Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Esse

Helena e Trojës, gruaja legjendare që u ndëshkua nga fati dhe e pavërteta për 2500 vite

June 29, 2026
in Esse, Slider, Të përzgjedhurat
Helena e Trojës, gruaja legjendare që u ndëshkua nga fati dhe e pavërteta për 2500 vite
1
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Albert Vataj
​Shumica e njerëzve e njohin Helenën përmes klishesë homerike si “fytyrën që vuri në lëvizje një mijë anije”, si bukuria që trazoi perënditë dhe yshtri zjarrin më të madh që dogji Trojën dhe ngjizi një nga historitë më legjendare, ku futen në pështjellim, mite dhe legjenda, perëndi e vullnete qiellore, trille dhe tradhti.
Megjithatë, ajo që shpesh injorohet është se as vetë autorët e antikitetit nuk binin dakord nëse ajo mbante ndonjë faj për tragjedinë që pasoi.
​Për shekuj me radhë, Helena u shndërrua në kokun e turkut parësor të botës mesdhetare.
​Sipas narrativës tradicionale, ajo braktisi bashkëshortin e saj, mbretin Menela të Spartës, për t’u arratisur me Parisin e Trojës, një akt rebelimi që shkëndijoi një luftë dhjetëvjeçare dhe la pas me mijëra të vdekur. Në letërsinë e mëvonshme, emri i saj u bë sinonim i qyteteve të shkrumbuara, mbretërive të rrënuara dhe gjakderdhjes apokaliptike. Disa autorë antikë e portretizuan atë si një grua të kotë, egoiste dhe me një joshje rrezikshmërisht të papërmbajtshme.
​Por ky version i historisë nuk u pranua unanimisht.
​Një nga mbrojtjet më magjepsëse dhe më të mprehta intelektuale të Helenës erdhi nga sofisti Gorgia në shekullin V p.K. Në fjalimin e tij të famshëm, “Lavdimi i Helenës” , ai ndëtoi një argumentim logjik për të vërtetuar se ajo ishte tërësisht e pafajshme. Gorgia e ndau analizën në katër skenarë të mundshëm:
Nëse e shtynë vullnetet hyjnore, ajo ishte e pafuqishme përpara zotave.
Nëse u rrëmbye me forcë të jashtme, ajo ishte thjesht një viktimë e dhunës.
Nëse u bind përmes shkathtësisë së fjalës, atëherë vetë gjuha zotëronte një pushtet hipnotizues, të aftë për të mbytur gjykimin njerëzor.
Dhe nëse ra në dashuri, kush mund t’i rezistonte forcës kozmike të Afërditës?
​Në secilin prej këtyre skenarëve, Gorgia arriti në përfundimin se Helena meritonte ndjeshmëri dhe simpati, e jo dënim apo mallkim.
​Më pas, miti merr një kthesë akoma më surrealiste.
​Një traditë tjetër alternative pretendonte se Helena nuk shkeli kurrë në Trojë. Sipas poetit Stesikor dhe më vonë dramaturgut Euripid (në tragjedinë e tij “Helena”), Helena e vërtetë e kaloi të gjithë kohën e luftës e strehuar dhe e sigurt në Egjipt.
​Gruaja që luftonte në Trojë ishte thjesht një eidolon, një fantazmë, një imazh i rremë prej reje i krijuar nga zotat për të nxitur konfliktin. Kjo nënkupton se luftëtarët grekë dhe trojanë u therën dhe u masakruan për dhjetë vjet me radhë për një iluzion, për një grua që as nuk ndodhej fizikisht aty. Ky përfaqëson një nga rastet e para dhe më të vjetra të “lajmit të rremë” (fake news) dhe propagandës në historinë e letërsisë.
​Ky version e shndërroi Helenën nga një personazh negativ dhe shkatërrimtar, në një figurë thellësisht tragjike, reputacioni i së cilës u dëmtua në mënyrë të pakthyeshme nga rrethanat historike dhe politike jashtë kontrollit të saj.
​Sot, më shumë se 2,500 vjet më vonë, Helena mbetet një nga figurat femërore më të debatuara të kulturës perëndimore. A ishte ajo një pjesëmarrëse e vullnetshme në fatin e saj, një viktimë e manipulimit hyjnor, një peng në lojërat gjeopolitike të kohës, apo thjesht një kanvas bosh mbi të cilin brezat e njëpasnjëshëm projektuan frikërat e tyre të lashta rreth bukurisë, dëshirës, erosit dhe pushtetit?
Pyetje këto që nuk marrin përgjigje përfundimtare, sepse njerëzimi jetoi me mitin dhe do të vijojë të jetë gjithnjë i joshur nga e pavërteta.

Tags: Albert VatajHelena e Trojës
Previous Post

“Kush dreqin është Marilyn Monroe?”, Historia e telegramit më ironik në botë dhe sesioni fotografik që fjeti 59 vjet në arkiv

Next Post

Një shishe me vaj ulliri dhe një bukë, të varrosura nën hirin e Vezuvit, zbulohen pas dymijë vitesh

Next Post
Një shishe me vaj ulliri dhe një bukë, të varrosura nën hirin e Vezuvit, zbulohen pas dymijë vitesh

Një shishe me vaj ulliri dhe një bukë, të varrosura nën hirin e Vezuvit, zbulohen pas dymijë vitesh

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Shuarja e një ylli, lamtumira prekëse e Adriano Celentanos dhe Cesare Cremonini, për Michael Jackson 17 vite më parë

Shuarja e një ylli, lamtumira prekëse e Adriano Celentanos dhe Cesare Cremonini, për Michael Jackson 17 vite më parë

June 29, 2026
Një shishe me vaj ulliri dhe një bukë, të varrosura nën hirin e Vezuvit, zbulohen pas dymijë vitesh

Një shishe me vaj ulliri dhe një bukë, të varrosura nën hirin e Vezuvit, zbulohen pas dymijë vitesh

June 29, 2026
Helena e Trojës, gruaja legjendare që u ndëshkua nga fati dhe e pavërteta për 2500 vite

Helena e Trojës, gruaja legjendare që u ndëshkua nga fati dhe e pavërteta për 2500 vite

June 29, 2026
“Kush dreqin është Marilyn Monroe?”, Historia e telegramit më ironik në botë dhe sesioni fotografik që fjeti 59 vjet në arkiv

“Kush dreqin është Marilyn Monroe?”, Historia e telegramit më ironik në botë dhe sesioni fotografik që fjeti 59 vjet në arkiv

June 29, 2026
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj