Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Figura të ndrituna

I pashoqi ndër shqipërues, Pashko Gjeçi kur kujtonte për shokun e bankës, Qemal Stafa dhe takimin me të madhin At Gjergj Fishta

May 5, 2017
in Figura të ndrituna
176
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Pashko Gjeçi u lind në vitin 1918 në qytetin e Shkodrës dhe familja e tij në atë kohë banonte tek "Arra e madhe". Babai i Pashkos quhej Gaspër dhe në atë kohë ai kishte hapur një dyqan të vogël fare pranë shtëpisë së tij, me të cilin siguronte jetesën. Pas vdekjes së babait dhe një motre të vogël të quajtur Nikolina, Pashko mbeti vetëm me nënën e tij dhe motrën tjetër Margaritën. Pasi mbaroi shkollën fillore me rezultate shumë të mira, ai u regjistrua në Kolegjin e Jezuitëve, të cilën nuk arriti ta mbaronte pasi në atë kohë u mbyllën shkollat fetare. Lidhur me këtë, Pashko Gjeçi dëshmon: "Pas mbylljes së Kolegjit të Jezuitëve të gjithë ne vazhduam mësimet në gjimnazin klasik të shtetit po në qytetin tonë të Shkodrës. Në atë kohë unë kisha shok të ngushtë Qemal Stafën me të cilin rrinim në një bankë. Po kështu përveç Qemalit, në klasën tonë kishim dhe Nikolla Shurbanin, Xhemal Brojën, Kol Ashtën, Arshi Pipën dhe Lazër Radin, me të cilët gjithashtu kam pasur një shoqëri të madhe. Qemal Stafa dhe Arshi Pipa dallonin nga të gjithë ne shokët e klasës për zgjuarsi dhe inteligjencë, e Qemali ka qenë nxënësi më i mirë që kam njohur në jetën time. Ndërsa unë shkëlqeja kryesisht në lëndën e letërsisë pasi që i vogël isha i dhënë pas sajë, isha shumë i dobët në vizatim të cilat m'i bënin të tjerët e unë i dorzoja si të miat. Në atë kohë mësuesi që kishim më përzemër unë dhe Qemali, ishte Pashko Geci, i cili na jepte greqishten e vjetër dhe latinishten. Në fillim ai më kishte në patronazh vetëm mua për të më mësuar greqishten e vjetër, por më duke më pasur mua shok të ngushtë, dolën vullnetarë dhe Qemali me Nikolla Shurbanin e të tre arritëm ta mësonim atë gjuhë. Profesor Pashko Geci, m'i blinte librat dhe për të mos më ofenduar se nuk kisha lekë t'ia paguaja, m'i fiste në bankë. Pak kohë para mbarimit të Liceut, Qemali u largua nga klasa jonë se familja e tij u transferua në Tiranë", kujton Pashko Gjeçi vitet e gjimnazit klasik të Shkodrës ku mësonte së bashku me Qemal Stafën.

Student i Filozofisë në Romë

Pas mbarimit të gjimnazit klasik të Shkodrës me rezultate shumë të mira, në vitin 1938 Pashko Gjeçi fitoi një të drejtë studimi për të ndjekur studimet e larata në Itali. Lidhur me këtë ai kujton: " E drejta e studimit për në Itali m'u dha vetëm në sajë të rezultateve që kisha arritur në gjimnazin e shtetit dhe Ministria e Arsimit më akordoi vetëm një bursë shumë të vogël që mezi mund t'i përballoje nevojat e jetesës. Por unë nuk kisha rrugë tjetër dhe isha mjaft i kënaqur që do të shkoja të studjoja në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të Romës. Këtë kënaqësi ma shtonte më tepër fakti se bashkë me mua ishin dhe Kol Ashta, Lazër Radi e Luigj Ljarja. Gjatë asaj periudhe që vazhdoja studimet në Romë, unë fillova përsëri të përktheja nga latinishtja apo të shkruaja ndonjë poezi të vogël. Poezinë dhe përkthimet i kisha pasion që nga bankat e Liceut të Shkodrës dhe ato që shkruaja i botoja në revistën "Cirka" apo "Shkëndia". Më kujtohet se asokohe unë pata shkruar dhe një artikull për Padër Gjergj Fishtën lidhur me "Lahutën e Malsisë", të cilën ma botuan në "Hylli i Dritës". Pasi doli revista unë së bashku me disa shokë të tjerë shkuam dhe ia çuam Padër Gjergjit në studion e tij. Pasi e pa artikullin, Padër Gjergji pyeti: "Kush është ky që paska shkruar për mua?" Ndërsa unë qëndroja pa folur dhe i turpshëm në fund të dhomës e shokët i treguan se isha unë, ai tha: "Ajo grimca atje paska shkruar gjithë këtë artikull?" Kështu dëshira dhe pasioni që kisha për poezinë e përkthimet, nuk mu shua as në Itali dhe ato që shkruaja i nisja për t'i botuar në Shqipëri. Fakultetin e Filozofisë dhe Letërsisë e përfundova në vitin 1943 me rezultate të larta dhe mora gradën Doktor i Shkencave. Nisur nga ato rezultate mua më ofruan që të qëndroja si asistent profesor pranë atij Fakulteti, por unë refuzova dhe u ktheva në Shqipëri. Dëshirën për t'u kthyer në Shqipëri ma nxiti akoma dhe më shumë ish-Ministri i Arsimit, Ernest Koliqi, i cili në atë kohë kishte ardhur në Itali për të marrë pjesë në ceremoninë e dorzimit të diplomave tona. Koliqi më tha: "Kthehu në Shqipëri të japësh kontributin tënd", kujton Pashko Gjeçi lidhur me diplomimin e tij në fakultetin e Filozofisë në Romë, ku i ofruan të qëndronte si asistent-profesor.

Tags: "Cirka" apo "Shkëndia"Arshi Pipën dhe Lazër RadinGjergj FishtaHylli i DritësKol AshtaKol AshtënLazër Radi e Luigj LjarjaNikolla ShurbaninPashko GjeçiQemal StafaXhemal Brojën
Previous Post

Penelatat idilike të britanikut Frederick Morgan dhe joshja përmes tematikës dhe shprehjes romantike

Next Post

Marlene Dietrich- Ernest Hemingway, një histori e dashurie flakatare, e pastër, absolute, përtej horizontit, përtej vdekjes

Next Post

Marlene Dietrich- Ernest Hemingway, një histori e dashurie flakatare, e pastër, absolute, përtej horizontit, përtej vdekjes

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
“Gjyshi i Çelikt”, kur vullneti i një shpirti gare pedalon përtej kufijve të moshës për të hyrë triumfues në histori

“Gjyshi i Çelikt”, kur vullneti i një shpirti gare pedalon përtej kufijve të moshës për të hyrë triumfues në histori

April 22, 2026
Jeta e Peter Freuchen, një eksploratori që ishte një mit që ecte mbi akull

Jeta e Peter Freuchen, një eksploratori që ishte një mit që ecte mbi akull

April 22, 2026
Një faqe absurditeti nga tregtia e skllevërve, “Etika e Detit”, “Jeta si Mall”, “Drejtësia e padrejtë”

Një faqe absurditeti nga tregtia e skllevërve, “Etika e Detit”, “Jeta si Mall”, “Drejtësia e padrejtë”

April 22, 2026
Sot përvjetori i tërmetit apokaliptik të 15 prilli 1979 që tronditi Shkodrën dhe Lezhën

Sot përvjetori i tërmetit apokaliptik të 15 prilli 1979 që tronditi Shkodrën dhe Lezhën

April 15, 2026
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj