Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home A e dini se?

Domethënia, simbolika, bestytnitë, mitet dhe legjendat e thurura nga kulturat dhe qytetërimet e ndryshme për gjakun

March 27, 2017
in A e dini se?
213
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

"Gjatë gjithë historisë njerëzore, tek shumë popuj të civilizimeve të lashta, e posaçërisht në Greqinë Antike, është besuar se me derdhjen e gjakut nga organizmi i të sëmurit, do të largohen toksiket e dëmshme nga trupi, dhe së bashku me to, do të eliminohen edhe të gjitha të këqijat që e kanë pruar të sëmurin gjer tek kjo gjendje e çrregulluar.

Atëbotë, me shkaktimin e rrjedhjes së e gjakut, si dhe me futjen e saj orale në organizëm, është konsideruar se mund të shërohen 386 sëmundje, andaj, jo rastësisht, marrja e gjakut të freskët të njeriut, aplikohej me të madhe si ilaç efikas tek mjekimi i shumë sëmundjet, e veçanërisht të epilepsisë.

Duke u nisur mu nga ky besim, është krijuar bindja se pirja e gjakut të njeriut fizikisht dhe shpirtërisht forconte organizmin. Me këtë besëtytni është shkuar aq larg, saqë, mendohej se, përmes ritualit me gjak, mund t'ju bëhet shërbim jo vetëm të gjallëve por edhe të vdekurve: në mitologjinë greke, besohej se duke stërpikur me gjak varrin e të vdekurit mund të shkaktohet paraqitja e hijes së atij që ka vdekur dhe të komunikohet me të.

Po ashtu, këta popuj të lashtë, kanë besuar se gjaku i njeriut si ilaç, i qetëson "demonët" që konsideroheshin si shkaktar të çrregullimeve të ndryshme organike, sikurse janë: shtrëngim muskujsh, anemia (pagjakësia) dhe dobësim të organizmit në përgjithësi, andaj, jo rastësisht, në kohën e inkuizicionit famëkeq, xhelatëve që i ekzekutonin dënimet me vdekje, si privilegje e veçantë, ju ishte lejuar që të tregtojnë me gjakun e njeriut.

Romakët e vjetër, luftëtarëve të dalluar me trimëri nëpër beteja, para daljes së shpirtit, ia pinin gjakun, duke besuar kështu, se me këtë akt, ata në vete do ta fusin afshin e fuqisë trimërore të luftëtarit që veç po vdiste.

Në bazë të mësimeve islame gjaku konsiderohej si para – ekzistencë. Ndërsa, në mitologjinë biblike, gjaku paraqitet si thelb i forcës jetësore ku është i koncentruar shpirti. Në një pasus të saj thuhet: kur Kaini e vrau të vëllain Abelin, Zoti i tha: "Çfarë bëre kështu?!…Zëri i gjakut të vëllait tënd më thërret!"

Në testamentin e vjetër gjakut i jepej funksion kataraktit dhe thuhej: "Jeta e trupit tuaj është në gjakun tuaj, andaj, me qëllim që shpirtrat tuaj të jenë të pajtuara, unë atë jua dhashë në altar!" Për krishterët gjaku paraqet ndërmjetësuesin e në bashkimi të ngushtë që krijohet në mes Zotit dhe njerëzve. Në një shkrim biblik thuhet:. "… kur të tretet vera në bukë, ajo shndërrohet në trupin dhe gjakun e Jezusit, dhe me këtë bashkim besimtari lidhet me Zotin".

Më shumë mistike se sa medicinale kanë qenë të njohura eksperimentet me gjak të alkimistëve në shekullin 16 dhe 17. Ata kanë tentuar që përmes zjarrit dhe distilimit të gjakut, të zbulojnë të gjitha të fshehtat që kjo tretje ngërthen në vete. Vetë mjeku personal i mbretit Ludvigut XIV, ka raportuar për dy bashkëkohësit e vetë, të cilët kanë distiluar gjakun e njeriut sepse, atë e kanë trajtuar si materie adekuate nga e cila mund të separohet "eliksiri i urtësisë filozofike të krijimit"

Në anën tjetër, shumë ritualet e çmendura të shoqatave dhe vëllazërive të ndryshme të fshehta magji zeze, si njërën prej principeve të traditës karakteristike të veprimit të tyre, praktikonin derdhjen e gjakut të freskët, e veçanërisht gjakun e fëmijëve dhe femrave virgjëre që i flijonin si viktima.

Do të ishte e paevitueshme të theksohet se, gjaku, si në kuptim fizik, ashtu edhe metaforik, në të gjitha kohërat e zhvillimit të shoqërisë njerëzore, por edhe sot, konsiderohet si identifikim i gjenezës së përkatësisë racore, sikur bie fjala, gjaku i pastër fisnik, gjaku i pastër mbretëror, gjaku aristokrat…

Po ashtu, me ritualin e përzierjes së gjakrave që bëhej në lëng të ujit apo verës, e cila më pas pihej, është besuar se arrihej vëllazërimi dhe binjakëzimi. Kështu, vëllezërit sipas gjakut betoheshin në besnikëri deri në vdekje.

Jashtë këtij artikulli, sigurisht që me një kaptinë të veçantë duhet trajtuar simbolikën dhe domethënien e gjakut tek tradita e gjakmarrjes te ne shqiptarët. P.sh., në disa troje shqiptare, posa të vritej një i afërm u familjes, merrej gjaku i tij dhe ruhej në një vend të caktuar ku pritej deri në momentin e vlimit të saj. Kur ky gjak fillonte të vlonte nga ena, atëherë kjo merrej si shenjë për kryerjen e hakmarrjes.

Edhe pse për simbolikën dhe domethënien metaforike dhe substanciale të gjakut, mund të thuhet dhe shkruhet mjaft, shikuar përgjithësisht, gjatë tërë historisë njerëzore, gjaku është konsideruar si simbol i forcës, ripërtëritjes, jetës, fuqisë, ngritjes hyjnore…. Pa marrë parasysh a ka të bëj si eliksir i ripërtëritjes jetësore, apo, si simbol i së keqes dhe vdekjes, historia e njerëzimit është përplot me dëshmi paradoksale që kanë të bëjnë me gjakun. Në to shihet qartë se, disa popuj, në ritet e tyre, atë e kremtojnë dhe madhështojnë, ndërsa, disa të tjerë, i frikon dhe ajo ju shkakton tmerr.

Sido që të jetë, vlerat e vërteta të gjakut, një kohë të gjatë kanë mbet të panjohura, por, njerëzit, shumë vonë kanë kuptuar një realitet të pamohueshme se, gjersa gjaku rrjedh vazhdimisht nëpër organizëm, në realitet aty ekziston edhe jeta.

Ne kujtim te mikut tim Adnan Abrashi, autor i tekstit

Tags: Bestytnite dhe traditat okulteBibla dhe KuraniBota dhe qyteterimet e ndryshmeGjaku dhe simbolika e tijGjaku i njeriutGreqia e lashteIndiaMitologjia dhe fejaMjekesia dhe shkencaNjeriu dhe natyraRoma e LashteTe vertetat dhe fakte anatomikeThenie dhe legjenda
Previous Post

Fjalë të arta nga, atdhetari, mendimtari, gjuhëtari, përkthyesi dhe rilindasi i madh, Sami Frashëri

Next Post

Seksualiteti Tantrik, çfarë këshillash dhe udhëzimesh jep ciceroni aziatik i kënaqësisë dhe epshit?

Next Post

Seksualiteti Tantrik, çfarë këshillash dhe udhëzimesh jep ciceroni aziatik i kënaqësisë dhe epshit?

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj