Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Muzikë

Gioachino Rossini, njeriu që përmbysi rregullat e operës italiane, virtuoz i kuzhinës që la gjurmë edhe në gastronomi

November 13, 2025
in Muzikë, Nga jeta e korifejve
1.1k
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Gioachino Rossini u lind më 29 shkurt 1792 në Pesaro, në një familje që e kishte muzikën pjesë të pandashme të jetës së përditshme, i ati ishte trombonist në orkestrën lokale, ndërsa e ëma një këngëtare me zë të dalluar. Qysh fëmijë, Rossini u rrit mes partiturave, instrumenteve dhe zhurmës së provave orkestrale, një mjedis që do të ushqente intuitën e tij të jashtëzakonshme muzikore. Nuk është rastësi që në moshën vetëm 13-vjeçare ai prezantoi operën e tij të parë, duke dëshmuar një maturi kompozicionale që tejkalonte moshën dhe përvojën e tij.

Gjatë viteve 1815–1823, një periudhë që shpesh cilësohet si “më e arta” e krijimtarisë së tij, Rossini arriti një ritëm të pabesueshëm pune: 20 opera në vetëm tetë vite. Mes tyre shquhen kryevepra që sot janë themel i repertorit botëror operistik, si Il barbiere di Siviglia (“Berberi i Seviljes”), një model i komedisë muzikore perfekte; La gazza ladra (“Harabela hajdute”) me hyrjen e saj madhështore marshuese; dhe Guillaume Tell (“William Tell”), opera e tij e fundit dhe më monumentalja. Pikërisht në këtë periudhë ai kompozoi edhe Otello, vepra që shënon kulmin e ambicies së tij dramatike dhe aftësinë për ta shpërfaqur tragjedinë shekspiriane në gjuhën e gjenisë muzikore.

Megjithatë, në moshën 37-vjeçare, krejt papritur dhe ende në apogjeun e famës, Rossini vendosi të tërhiqej nga jeta skenike. Arsyeja ka mbetur mister për shumë studiues: disa e lidhen me lodhjen, të tjerë me sëmundjet apo me mosmarrëveshje institucionale. Por përtej supozimeve, e vërteta është se Rossini nuk reshti së krijuari: ai vazhdoi të kompozonte muzikë kishtare, pjesë të dhomës, këngë të rafinuara dhe madje edhe miniatura plot humor, që ai i quante Péchés de vieillesse, “mëkatet e pleqërisë”.

Në vitet e fundit të jetës, të cilat i kaloi në Francë, Rossini u shfaq i njëjti person kompleks dhe plot dritëhije, një artist i admiruar, një mikpritës i shquar në salonet pariziane, dhe, veçanërisht, një kuzhinier pasionant. Dashuria e tij për gatimin ishte e njohur kudo; ai krijonte receta origjinale, eksperimentonte me shije të reja dhe kërkonte me këmbëngulje perfeksion gastronomik, po aq sa kërkonte perfeksion muzikor.

Nga kjo pasion për ushqimin lindi edhe një episod humoristik, i cili tregon shumë për karakterin e tij. Thuhet se, një ditë, teksa po blinte përbërës për një recetë të re, ai u përplas në një diskutim me shitësin e makaronave. Shitësi po këmbëngulte t’i shiste makarona gjenoveze, ndërsa Rossini kërkonte napolitane. Më vonë, kur shitësit i treguan se kë kishte pasur përballë, ai u përgjigj me fjalët e famshme:

“Nuk e njoh mirë këtë Rossinin, por nëse ai njeh muzikën po aq mirë saç njeh makaronat e tij, duhet të krijojë me të vërtetë gjëra të bukura.”

Rossini, me humorin e tij të natyrshëm, e quajti këtë një nga komplimentet më të bukura që kishte marrë ndonjëherë, një vlerësim që e preku më shumë se gjithë lavdet e tribunave operistike.

Ky ishte Gioachino Rossini: mjeshtër i papërsëritshëm i Berberit të Seviljes, njeriu që përmbysi rregullat e operës italiane, virtuoz i kuzhinës që la gjurmë edhe në gastronomi, dhe mbi të gjitha një personalitet i çiltër, i gjallë, plot shpirt dhe ironi. Jeta e tij është dëshmi se gjenia nuk kufizohet në një fushë të vetme: ajo gjen mënyra për të shpërthyer kudo ku ka pasion, bukuri dhe shije për të jetuar.

Rossini vuajti nga probleme shëndetësore në vitet e tij të fundit, duke përfshirë një goditje në tru ose një fatkeqësi të ngjashme në vitin 1866; ai vdiq në Paris më 13 nëntor 1868. Ai u varros në varrezat Père Lachaise në kryeqytetin francez. Rossini la një pjesë bujare të pasurisë së tij të madhe në qytetin e tij të lindjes, Pesaro, me udhëzimet që ajo të përdorej për të financuar një konservator dhe një shtëpi për muzikantët në pension. Në vitin 1887, eshtrat e Rossinit u zhvendosën në kishën Santa Croce të Firences.

Puna e Rossinit ndikoi në treshen e kompozitorëve italianë të operës që ndoqën menjëherë pas tij: Gaetano Donizetti (1797-1848), Vincenzo Bellini (1801-1835) dhe Giuseppe Verdi. Rossini i kishte ndihmuar shumë karrierat e dy të parëve duke promovuar veprat e tyre në Théâtre Italien. Rossini ndikoi gjithashtu në shumë kompozitorë spanjollë të zarzuela-s dhe shkrimtarë francezë të operës komike, veçanërisht François-Adrien Boieldieu (1775-1834). Ndërsa Rossini u tërhoq nga syri i publikut, spektakli i tij madhështor në William Tell vazhdoi të frymëzonte Giacomo Meyerbeer (1791-1864) për të ripërcaktuar zhanrin e operës dhe për të ofruar shfaqje të pangopura në skenën publike në një shkallë gjithnjë e më të madhe. Vala e re e kompozitorëve të operës u ndërtua mbi shumë inovacione muzikore të Rossinit dhe u zhvillua në një epokë të re të muzikës romantike me komplote gjithnjë e më realiste, por shpesh tragjike.

Nga jeta e kompozitorit

 

*** Për çapkënllëqet e tij Rossinin e vogël e dërguan të punonte te një kovaç për t’i fryrë gjyrykut.

– E megjithatë, – u thoshte atyre që e ngacmonin, – ajo punë më ka ndihmuar shumë në punën time si muzikant.

 

*** Më 1852 Rossini shkoi për herë të parë në Paris. Atje i bëri vizitë një shokut të vjetër të shkollës, të cilin e gjeti mjaft të shqetësuar për të vëllain që shkonte ushtar. Po të kishte mundësi të paguante, ai mund të shpëtonte nga ushtria.

– Organizo një koncert për të, – i tha Rossini.

– Vetëm në qoftë se më ndihmon ti duke më shoqëruar në piano, – i tha miku nga Parisi, – ndryshe nuk do të arrij të marr as shpenzimet e koncertit.

Gioachino Rossini pranoi të merrte pjesë në këtë koncert. Ishte hera e parë që kompozitori i famshëm paraqitej para publikut të Parisit. Kjo bëri që shuma e mbledhur të ishte mjaft e madhe.

Kur miku i tij e kujtonte këtë sjellje të Rossinit i mbusheshin sytë me lotë.

 

*** Princi Karafa, autor i shtatëmbëdhjetë veprave teatrale, shihte se kur viheshin në skenë operat e Rossinit suksesi i rrëshqiste nga duart.

– Sa me fat është ai Rossini – thoshte Karafa, – nuk ka talent dhe ka gjithnjë sukses të madh. Kurse Rossini thoshte:

– Oh sa gjynah! Karafa ka një talent të madh, po ç’e do gjithnjë dështon. Një ironi si kundërpërgjigje e asaj smire.

 

*** Një natë të ftohtë dimri, ashtu i futur në shtrat, Rossini po shkruante një duet. Në këtë kohë një fletë i ra përtokë.

Nga që kishte ftohtë nuk lëvizi nga krevati për të marrë fletën, por shkroi edhe një duet tjetër. Ai thoshte se për një muzikant plot frymëzim nuk ia vlen të ngrihet për një duet. Pasi e kompozoi duetin tjetër i erdhi një shok në dhomë dhe i dha fletën që kishte rënë përtokë. Rossini i këndoi të dy duetet dhe i tha mikut që të zgjidhte atë me të mirin.

 

*** Gjithë Roma ishte mbushur me shpallje, për veprën e famshme, “Berberin e Serviljes”, kurse Rossini nuk kishte shkruar as një notë. Ai rrinte në një hotel së bashku me këngëtarët kryesorë që do të këndonin operën që ai ende nuk e kishte shkruar. Pesëmbëdhjetë ditë e ndanin nga dita e shfaqjes dhe Rossini nuk po vendoste të shkruante operën. Në një çast iu vu punës nga mëngjesi në mbrëmje. Ai bëri aq shumë zhurmë dhe rrëmujë saqë shumë shpejt në hotel nuk mbeti njeri. Edhe natën ai nuk la njeri që të mbyllte sy. Një ditë këngëtarët u paraqitën te Rossini për të protestuar, sepse rrinin atje prej kaq kohësh duke pritur operan e tij. Rossini i la të flisnin, pastaj u shpërndau fletë të ndryshme muzike dhe u tha:

– Ja pjesët tuaja.

Ato ishin notat e pavdekshme të kryeveprës botërore, “Berberit të Serviljes” që u shkruan në pak ditë për të mbetur monument operistik në historinë e artit.

 

*** Kur u dha shfaqja e “Otellos” së Rossinit, e cila pati shumë sukses, një anglez i’u lut mjeshtrit, që t’i jepte pelerinën e kaltër, që kishte sjellë me vete atë natë dhe ai do t’i paguante njëqind sterlina. Rossini ia dha pelerinën nëpërmjet shokut të tij dhe të njëqind sterlinat u’a dhuroi pjesëtarëve të korit.

 

*** Gioachino Rossini e adhuronte shumë Moxartin. Mbas partiturës së “Don Zhuanit” ai shkroi: “Shkrim i shenjtë”.

Kur i dha mikut të vet portretin e mjeshtrit, shkroi poshtë:

“Po ju jap një portret të Moxartit. Hiqni kapelën, ashtu sikurse bëj edhe unë përpara mjeshtrit të mjeshtërve”.

Poshtë një fotografie tjetër Gioachino Rossini shkroi për Wolfgang Amadeus Mozart: “Ai qe admirimi i rinisë sime, dëshpërimi i viteve të pjekurisë dhe ngushëllimi i kohës së pleqërisë”.

Ministrit Guizo, Rosini i tha:

– Për mua Ludwig van Beethoven është i pari i të gjithëve, por Moxarti është i vetmi.

* Gioachino Rossini punonte me zell dhe shumë dhe pasion shumë të madh për krijimet e tij. Kur kishte frymëzimin krijues asgjë nuk e pengonte.

“Vilhelm Teli”, – shkruante ai, është kompozua brenda pesë muajve, kur gjuante peshk në bregun e një kënete. Skena e përbetimit u skicua një mëngjes duke peshkuar, kur një krap i madh i mori peshkatarit grepin. “Cenerentola” u kompozua në mes të një grumbulli të madh miqsh që bisedonin me zë të lartë.

– Vazhoni ju lutem, – thoshte Rossini, – vazhdoni të flisni, në qoftë se ju do të ikni atëherë mirupafshim frymëzim.

 

*** Njërit që po lavdëronte “Vilhelm Telin” Gioachino Rossini i’u përgjigj:

– Lëre “Vilhelm Telin”, mos e përmend, se si ajo oper mund të shkruajë kushdo, por një “Berber Sevilje” nuk do të mund të shkruajë asnjë, as edhe zoti vetë.

 

*** Një prej trilleve të mjeshtrit të madh, Gioachino Rossini, ishte se nuk donte të shkelte në tren dhe në anije me avull. Karroca me kuaj ishte i vetmi mjet me të cilin ai udhëtonte.

Megjithatë pranë shtëpisë së Rossini kalonte një linjë hekurudhore, ku mbi njëqind herë në ditë lokomotivat kalonin para dritares së tij duke lëshuar fishkëllima shurdhuese dhe gjëmim shkundullitës.

 

*** Shpesh Gioachino Rossini i merrte motivet nga operat e tij të mëparshme. Në operën “Otello” pas fillimit të marshit funebër që përcjell Desdemonën në varr një mik i tha:

– Ky është motivi i shpifjes te Berberi!

– Po mirë, ku është e keqja? – u përgjigj Rosini, – Desdemona a nuk vdiq nga shpifjet?

 

*** Kur po vihej në skenë “Tankredi”, një këngëtare kapriçoze i tha mjeshtrit se kavatina e ‘saj nuk i pëlqente dhe se ai duhet të shkruante një tjetër. Dhe Rossini i tha:

– Në djall të venë këngëtarët. Pastaj u kthye në shtëpi më humor të prishur. Atij shërbëtori i tha se do të hidhte orizin në tenxhere por mjeshtri donte që zierja të mos zgjaste më shumë se pesë minuta. Ndërkohë Rossini hoqi pallton e madhe, u ul në piano dhe kompozoi kavatinën për këngëtaren kapriçioze përpara se shërbëtori t’i sillte orizin në tryezë. Kështu Rossini përfundoi kavatinën e dëgjuar: “me shumë të rrahura zemre”, e cila u quajt prej tij edhe “arja e orizit”.

***Rosini i kishte borxh një peshkshitësi por nuk kishte që ta shlyente. Peshkshitësi i tha Rossinit se kishte shkruar një poezi dhe do të shlyhej me të në qoftë se do ta vinte në muzikë.

– O ç’ide origjinale, – thirri Rossini, – ma jep poezinë.

Pastaj i muzikoi vargjet të cilat më vonë i futi në operën e tij: “Laraska vjedhacake”.

 

***Mbreti i Portugalisë, që i binte violinçelit, luajti me veglën e tij përpara kompozitorit. Kur monarku mbaroi e pyeti Rossinin:

– Hë, si t’u duk?

– M’u duk, – i tha Rossini – se për një mbret nuk ishte keq. Por për aq sa ata bëjnë nuk duhet t’i japin kujt llogari.

 

*** Një mbret iu lut Gioachino Rossinit që t’i jepte mësime në harmoni. Kur nxënësi me kurorë mbreti i solli Rossinit ushtrimet që kishte bërë i kërkoi mendimin e tij. Ai nuk i vuri re shumë gabimet dhe i tha: – Është bërë si prej mbreti.

 

*** Më 1864 një baron shumë i pasur i dërgoi Rosinit si dhuratë pak rrush nga vreshta e tij më e mirë. Mjeshtri i shkroi:

“Faleminderit, rrushi juaj ishte shumë i mirë, por nuk më pëlqen ta pi verën me pilulë”.

Atëherë baroni i dërgoi një arkë të madhe me rrush.

 

*** Një njeri i pasur e pyeti Rossinin sesi një konservator si ai kishte mundur të gjente nota aq të forta revolucionare tek opera “Vilhelm Teli”.

Kur po kompozoja këtë operë, – u përgjigj ai, – ndjeva në vetvete me të vërtetë diçka që më ekzaltoi. Po të kishte shpërthyer revolucioni, do ta kisha marrë edhe unë pushkën në krah.

Tags: Episode nga jeta dhe vepra Gioachino Rossinikompozitorit të madh italianndër emrat më të spikatur të historisë operistike
Previous Post

OSHO: Seksi është pikënisja e energjisë së krijimit dhe mrekullimit. Njeriu e meriton të hyjë si “Zot” në tempullin hyjnor

Next Post

Nga Jul Çezari e Konstandini i Ilirisë te Flavius Aetius, 7 gjeneralët më të mëdhenj romakë

Next Post

Nga Jul Çezari e Konstandini i Ilirisë te Flavius Aetius, 7 gjeneralët më të mëdhenj romakë

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Kur lindi makina elektrike dhe kur erdhi ajo në të vërtetë?

Kur lindi makina elektrike dhe kur erdhi ajo në të vërtetë?

December 12, 2025
Ermira Ymeraj, zëshmëria e një ngulmimi për të shpërfaqur thelbin e miteve, strukturën e baladave dhe shpirtin e letërsisë shqiptare

Ermira Ymeraj, zëshmëria e një ngulmimi për të shpërfaqur thelbin e miteve, strukturën e baladave dhe shpirtin e letërsisë shqiptare

December 12, 2025
Hermann Hesse: Dashuria është dëshira e urtë, ajo nuk dëshiron asgjë vetëm të dashurojë

Hermann Hesse: Dashuria është dëshira e urtë, ajo nuk dëshiron asgjë vetëm të dashurojë

December 10, 2025
Lahuta, kushtrimi i palcës së shpirtit malësor, kumbimi i eposit të Kreshnikëve, ngjitet sot në altarin e UNESCO-s

Lahuta, kushtrimi i palcës së shpirtit malësor, kumbimi i eposit të Kreshnikëve, ngjitet sot në altarin e UNESCO-s

December 9, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj