Nga Albert Vataj
Tani, magjistarja e zërit të shpirtit dhe e drithërimës së përjetimit, predikuesja e dritës dhe shenjtëruesja e dashurimit, në Muzë Radio, ajo, Evi Eni, është shndërruar në muzë;
është shndërruar në muzë i çdo çasti që na thërret për të lartësuar fjalën dhe lëmuar vargun, humnizuar poezinë dhe hyjnuar ëndjen për etje të etershme;
është shndërruar në muzë e çdo pëshpërime që cyt shpirtin në hyjninë e këndimshëm të çdo zemre që zë i jep thellësive që na kthejnë te mrekullia e dëgjimit të heshtjes së vetes;
është shndërruar në muzë e çdo dëshirimi për të parë të bukurën dhe përjetuar dritshmërinë e mirësisë në më të epërmet gjëndje që na kthejnë te mrekullimi;
është shndërruar në muzë e gjithkujt që kërkon që pas çdo thyerje të rikrijojë madhështinë e asaj që madhështore lartësohet;
është shndërruar në muzë e mëkimeve të hyjshme që çdo fijëz ndijimi dhe çdo shkulm i vërshimshëm gjaku, zgjojnë brenda nesh jehonën e një thirrjeje të etershme, që në shkreptima yjesh ndez natat e qetësisë dhe i mëkon ayre gjëndjen e së njerëzishmes;
është shndërruar në muzë, vajza që i ngjason çdo muze që flakëroi paletat e pikturës, që mprehu daltat e gdhëndies, ngjyu penat e shkrepëtimave të diellshme të më të bukurave përjetime të përjetësuar në akte sublime krijimi.
Po, Evi Eni, në Muzë Radio, u dha jetë të gjithë muzave që zgjohen nga letargjia e shekujve, për të trokitur në portën e të sotmes që te muza gjejnë gjirin dhe prehrin, ledhatimin dhe puthjen, dëshirimin për të dashuruar.
Ij muzë mikja ime, në çdo petale luleje që vesh pranin tënde në më të hirshmet çaste, që stolisin këtë ditë kremte, ku ti shfleton moshën për të hyrë në një tjetër kapitull të këtij rrëfimi magjepsës, që magjishëm kumton njeriun e jetës tënde, atë që në ty gjen shëmbëlltyrën e lartësuar, për të cilën krijimi na foli dhe gjithmonshmëria na sfidoi për ta jetuar.
Evi, beso në atë që bën, ushqeje me veten tënde të kthjelluar në qiej qershori e dlirësi shpirti, udhën që të shpie të më i larti akt i sublimitetit. Tregoi botës se, po, me dashuri dhe mirësi, përkushtim me mish e me zemër, përmes fjalës së shenjtëruar dhe zërit të akorduar në tingujt e harmonishëm të muzikës, mundet që në këtë tokë të zhuritur shpirtrash të lënduar, ka shpresë, ka pas çdo rrëzimi një ngritje, pas çdo ndalimi një portë që të shpie në një dimension tjetër të qenies.
Bekuar qoftë ajo nënë që na bekoi me Evin!
Miku juaj, Albert Vataj!










