Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Dashuri

Arsyet e paarsyeshme për të pritur, dashuria nuk e pranon “pastaj”, ajo do “tani”

May 6, 2026
in Dashuri, Psikologji, Slider, Të përzgjedhurat
Arsyet e paarsyeshme për të pritur, dashuria nuk e pranon “pastaj”, ajo do “tani”
1
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest
Albert Vataj
Ne kemi një talent të çuditshëm për ta shtyrë të jetueshmen. E mbulojmë me arsyetime të buta, të pranueshme, madje të mençura në dukje: “nuk është momenti”, “do ta bëj kur të jem më i qetë”, “le të rregullohen disa gjëra më parë”. Dhe kështu, në emër të një kohe më të përshtatshme që nuk vjen kurrë në formën e imagjinuar, ne e vendosim dashurinë në pritje, si një takim që shtyhet pafund, si një dritë që fiket për të kursyer një ditë që s’ka për të ardhur.
Por dashuria nuk është projekt që planifikohet me qetësi burokratike, një tanishmëri që kërkon të bëhet projeksion i tanisë në përsosmëri. Ajo është ngjarje. Është urgjencë e pranisë, është shkrepëtimë e beftë që gjithë qenia jote ka pritur këtë çast për tu ndezur.
Është një kërkesë e menjëhershme e jetës për të qenë aty ku vetë universi e kalkulon rastësinë si mrekulli e çastit. Sepse jeta vetë nuk na pret. Ajo rrjedh, dhe me të rrjedhin edhe mundësitë për të qenë njerëz në kuptimin më të plotë të fjalës.
Siç na kujton Seneca: “Nuk është se kemi pak kohë për të jetuar, por se e humbasim shumë prej saj.” Dhe një pjesë e kësaj humbjeje është pikërisht ajo që ne ia mohojmë dashurisë, duke e shtyrë për një “më vonë” që shpesh është vetëm një iluzion i rehatshëm.
Ne shpesh e ngatërrojmë dashurinë me komoditetin. Mendojmë se duhet të jemi në humorin e duhur për të përqafuar, në gjendjen e duhur për të dëgjuar, në formën e duhur për të dhënë. Por dashuria e vërtetë nuk lind nga teprica jonë. Ajo lind nga gatishmëria për të dhënë edhe kur nuk kemi shumë.
Një përqafim nuk pret derisa të jemi perfektë.
Një fjalë e mirë nuk pret derisa të jemi të frymëzuar.
Një prani nuk pret derisa të jemi të lirë nga hallet.
Leo Tolstoy e shpreh me një thjeshtësi therëse: “I vetmi moment i rëndësishëm është i tashmi, sepse është i vetmi mbi të cilin kemi pushtet.” Dhe në këtë pushtet të vogël, por vendimtar, ne zgjedhim, të duam ose të shtyjmë.
Një fëmijë që na vjen drejt, me besimin e pakushtëzuar në sytë e tij, nuk kërkon versionin tonë më të mirë, ai kërkon versionin tonë të pranishëm. Një mik që thyhet nën peshën e dhimbjes nuk ka luksin e pritjes, ai ka nevojë për ne tani, me gjithë papërsosmërinë tonë. Dhe një zemër që na do, nuk kërkon prova të mëdha, kërkon një siguri të thjeshtë, një pohim që e ndjen sot, jo nesër.
Shtyrja është një mënyrë e rafinuar e refuzimit. Nuk është “jo” e drejtpërdrejtë, por është një “jo” e zgjatur, i maskuar si “më vonë”. Dhe “më vonë” është një vend i rrezikshëm, aty grumbullohen fjalët që nuk u thanë, përqafimet që nuk u dhanë, ndjenjat që u lanë të ftohen.
Aty lind pendesa, ajo e heshtur, e rëndë, që nuk bërtet, por mbetet.
Siç paralajmëron Khalil Gibran se, “Dashuria që nuk ripërtërihet çdo ditë bëhet zakon dhe kthehet në skllavëri.” Dhe zakoni i shtyrjes është një nga format më të fshehta, më të sofistikuara dhe më tiranike të kësaj skllavërie, një jetë e jetuar në pritje të vetvetes.
Ne besojmë se do të kemi gjithmonë kohë për t’u kthyer, për të korrigjuar, për të thënë atë që s’u tha. Por koha nuk është depo ku ruajmë mundësitë, magazinim i shanseve, konservim i çasteve. Ajo është fluks që i merr me vete. Çdo çast i humbur nuk është vetëm kohë e kaluar, është një formë e jetës që nuk u jetua, një vetvete që jep shpirt çdo ditë.
Nënë Tereza na lë një udhëzim të thjeshtë, pothuajse asketik: “Mos lejo kurrë që dikush të vijë tek ti dhe të largohet pa u ndier më i lumtur.” Ky është imperativi i dashurisë së menjëhershme, jo madhështia e gjesteve, por besnikëria ndaj çastit.
Dashuria, kur thirret dhe nuk gjen përgjigje, mëson të heshtë. Dhe kur hesht, nuk është më e njëjta. Ajo mund të largohet pa zhurmë, duke marrë me vete një pjesë të asaj që ne mund të ishim bërë. Sepse dashuria nuk është vetëm ndjenjë që japim, është formë që na formon. Sa herë e shtyjmë, ne nuk humbasim vetëm një akt dashurie, humbasim një mundësi për t’u bërë më të butë, më të thellë, më të gjallë.
Prandaj, ndoshta pyetja nuk është nëse është momenti i duhur për të dashuruar. Pyetja është, nëse jo tani, atëherë kur? Dhe çfarë do të mbetet nga ne, nëse vazhdojmë ta shtyjmë atë që na bën njerëz?
Sepse dashuria nuk vjen për të pritur me ne. Ajo vjen për të na gjetur, për të na dhënë, për të na rilindur, ose… për të na lënë pas, pas në boshin e asgjësë ku zhytemi thellë e më thellë në vetëasgjesim.
Tags: ajo do “tani”Albert VatajArsyet e paarsyeshme për të priturdashuria nuk e pranon "pastaj"
Previous Post

Engjëjt e hyjshëm të Rafaelit dhe ëndja jonë e brishtë e përjetimit

Next Post

Charles Dickens, nënshtrimi me heshtje i jetës private të gjeniut

Next Post
Charles Dickens, nënshtrimi me heshtje i jetës private të gjeniut

Charles Dickens, nënshtrimi me heshtje i jetës private të gjeniut

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
“Si të Plakemi” hirshëm, me një jetë të përmbushur, sipas nobelistit Bertrand Russell

“Si të Plakemi” hirshëm, me një jetë të përmbushur, sipas nobelistit Bertrand Russell

May 11, 2026
Kur dashuria të mëson ç’është jeta dhe vetë jeta të tregon se pse dashuria është vetë domethënia

Kur dashuria të mëson ç’është jeta dhe vetë jeta të tregon se pse dashuria është vetë domethënia

May 11, 2026
Maks Velo, dëshmitari i ferrit dhe apostulli i lirisë, shpirti i paepur që e ktheu vuajtjen në art

Maks Velo, dëshmitari i ferrit dhe apostulli i lirisë, shpirti i paepur që e ktheu vuajtjen në art

May 7, 2026
“Krateret e Venusit”, një shenjë e bukurisë, shëndetit dhe vitalitetit seksual, “sytë” që dëshmojnë “gjeometrinë e dëshirës”

“Krateret e Venusit”, një shenjë e bukurisë, shëndetit dhe vitalitetit seksual, “sytë” që dëshmojnë “gjeometrinë e dëshirës”

May 7, 2026
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj