Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Engjëjt e hyjshëm të Rafaelit dhe ëndja jonë e brishtë e përjetimit

May 6, 2026
in Uncategorized
Engjëjt e hyjshëm të Rafaelit dhe ëndja jonë e brishtë e përjetimit

Engjëjt e mjeshtrit të Rilindjes Italiane, Raphael Urbinos (6 prill ose 28 mars 1483 - 6 prill 1520) , janë pjesë e pikturës "Sistine Madonna"(1513–1514)

10
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Albert Vataj
Shumë përfytyrime kanë endur atë çfarë përfaqëson prekjen qiellore, shkasin e një përshkimi drithërimash drite që vibron në havanin e dimensioneve të ndermjetme, ku ne gjendim të vendosur jetët tona dhe krijuesit. Këtë zbraztësi që shugullon, këtë frymë që mbush kraharoret e shpirtrave që i mbrun eteri, gjithnjë jemi rrekur ta ravijëzojme me figura, imazhe jetësore, pëshpërima pulsimesh që kërkojnë ritmin e vet brenda nesh. Dhe ja ku janë, ata të hyjshmit, kerubinët e Rafaelit, fëmijët e ngjizur në shkrepëtima galaksishë. Dhe ne, ne ajo ndjenja delikate, sa e thyeshme aq dhe qëndruese, e cila rreket të gjej në këtë pjesëmarrje, në këtë zallamahi vezullimesh, fijet më të holla të dritimit, ata që na lidhin për të na dërguar lart, te gjendjet e hyjshme. Engjujt janë ata që na presun e na përcjellin në rrugën tonë të dëshirimit të të hyjshmes. Falë talentit të mjeshtrave si Rafaeli, ne kemi arritur të kemi një kontakt me atë botë, të cilën edhe pse nuk e jetojmë, ne kemi mësuar gjithçka për të, sepse është pjesë e dëshirave tona. Dhe janë këto kerubinë, kjo magjepsje që na i jep.

Madonna Sistine, e quajtur edhe Madonna e San Sistos, është një pikturë me vaj nga Rafael. Piktura u porosit në vitin 1512 nga Papa Julius II për kishën e San Sistos, Piacenza, dhe ndoshta u realizua rreth viteve 1513–1514. Kanavaca ishte një nga Madonnat e fundit të pikturuara nga Rafael. Giorgio Vasari e quajti atë “një vepër vërtet e rrallë dhe e jashtëzakonshme”

Edhe pas kaq vitesh, ngulmëtia e kerubinëve të Rafaelit, vazhdon të jetë po kaq i depërtues, brishtësia e këtyre engjëjve vështrimtar është po kaq e dlirë dhe ngasëse në kungim estetik e kërshëritës. Janë ëngjëjt më të hyjshem që kanë cytur anden e njeriut në 500 vite jetë. Është fragmenti i shkëputuri i një prej pikturave nga më të pakrahasueshmet, e kumtuar si pjesëz e së gjithës. Engjëjt e mjeshtrit të Rilindjes Italiane, Raphael Urbinos (6 prill ose 28 mars 1483 – 6 prill 1520) , janë pjesë e pikturës “Sistine Madonna”(1513–1514), punë të cilën e ka porositur Papa Julius II më 1512 dhe është finalizuar në dedikim. E ku nuk e ka gjetur mishërimin e vet në bashkëjetimin 500-vjeçarë me njeriun, kjo copëz e mrekullisë së pikturës së Rilindjes. Ç’nuk janë endur e sejdisur me këtë vështrim depërtues të këtyre engjëjve. Krejtkjo si dëshmi e njeriut për ta pranuar Zotin, brishtësinë e dlirësisë, së cilës i druhet pambarimisht njeriu, kjo krijesë po kaq delikate në shpirt sa edhe këto ëngjëj.

Tags: "Sistine Madonna"6 prill 1520Albert VatajRaphael UrbinosRilindjes Italiane
Previous Post

Nikola Tesla dhe ideja e UFO-ve, një e vërtetë e mbetur mister

Next Post

Arsyet e paarsyeshme për të pritur, dashuria nuk e pranon “pastaj”, ajo do “tani”

Next Post
Arsyet e paarsyeshme për të pritur, dashuria nuk e pranon “pastaj”, ajo do “tani”

Arsyet e paarsyeshme për të pritur, dashuria nuk e pranon "pastaj", ajo do “tani”

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Historia e Louis Pasteur dhe 9-vjeçarit Joseph Meister, të kafshura nga qeni i tërbuar

Historia e Louis Pasteur dhe 9-vjeçarit Joseph Meister, të kafshura nga qeni i tërbuar

June 25, 2026
Koha sipas Henry Van Dyke, s’është problem fizike por gjendje shpirtërore, nuk e jetojmë në kohën e orës, por në kohën e zemrës

Koha sipas Henry Van Dyke, s’është problem fizike por gjendje shpirtërore, nuk e jetojmë në kohën e orës, por në kohën e zemrës

June 24, 2026
Episoda nga jeta e Viktor Hygo, portreti i një njeriu të madh nëpërmjet çasteve të vogla

Episoda nga jeta e Viktor Hygo, portreti i një njeriu të madh nëpërmjet çasteve të vogla

June 24, 2026
Margaret Bourke-White, gruaja e jashtëzakonshme, që nuk ishte thjesht fotografe e historisë, por dëshmitare dhe zëri i saj

Margaret Bourke-White, gruaja e jashtëzakonshme, që nuk ishte thjesht fotografe e historisë, por dëshmitare dhe zëri i saj

June 24, 2026
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj