Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Pikturë

Seks, ndjenja, dëshira, dëshpërime dhe epshet e parezistueshme në pikturat e Gustav Klimt

June 25, 2017
in Pikturë
458
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Ai guxoi si pakkush tjetër i kohës së tij të shprehej hapur dhe duke bërë këtë të demonstronte publikisht, me artin e tij të jshtëzakonshëm, atë që shumë të tjerë para tij, por edhe ai, do ta paguanin me një çmim të konsiderueshëm. Gustav Klimt, futi seksin, ndjenjën, epshin, dëshpërimin dhe thyerjen, në tablo si në një kuadër dëshmimi, ligjërimi i të cilit të mbushte zëshëm boshin që krijonte grryerja e stepjeve dhe ndalimeve, kritikës çjerrëse dhe anatemës. Ai guxoi dhe u desh të paguante me leçitje, me dëbim si një heretik. Për çfarë? Për atë që më shumë se një akt krijimi, ishte vetë filozofia e shpirtit të kohës. Atij ngulmi që ai i dha zë, i dha trajtë, i dha ngjyrë, i dha frymën, prej frymëmarrjes së tij të epur lirie dhe përjetimi. E udhërrëfeu, i dha kahje, atij gufimi që zoritshëm kërkonte të shpërthente përmes atyre sythesh që bënë pranverat e ndijimeve të vegjetonin harbueshëm.

Koha, por jo vetëm ajo, edhe artdashësit, ajo pjesë e mbetur ende e lidhur në shpërgenjt e puritanizmit, e paragjykuan, për asgjë tjetër, vetëm për atë, për të cilën ai është sot i jashtëzakonshëm, i paaritshëm, një gjeni.

Vepra më e famshme e piktorit austriak, “Puthja” është një ndër më të “kopjuarat” dhe mund ta gjesh nëpër mure shkollash, zyrash, teatrosh, lokalesh dhe shtëpish sigurisht. Po cili është sekreti i Klimt që e ka bërë këtë vepër të tij kaq popullore? Pikturat e Klimt janë ndër më të shtrenjtat në botë. Nëpër ankande, vlera e tyre shkon me miliona. E ndërkohë, shpesh në qendër të tyre janë objekte krejtësisht të thjeshta duke filluar që nga vazo, mbajtëset e pecetave apo gjëra të tjera të tilla. Një nga punët e tij “Portreti i Adele Bloch-Bauer” ka në qendër të saj një grua shumë të bukur e sjellë në telajo përmes stilit tipik të Klimt. Dhe ky është një stil i pangatërrueshëm, unik, që çuditërisht ka fituar një popullaritet të gjerë aq sa për të qenë “trendy” në çdo kohë dhe në çdo vend. Sipas disa specialistëve të artit, popullariteti i tij është falë të qenët një piktor shumë pararojë, një piktor që guxoi në një epokë shumë konservatore të eksperimentonte me ngjyrat dhe me format dhe nga ana tjetër përmes kësaj mjeshtërie eksperimentale të vendoste në qendër të veprave të tij subjekte që janë shumë të zakonshme, të jetës së përditshme, po të dhëna në një formë të re dhe të pranueshme nga syri dhe ndjesia artistike e njeriut. “Klimt ka një joshje të jashtëzakonshme dhe njerëzit reagojnë ndaj saj në mënyrë instiktive dhe menjëherë. Ai e çon pikturën e tij në prag të abstragimit, por e bën këtë duke ruajtur edhe balancat mes reales dhe joreales. Mes abstraktes që ka në mendje dhe konkretes që ka ai dhe të gjithë të tjerët para syve në jetën e përditshme. Por në punët e tij ka edhe një ndjesi lirie, pakufijshmërie që karakterizon çdo krijim. Klimt ishte anëtar i lëvizjes që quhej “Cesesuin”, një grup artistësh vjenezë që kërkonte që të sfidonte rixhiditetin e pikturave austriake në përgjithësi, në atë kohë. Qëllimi i tyre kryesor ishte që të bënin bashkë shumë lloje të ndryshme, zhanre të ndryshme arti në një lëvizje të madhe të përbashkët atë që u quajt “Gesamtkunstëerk”. Ishte një lëvizje që më pas pati një ndikim jo të vogël edhe në artin e Britanisë së Madhe të asaj periudhe me veprat karakteristike të Charles Rennie Macintosh, stili dekorativ i të cilit arriti që të kishte një audiencë maksimale. Shoqja e ngushtë e Klimt dhe me sa thuhet edhe e dashura e tij, Emilie Floege ishte e përfshirë në lëvizje në rolin e stilistes dhe më pas u bë një nga stilistet dhe rrobaqepëset më të mëdha dhe më të famshme të Vjenës së asaj periudhe. Puna e saj thuhet se ka ndikuar edhe në tekstilet me të cilat janë krijuar shumë punë të Klimt, ndër të cilat edhe e famshmja e tij, “The Kiss”. Kjo grua ishte vetëm një nga të dashurat e shumta të artistit. Edhe pse ai njihej si një njeri me reputacion prej të ndrojturi, ai dashuroi shumë gra në jetën e tij dhe pas vitit 1990 i përdorte në mënyrë të vazhdueshme si modele të tija. Dhe bëhet fjalë për piktura kryesisht nudo dhe erotike në të cilat ai nënvizonte me të madhe sensualitetin e tyre dhe seksin. Dhe ndërkohë, karakteristikë e përbashkët është se ato e shihnin “publikun” me një vështrim shumë provokues. Kanë qenë për kohën imazhe shumë kontroversiale, por kishin një joshje dhe një sensibilitet të ri dhe të ndryshëm nga pikturat e mëparshme dhe ishin një celebrim i seksualitetit, i atij sensualiteti që sapo kishte nisur që të shfaqej në atë periudhë në Austri. Dhe ishte pikërisht kjo përshfaqje sensualiteti që u shndërrua edhe në “fushëbetejën” e një tjetër njeriu të famshëm austriak, Sigmund Freud. Në vitin 1905 ai publikoi tre ese në lidhje me teorinë e seksualitetit, një libër që përbënte një sfidë të madhe dhe të thellë në këtë fushë. Sikurse edhe Freud, edhe Klimt donte që të vendoste seksualitetin në sferën publike. Por në vitin 1903 ai u detyrua që të hiqte një nga pikturat e tij “Shpresa” nga retrospektiva e lëvizjes “Cecesion” ishte një pikturë në qendër të së cilës ishte një grua e zhveshur shtatzënë, e cila kishte një vështrim gati të paturpshëm dhe që në fakt përbënte diçka shumë më përtej zakonit të vendit. Gjithsesi, askush si Klimt nuk arriti që të depërtonte dhe të shfaqte ndjenja, dëshira, dëshpërime e epshe në veprat e tij. Dhe për këtë e veçanërisht për gjithë sa tregoi për një epokë, ai vlerësohet edhe sot dhe mbetet i madh.

Tags: dëshiradëshpërime dhe epshet e parezistueshme në pikturat e Gustav KlimtNdjenjaSeks
Previous Post

Cilat janë 10 piratet femra më të famshme dhe më mahnitëse të historisë së terrorit të deteve?

Next Post

Përmasat botërore të figurës së Dora D’Istrias dhe origjina e saj e pamohueshme shqiptare

Next Post

Përmasat botërore të figurës së Dora D’Istrias dhe origjina e saj e pamohueshme shqiptare

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj