Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Psikologji

Cilat janë frikërat që kërcënojnë qetësinë tonë shpirtërore dhe si mund t’i administrojmë ato?

May 16, 2017
in Psikologji
115
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Jeta jonë sa vjen dhe bëhet gjithnjë e më e pasigurt në një botë kapacitetesh sfiduese. Në gjithçka dhe gjithmonë jemi të kërcënuar, aq sa shpesh rrekemi të besojmë postulatin sipas të cilit "siguria është thjeshtë një iluzion".  Ajo që i bën shoqëri vetmisë sonë është frika nga gjithçka dhe gjithnjë. Napoleon Hill  në librin e saj “Mendo dhe pasurohu” përpiqet të krijojë një panoramë të gjëndjes në të cilën gjendet individi dhe përpiqet të qartësojë rrethanat dhe të ofrojë mundësinë e përballjes.

Njeriu është i mbërthyer në morsën shpirtrave të frikës, thotë ajo.

Bëni inventarin tuaj dhe zbuloni se sa prej këtyre shpirtrave jua kanë ndërprerë rrugën.

Para se të bëheni në gjendje që ta aplikoni me dobi çfarëdo pjese të kësaj filozofie, së pari duhet që mendja juaj në tërësi të jetë e përgatitur për këtë. Vetpërgatitja nuk është e rëndë. Fillon me njohjen, analizën dhe kuptueshmërinë e tre armiqve, e të cilët duheni t'i eliminoni – mëdyshjen, dyshimin dhe frikën.

Përderisa këto tri veti armike, ose ndonjëra prej tyre, gjenden në mendjen tuaj, shqisa e gjashtë s'do të veprojë. Anëtarët e këtij treshit në zë të keq janë të ndërlidhur ngushtë; aty ku gjendet njëri prej tyre, as dy të tjerët nuk mbeten aq larg.

Mëdyshja është mbështjellës i frikës!

Deri sa lexoni, mbani mend këtë gjë. Mëdyshja kristalizohet në dyshim, përzihet me të dhe prej kësaj lind frika!

Vet procesi i "përzierjes" është i ngadalshëm. Kjo është njëra prej arsyeve që këta tre armiq janë të rrezikshëm. Ata mbijnë dhe rriten përderisa ne as që e vërejmë praninë e tyre.

Pjesa e mbetur e kësaj kaptine e përshkruan qëllimin që duhet të arrihet para se kjo filozofi, si tërësi, të mund të zbatohet. Kjo, po ashtu, e analizon gjendjen që e solli një numër të madh të njerëzve në varfëri, dhe e sjell një të vërtetë që duhet ta kuptojnë të gjithë ata që donë të fitojnë pasuri, qoftë nëse ajo pasuri matet me para ose me gjendje të vetëdijes.

Kjo kaptinë ka për qëllim që të tregojë në shkaqet dhe medikamentet për gjashtë frikat kryesore. Para se të bëhemi në gjendje ta ngadhnjejmë armikun, së pari duhemi ta dimë emrin e tij, shprehitë e tij dhe vendin e banimit të tij. Deri sa lexoni, analizojeni me kujdes vetveten, dhe konstatoni se a ekziston brenda juve ndonjëra prej gjashtë frikave të zakonta.

Mos lejoni që t'ju mashtrojnë shprehitë e këtyre armiqve dinakë. Ndonjëherë ata fshihen në mendjen e nëndijshme, ku është vështirë të gjenden dhe më vështirë të eliminohen.

Gjashtë frikat kryesore

Gjithsej janë gjashtë frika kryesore, dhe çdo qenie njerëzore, në këtë apo atë moment të jetës së vet, vuan nga ndonjëra prej këtyre. Shumica e njerëzve janë të lumtur nëse nuk vuajnë prej të gjitha këtyre së bashku. Këtu janë të renditura sipas vëllimit të përhapshmërisë:

1-  frika nga varfëria

2-  frika nga kritika

( dy frikat lartë janë kryesore në shumicën e brengave të njeriut)

3-  frika nga sëmundja

4-  frika nga humbja e dashurisë

5- frika nga pleqëria

6- frika nga vdekja

Të gjitha frikat tjera janë më pak të rëndësishme dhe mund të kategorizohen në ndonjërin prej këtyre gjashtë grupeve.

Frikat nuk janë gjëra të tjetra pos gjendje të vetëdijes. Gjendja e vetëdijes mund të kontrollohet dhe të drejtohet.

Njeriu nuk mund të krijojë diç, nëse më parë nuk ia jep formën në impulsin mendor. Pas këtij konstatimi vjen tjetri, më i rëndësishëm, e ky është se impulset mendore të njeriut fillojnë menjëherë të shndërrohen në ekuivalentin e tyre fizikë, qoftë a janë ato mendime të vullnetshme apo jo. Impulset mendore të krijuara rastësisht (mendimet që i emetojnë mendjet tjera), mund ta përcaktojnë fatin financiar, të punës, profesional ose shoqëror njëjtë sikur edhe impulset mendore të cilat i krijojmë me qëllim dhe me plan.

Ne këtu i vendosim themelet për paraqitjen e një fakti të rëndësisë së madhe për personin i cili nuk kupton pse disa njerëz janë të "lumtur", deri sa të tjerëve, me aftësi të njëjta ose më të mëdha e me përvojë dhe kapacitet mendor, duket se iu është gjykuar që t'i përcjellë paaftësia. Ky fakt mund të shpjegohet me konstatimin se çdo qenie njerëzore e ka aftësinë që plotësisht ta kontrollojë mendjen e vet, e me këtë kontroll, dukshëm, çdo person mund ta hapë mendjen e vet ndaj impulseve endacake mendore të cilat i emetojnë mendjet tjera, ose mund ta mbyllë derën fortë dhe t'i lëshojë të hyjnë vetëm ato impulse mendore të cilat i zgjedhë vet.

Natyra e pajisi njeriun me kontrollin absolut mbi edhe një gjë, e ajo gjë është mendimi. Ky fakt, bashkë me faktin se çdo gjë që krijon njeriu fillon në formën e mendimit, na sjell shumë afër deri te principi për ngadhënjimin e frikës.

Nëse është e vërtetë se të gjitha mendimet anojnë të shndërrohen në ekuivalentin e tyre fizik (e kjo padyshim është e vërtetë), po ashtu është e vërtetë se impulset mendore të frikës dhe varfërisë nuk mund të shndërrohen në guxim dhe fitim financiar.

Tags: Cilat janë frikërat që kërcënojnë qetësinë tonë shpirtërore dhe si mund t'i administrojmë ato?Napoleon Hill  në librin e saj “Mendo dhe pasurohu”
Previous Post

Pushteti si një afrodiziak dhe libidoja dominuese e njerëzve të pushtetshëm, të cilët; kanë çfarë duan, munden çfarë dëshirojnë

Next Post

Episode nga jeta e fizikantit anglez, Michael Faraday, zbuluesit të dukurisë së induksionit elektromagnetik

Next Post

Episode nga jeta e fizikantit anglez, Michael Faraday, zbuluesit të dukurisë së induksionit elektromagnetik

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj