Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Impresione

“Muzë Radio” që vjen ëndërrtare në eterin e të frymshmes së muzës, që shpirtin e shndërron në fjalë

June 20, 2026
in Impresione, Slider, Të përzgjedhurat
“Muzë Radio” që vjen ëndërrtare në eterin e të frymshmes së muzës, që shpirtin e shndërron në fjalë
2
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj
“Muzë Radio” dhe magjistarja e mikrofonit, Evi Eni, janë ajo trokitja që dëgjojmë në portën e rëndë të përditshmërisë, ajo pëshpërima që rreket të urtojë të trazimten e rëndë plumb që peshon nën qiellin flakërues të këtij qershori.
Në një qiell ku kryeqëzohen pafund valë dhe frekuenca, në atë densitet rrugëkalimesh të zërit, figurës dhe fjalës, diku sapo gjurmojmë një valë të sapoardhur, një fijëz ndijimi që shpon qiellin për të gjetur prehje në ëndjën tonë për të dëgjuar; në dëshirimin për të prekur të rrokshmen e shpirtit; në lartësimin e hyjtë për të pranuar jehonën e një këndimi, që gjen prehje në prehrin e asaj që na bën të dëgjueshëm, të pranuar, përjetues; të grishur prej asaj joshjeje që na zgjon, duke na bërë me krahë nën një kthjelltësi që pret fluturimin e secilit nesh, që të mëkuar nga vargu, të kunguar me shëlbimin e lartë të poezisë, jeton përjetësinë brenda një çasti të vetëm.
Dëgjojeni këtë thirrje të Evi Eni në ditën e kremtimit të “Muzë Radio”, të këtij hapi të etershëm në botën e ëndërrtarëve, që të jeni prezencë në atë dimension, që nuk mund të jetë vetëm hapësirë, por edhe një përjetim, i cili përshkon përmasën e asaj që na shtyn kah shpërfaqja e shpirtit në tashmërinë e nevojës, për të ngritur ura komunikimi përmes fjalës së farkëtuar në rrahje zemre, vargut të stolisur më çastë që të lënë pa frymë.
“Muzë Radio” vjen si një strehë për poezinë, artin dhe shpirtin krijues. Vjen si një qasje për t’i dhënë trajtë zërit të frymëzimit dhe formshmëri të gjitha epjeve që na sjellin te ky prag, ku takimi ynë me dritën shndërrohet në një ngjarje, përjetimi i një çasti, i jep kuptim gjithçkasë që orvatet të na mbajë në ekuilibër në një sotshmëri që përpëlitet si një anije në dallgë.
Në këtë ditë kremte, jo vetëm për Evi Enin, por për të gjithë ata që duan ta stolisin me vezullim pragun e çdo mbërritje tonën, në atë që është përmbushje. “Muzë Radio”, nuk vjen thjeshtë si një valë, frekuencë apo thirrje komunikimi, por edhe si një strehë për bohemët e vargut, si një manastir për murgjërit e fjalës, si një Eden për mëkatarët, si një kohshmëri për të dëburit, për çdo gjëndje të lëndës që sendërton të prekshmen nga hiri i përfytyrimit, ku njerëzit e bukur shohin veten në botë dhe i mëkojnë asaj më të mirën që I bekon.
Bëhet e zëshme kjo vullnesë e mirësisë, thjeshtë për të qenë prehër prehje dhe paqeje, në këtë sakaqësi kur zhurma është më ngjethëse se çdo trajtë heshtjeje që derdhet brenda nesh si një magmë.
Vajza që dikur kishte ëndërr, sot është Evi Eni, muza e magjistarëve të qytetërimeve të humbura që zgjohen në drithërima shpirti që vibrojnë përmes fjalës, është gruaja e zërit të magjishëm për të gjithë ata që e dëgjuan në Radio EuroStar, tëksa ajo, jo vetëm u lexonte poezitë, por i përfshinte në përqafimin e saj të shpirtshëm, duke i bërë vend në një botë imagjinative, ku secili vinte për t’u takuar me veten dhe për të kërkuar një vend pranimi tek të gjithë.
Kjo vajzë vjen me mision për të bërë diçka vogël, me dashuri të madhe, siç do të predikonte shenjtorja Nënën Tereza, vjen si një zë shpirti që kërkon të dëgjohet si një dukuri e pagjsshme në këtë garë të tmerrshme uzurpimi, vjen madhështore e çdo zemër që i dëgjojëm tik-taku, e çdo dhimbjeje që pranimin ka ballsam, e krejtçfarë te krijimi gjen altarin e lutjeve.
Ajo vjen për të pranuar të gjithë ata që besojnë se dashuria dhe mirësia, krijimi dhe drita, e hyjshmja e njerëzores, fjala, vargu, poezia, arti, janë frymëmarrja e një realeje që nuk i ikën sfidave, por zgjedh të ndeshet për të fituar në një betejë për të merituar çfarë vetë i larti vullnet na shpërblen.

Tags: “Muzë Radio”Albert VatajEvi Eni
Previous Post

“Nuk ka asnjë fat, vetëm zgjedhje”, e vërteta e pamëshirshme e Jean-Paul Sartre

Next Post

Jorge Luis Borges, ja se si i përgjigjet pyetjes: “Përse shkruaj?”

Next Post
Jorge Luis Borges, ja se si i përgjigjet pyetjes: “Përse shkruaj?”

Jorge Luis Borges, ja se si i përgjigjet pyetjes: “Përse shkruaj?”

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Pse Adrienne Rich u bë personi i vetëm që refuzoi Medaljen Kombëtare të Arteve, nderi më i lartë që SHBA akordon

Pse Adrienne Rich u bë personi i vetëm që refuzoi Medaljen Kombëtare të Arteve, nderi më i lartë që SHBA akordon

June 20, 2026
Sqarimi që Jean-Paul Sartre bëri më 22 tetor 1964 në shtypin suedez, për refuzimin e Çmimit Nobel

Sqarimi që Jean-Paul Sartre bëri më 22 tetor 1964 në shtypin suedez, për refuzimin e Çmimit Nobel

June 20, 2026
Jorge Luis Borges, ja se si i përgjigjet pyetjes: “Përse shkruaj?”

Jorge Luis Borges, ja se si i përgjigjet pyetjes: “Përse shkruaj?”

June 20, 2026
“Muzë Radio” që vjen ëndërrtare në eterin e të frymshmes së muzës, që shpirtin e shndërron në fjalë

“Muzë Radio” që vjen ëndërrtare në eterin e të frymshmes së muzës, që shpirtin e shndërron në fjalë

June 20, 2026
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj