Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Esse

Oscar Wilde: Vetëm ata që e kanë prekur bukurinë dhe trishtimin, meritojnë të jenë pranë nesh

May 5, 2026
in Esse, Slider, Të përzgjedhurat
Oscar Wilde: Vetëm ata që e kanë prekur bukurinë dhe trishtimin, meritojnë të jenë pranë nesh
1
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj
Oscar Wilde, mjeshtër i fjalës dhe shpirtit të lirë, ngre një dallgë përzgjedhjeje që godet thellë në ndjeshmërinë njerëzore kur thotë: “Të vetmit njerëz me të cilët do të doja të isha tani janë artistët dhe njerëzit që kanë vuajtur, ata që e dinë se çfarë është bukuria dhe ata që e dinë se çfarë është trishtimi, askush tjetër nuk më intereson.”
Kjo thënie, më shumë se një përkufizim, është një shpallje e besimit të tij estetik dhe moral.
Në këtë pohim nuk ka asgjë të rastësishme. Wilde nuk zgjedh njerëz të fuqishëm, të suksesshëm apo të përshtatur me normat. Ai përqafon dy kategori që shpesh qëndrojnë në margjinat e botës, artistët dhe ata që kanë vuajtur. Të dyja këto përvoja e thellojnë njeriun dhe e bëjnë më të ndjeshëm ndaj jetës, ndaj brishtësisë së saj dhe ndaj thelbit që fsheh pas fasadave.
Artistët nuk janë vetëm krijues të bukurisë, por dëshmitarë të saj.
Ata e shohin botën me sy që kërkojnë kuptim, që çajnë përtej sipërfaqes. Ndërsa të vuajturit, ata që janë përballur me humbjen, me dhembjen, me shpresën që tretet dhe me vetminë, mbartin në vete një urtësi që nuk mësohet në libra, por në plagë.
Wilde i vë këta dy botë në një bashkësi, sepse sipas tij, është e pamundur të kuptosh bukurinë në thellësi, pa e njohur trishtimin. Bukuria e vërtetë nuk është vetëm një formë, një sqimë, një simetri, një reflektim i përsosmërisë, por një ndjenjë që ngjall mall, dhembshuri, mirënjohje, ndjenja këto që lindin më së shumti pas vuajtjes.
Ai refuzon të jetë mes njerëzve që s’e njohin këtë thellësi, që nuk kanë përjetuar as artin, as dhimbjen. Për Wilde, këta janë njerëz që s’mund të kuptojnë as jetën, as atë që është më e shenjta në të, ndjeshmërinë.
Në një kohë kur suksesi shpesh matet me ftohtësi dhe distancë nga emocioni, thënia e Wilde është një thirrje për të rizbuluar ndjeshmërinë si virtyt.
Të jesh i lidhur me artin dhe vuajtjen, të ndjesh bukurinë dhe trishtimin, është të jesh më afër natyrës së vërtetë të njeriut, pjesë e pranisë.

Tags: Albert VatajOscar Wilde
Previous Post

Letra e gruas që nuk u bë nënë, Oriana Fallaci, dërguar fëmijës që nuk lindi kurrë

Next Post

Albert Vataj: Fyerja që i bëhet një gruaje nga burrat, relativizimi i të keqes

Next Post
Albert Vataj: Fyerja që i bëhet një gruaje nga burrat, relativizimi i të keqes

Albert Vataj: Fyerja që i bëhet një gruaje nga burrat, relativizimi i të keqes

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Albert Vataj – Faleminderit që më theve, që të mund të bashkohem copë pas cope

Albert Vataj – Faleminderit që më theve, që të mund të bashkohem copë pas cope

May 5, 2026
Letër për gratë që vuajnë dhe luftojnë për të mos u dorëzuar

Letër për gratë që vuajnë dhe luftojnë për të mos u dorëzuar

May 5, 2026
Franz Kafka dhe kushti i brendshëm i lirisë, një thirrje për zgjim nga vetë ndërtimi i robërisë

Franz Kafka dhe kushti i brendshëm i lirisë, një thirrje për zgjim nga vetë ndërtimi i robërisë

May 5, 2026
Albert Vataj – Puthja që çeli trëndafil fryme, në çastet e mrekullimit që të lënë pa frymë

Albert Vataj – Puthja që çeli trëndafil fryme, në çastet e mrekullimit që të lënë pa frymë

May 5, 2026
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj