë është më e lartë se vija e zemrës së dorës së djathtë

Ky person nuk ka për qëllim të ketë marrëdhënie serioze dhe nuk mendon se dashuria është arsyeja e lumturisë në jetë. Ndoshta kemi të bëjmë me një individ që gjithçka të tijën e lidh me rastësoren. Ai është i prerë për aventura. Gjithçka e momentit e lidh vetëm me të atypëratyshmen  dhe pastaj vjen diçka tjetër. E shkuara është thjeshtë një përvojë, një pjesë e kujtesës për të cilën nuk e vrasin mendjen. Ata janë të tërhequr nga persona ekstremisht të ndryshëm nga vetja. Ndoshta një nevojë për të gjetur polin e kundër të tërheqjes magnetike i bën ata të fuqishëm në lidhje, e cila nuk ka rëndësi në kohëzgjatje.

Gjithsesi kur ky person i përcaktuar nga kjo veçori e vendosjes së vijave të zemrës në bashkimin e dy pëllëmbëve, vendos më në fund të zgjedh dikë për jetën, ai i cili do të jetë partner i tij, domosdoshmërish duhet të jetë në moshë dhe i një përkatësie jo e afërt me të tijën, kryesisht të jetë i një nacionaliteti të huaj. Ky person dashuron me sytë e tij dhe ka vetëbesim.

 

Tags: DashuriaDoresFatiKarakteriKiromasiaMarrëdhënietPersonalitetiVijat
Previous Post

Jan disa produket që nuk skadojnë kurrë, mjafton që ata të ruhen në ambiente të përshtatshme si; larg lagështisë apo dritës së diellit

Next Post

Kush janë 5 shenjat e horoskopit që nuk janë të disponueshme me kohë të plotë për punët e shtëpisë?

Next Post

Kush janë 5 shenjat e horoskopit që nuk janë të disponueshme me kohë të plotë për punët e shtëpisë?

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj