Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Pikturë

Faqe nga ditari i panjohur i gjeniut të surrealizmit, piktorit Salvador Dali. Copëza delikate shpirti të një uragani ndjesor dhe estetik

May 11, 2017
in Pikturë
218
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Domingo Salvador Felipe Jacinto Dalí i Domènech, lindi më 11 maj, 1904, në qytetin e Figueres, në rajonin e Empordà-s, Spanjë. Kishte një vëlla më të madh, që ndërroi jetë, prej të cilit ai trashëgoi emrin. Jo vetëm kaq ai ishte “reinkarnimi” i të vëllait, gjë të cilën do ta besonte dhe që e ndoqi në gjithë galerinë artistike. Madje kjo reflektohet në atë që e tipizon më fort pikturën e Dalisë, si orët që varen, globi në formën e vezës, sende dhe objekte që shndërrohën për të marrë formën e gjënezës, krijimit. Linja hollake këmbësh dhe ngarëndje të mundimshme. Gjithsesi në jetën e tij vëllai është shkak dhe pasojë e këtij gjeniliteti. Askush nuk do të gërmonte të gjente tek ai një Dali, të cilin ne njohim sot pa meridianet e këtij filli të hollë që bashkë me të përqarkoi gjithë universin e tij artistik. Megjithëse për vëllain mësohet të ketë thënë se ngjante me të si dy pika uji, por që kishin të ndryshëm refleksionet. Dalí gjithashtu kishte një motër, Ana María, e cili ishte tre vjet më e vogël se ai. Më 1949 ajo ka publikuar një libër rreth vëllait të saj, “Dalí siç shihet nga motra e tij”.

Piktori Salvador DaliHapin e parë në fushën e artit ai do ta hidhte në vitin 1924 me ilustrimin e librit, “Les bruixes de Llers”, autor i të cilit ishte poeti, Carles Fages de Climent, mik dhe shok shkolle i piktorit. Dalí gjithashtu ka eksperimentuar me Dada, i cili ka ndikuar në gjithë punën dhe jetën e tij. Ndër miqt e tij nënvizohen Pepín Bello, Luis Buñuel, dhe poeti Federico García Lorca. Tipi arrogant dhe prepotenca, karakteristike të piktorit edhe në art i kushtoi atij diplomimin, të cilin e humbi në periudhën e provimeve. Ai kishte deklaruar se në akademi (bëhet fjalë për vitin 1926) askush nuk ishte në lartësinë e duhur për të shqyrtuar atë. Po atë vit Dali bëri vizitën e tij të parë në Paris, ku u njoh me Pablo Picasso. Pikaso kishte dëgjuar vlerësime pozitive për Dalínë nga Joan Miro. Puna e tij do të tregonte shënja dalluese mbi tendencat e reja të Dalisë, ç’ka dëshmon në kumtet e tija krijuese një qasje për të përçuar diçka nga Pikasso dhe Miro. Gjithashtu në periudhën e mëvonshme ai do të reflektonte në punët e tija hiret e klasikëve, listën emërore e të cilëve do ta niste Fafaelo, për të vijuar me Bronzino, Zurbaran, Vermeer, deri te Velázquez. Dhe jo vetëm i risolli ata në veprën e tij, por edhe i imitoi në teknikat që ata përdorën, pavarësisht diferencës së kohës. Ekspozitat e tij e parë u hap në Barcelona ku tërhoqi shumë vëmendjen, nxituan sakaq urimet dhe vlerësimet.

Nga jeta dhe vepra e DaliMë 1929, Dalí bashkëpunoi me surrealistin Luis Buñuel. Kontributi i tij ne filmin “Un chien andalou” ishte ndihma që do të jepte Buñuel për të shkruar skenarin e filmit. Më vona ai luajti në një film, për të cilin ai vetë nuk ka pretenduar se ka bërë diçka për të qenë. Në gusht të vitit 1929, Dalí  u takua muzën e ardhshme të frymëzimeve të tij, njëkohësisht bashkëshorten e tij të ardhshme Gala, një emigrante ruse dhe ish gruaja e poetit të madh surrealist Paul Éluard. Një epison shumë interesant dhe që mbetet një nga gurët më të rëndësishëm të mozaikut të korpusit të tij artistik dhe jetësor, ishte konflikti me të atin. Shkak ishte Gala dhe natyrisht një deklaratë e pahishme për nënën e tij. I zemëruar, Don Salvador kërkoi që djalin e tij tërheq mbrapsht fjlalët dhe këtë ta bënte publikisht. Dalí, natyrisht refuzoi, ndoshta nga frika e dëbimit nga grupi Surrealist, e pse jo dhe nga të qenit konseguent në marrëzinë e tij. Babai reagoi ashpër dhe deklaroi se do ta përjashtonte atë nga trashëgimia. Për të mos e lënë me kaq, Dalí në përgjigje të kësaj anateme i dërgoi babait një prezervativ me spermën e tij duke i thënë: “Merre këtë. Kjo është e vetmja gjë që ju detyrohem.” Në vitin 1931, Dalí realizoi një nga veprat e tij më e famshme, vazhdimësia e kujtesës, pikturë e cila futi në surrealizëm imazhin e butë. Dalí dhe Gala, kurorzuan në martesë më 1934 bashkëjetesën që kishte zanafillë në vitin 1929. Ndërsa shumica e artistëve surrealistë ishte bërë gjithnjë e më shumë të lidhura me politikën e majtë, Dalí mbajtur një pozicion të paqartë mbi subjektin e duhur të marrëdhënieve ndërmjet politikës dhe artit. Një ndër figurat kryesore të surrealizmit, André Breton akuzuar Dalí për mbrojtje të të “resë” dhe “të paarsyeshmes” një “dukuri e Hitlerit”, por Dalí e hodhi poshtë këtë kërkesë, duke thënë: “Unë s’jam Hitlerian as në fakte as në synime.” Ndërkohë Dalí këmbëngul, se surealizmi mund të ekzistojë në një kontekst apolitike, duke refuzuar në mënyrë të qartë për të denoncuar fashizmin. Kjo shënon dhe krisjet e para të grupit. Më 1934, Dalí ishte subjekt i një “gjyqi”, në të cilin ai u përjashtua nga grupi surrealist. Për këtë, Dalí u përgjigj, “Unë jam vetë surealist.”

Piktori Salvador Dali gjate punesNë këtë fazë, Dalí u njoh një artdashës shumë të pasur, Edëard James, i cili e kishte ndihmuar Salvadore Dalí të shfaqej fuqishëm në botën e artit. Dhe kësaj ia arriti me blerjen e shumë vepra dhe duke mbështetur financiarisht atë për dy vjet. Ata u bënë miq të mirë. Më 1940 Lufta e Dytë Botërore sapo ka filluar në Evropë, Dalí dhe Gala zhvendosen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kanë jetuar për tetë vite. Më 1941, Dalí bën skenarin e filmit ”Jean Gabin Moontide”. Më 1942, ai boton autobiografinë e tij, “E fshehta e jetës së Salvador Dalísë”. Shkruan gjithashtu katalogjet për ekspozita e tij.

Piktura e Dalís pas Luftës së Dytë Botërore shfaq dukshëm shenja të virtuozitet teknik dhe një interes me qasje nga iluzioni optike, shkenca dhe feja. Ai u bë një katolike gjithnjë e më i devotshëm. Vitet e mëvonshme piktori do të përfshihej në veprimtari të ndryshme deri tek spotet e reklamaveMë 1982, Mbreti i Spanjës, Huan Karlos i dhuron Dalís titullin “Markez i Púbol”.Ai vdiq më 23 janar, 1989 në moshën 84-vjeçare dhe u varron në dhomën e nëndheshme të teatrit Museo në Figueres. AV

 

Faqe nga ditari

Falemnderit Zotit, në këtë periudhë të jetës sime, flë e pikturoj më mirë e më me kënaqësi se zakonisht. Kësisoj, duhet të bëj kujdes për të shmangur plasarimat që më krijohen nëpër cepat e buzëve si pasojë e pashmangshme e pështymës që grumbullohet prej kënaqësisë që më sjellin këto dy mundësi hyjnore: të flë e të pikturoj. Po, duke fjetur e duke pikturuar, unë përjargem nga kënaqësia. Sigurisht, me një gjest të vrullshëm apo të ngathët të dorës, do mund të përthahesha në çastin e një prej zgjimeve të mia parajsore apo në çastin jo më pak parajsor të ndërprerjes së punës, por jam aq terësisht i kushtuar ndaj kënaqësive të mia jetësore dhe intelektuale sa refuzoj ta bëj një gjë të tillë! Ja një problem moral që duhet zgjidhur. Duhet lejuar që jargët e kënaqësisë të shtohen, apo duhen bërë përpjekje për ta fshirë pështymën që në fillim? Në pritje të zgjidhjes, kam krijuar një tjetër metodë gjumëndjellëse, metodë që një ditë do të duhet të përfshihet medoemos në terësinë e krijimeve të mia. Në përgjithësi, njerëzit marrin barna gjumëndjellës kur kanë probleme me gjumin.Unë bëj krejtësisht të kundërtën. Pikërisht kur gjumi im arrin në  kulmin e rregullsisë e të dalldisë vegjetale, vendos të marr, disi me naze, një pilulë gjumi. Atëherë, me të vërtetë e pa asnjë thërrime metafore, mund të flë një cope, duke u zgjuar terësisht i përtërirë, me inteligjencë të gjallëruar prej një limfe të re që nuk resht së rrjedhuri derisa të kenë çilur idetë më delikate. Një gjë e tillë më ndodhi pikërisht sot në mëngjes sepse, mbrëmë, mora një pilulë me qëllim që ta bëja të teptiste kupën e ekuilibrit tim të tashëm. Dhe çfarë rizgjimi në orën njëmbëdhjetë e gjysmë, mbi tarracë, në rrezet e diellit,  ku piva kafen me qumësht e me mjaltë, nën një qiell pa re dhe pa u besdisur as dhe nga ereksioni më i vogël!

1 gusht 1952

Këtë mbrëmje, për herë të parë të paktën që prej një viti, rri e vështroj qiellin me yje. Më duket i vogël. Jam unë ai që rritet apo universi që tkurret? Apo mos vallë po ndodhin të dyja njëherësh? Çfarë ndryshimi me soditjet e dhimbshme yjore të adoleshencës sime. Ma asgjësonin atë që romanticizmi më nxiste të besoja asokohe: pafundësitë e pamatshme kozmike. Isha pré e trishtimit sepse të gjitha emocionet e mia ishin të papërcaktueshme. Tashti, përkundrazi, emocioni im është kaq i përcaktueshëm sa do mund ta riprodhoja një kopje. Dhe në çast vendos ta porosit një në allçi, që të mund të paraqesë me saktësi të epërme emocionin e përftuar nga soditja e kupës qiellore.

I jam mirënjohës fizikës moderne e cila, me kërkimet e saj, ka vërtetuar konceptin e këndshëm dhe të pëlqyeshëm anti-romantik që “hapsira ka mbaruar“. Emocioni im ka formën e përkryer të një continuum me katër mollaqe, butësia e vetë mishit të Universit. Duke shkuar në shtrat i rraskapitur nga një ditë e tërë pune, përpiqem ta ruaj ende emocionin tim, duke vijuar ta siguroj veten gjithnjë e më tepër e duke i thënë se, në fund të fundit, Universi- edhe pse në zgjerim me tërë lëndën që përmban, sado e bollshme që të duket- nuk është tjetër veçse një çështje si ajo e numërimit të bathëve. Jam aq i kënaqur që më në fund e shoh Universin të reduktuar në këto përmasa të arsyeshme, sa do të isha gati të fërkoja duart, kuptohet nëse një gjest kaq i neveritshëm nuk do të ishte tipik antidalinian. Duart, para se të flë, në vend që t’i fërkoj do t’i puth me ngazëllimin më të çiltërt, duke përsëritur me vete se Universi, ashtu si tërë gjërat lëndore, ka një pamje tmerrësisht të mjerë dhe të rrëgjuar nëse e krahasojmë, përshembull, me gjerësinë e një balli të pikturuar nga Rafaeli.

15 shtator 1952

Galën e adhuroj akoma më shumë nga ç’mund ta mendoja. Për më tepër, kam nisur të pikturoj ashtu sikundër një bilbil këndon. Papritmas kanarina ime- dhe është mjaft e çuditshme, ngaqë prej kohësh nuk këndonte më-nis të cicërojë. Huani i vogël flë në dhomën tonë. Është një ndërthurje e njëmendtë e Murilos dhe Rafaelos. Kam vizatuar tre portrete nudo të Galës duke u lutur. Që prej tre ditësh e ndezim zjarrin në vatrën e madhe të dhomës sonë. Kur fikim dritën, drutë e përflakura na ndriçojnë! Është shumë bukur të mos jem akoma në burg, aq bukur sa po vendos të bëj pushim edhe nesër, përpara se të kridhem në ëndërrimin e madh, rraskapitës, të epërm, të këndshëm, që lidhet me vallëzimin Beistegui. Përfundoj duart dhe krahët e Virgjëreshës.

1 Maj 1953

E kalova dimrin në New York si zakonisht, duke sjellë sukseset më të mëdha të çdo lloji. Që prej një muaji ndodhemi në Port Lligat dhe sot, ashtu si vitin e shkuar, vendos të rifilloj ditarin tim. E përuroj 1 majin dalinian duke punuar në mënyrë të tërbuar, i nxitur prej një angështie të ëmbël krijuese. Mustaqet e mia nuk kanë qenë kurrë kaq të gjata. I tërë trupi im është ndryrë brënda veshjeve. Vetëm mustaqet më teptisin përjashta.

2 maj 1953

Si epigraf në librin tim mbi artizanatin, kam shkruar: Van Gogu preu veshin e tij; para se të presë tuajin, lexojeni këtë libër. Lexojeni këtë ditar.

6 maj 1953

Gjithçka ka gjasa të bëhet mirë ose keq. Gjer dhe piktura ime.

Dijeni se vegimi më i mahnitshëm që truri juaj është në gjendje të ngjizë mund të pikturohet me talentin artizanal të Leonardos ose Vermerit.

8 maj 1953

Piktor, ti nuk je orator. Kësisoj pikturo dhe hesht!

Pasqyrë krahasuese e vlerave të disa piktorëve të shquar, sipas analizës daliniane

Përgatiti e përktheu: Shpëtim Kelmendi

Tags: 1904dhe poeti Federico García LorcaDitari i piktoritDomingo Salvador Felipe Jacinto Dalí i DomènechFaqe nga ditari i panjohur i gjeniut të surrealizmitHistoria e piktureslindi më 11 majLuis Buñuelnë qytetin e Figueresnë rajonin e Empordà-sNga jeta dhe vepra e DaliPepín Bellopiktorit Salvador Dali. Copëza delikate shpirti të një uragani ndjesor dhe estetikSpanjë
Previous Post

Historia e tablosë “Motra Tone” e piktorit të njohuer, Kol Idromeno. Pse dhe si e krijoi ai portretin e famshëm?

Next Post

Luçie Miloti, “Bilbili me zë kristalor”, legjitimja e krenarisë dhe mburrjes së gjeneratave për këtë vlerë

Next Post

Luçie Miloti, “Bilbili me zë kristalor”, legjitimja e krenarisë dhe mburrjes së gjeneratave për këtë vlerë

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj