Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Muzikë

Ja çfarë shkruan në lamtumirën e tij të fundit, Ludvig van Beethoven, Prometheu i muzikës klasike

March 26, 2017
in Muzikë
293
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Edhe pse arti i tij nuk kishte asgjë tokësore, vdekja do të ishte i pakursyer ta shkulte dhunshëm nga ëndja, zotin e atij besimi, i cili nuk kishte altare, por kërkonte dhe gjente besim dhe përkushtim në prehrin e atyre zemrave që jetuan me magjinë e muzikës, si me diellin e një jete që meritonin.

Ai, Prometheu i muzikës, titani i historisë botërore të artit, Ludvik van Bethoven, emrin dhe veprën monumentale e të cilit, i madhi George Bizet e rëndit krahas Dantes, Homerit, Michelangelos dhe Shekspirit, datëvdiq më 26 mars 1827.

Ludvik van Bethoven, mbamendet në kujtesën e kohës dhe rrezellimin e ngulmit të dijes së epërme, si kompozitor dhe pianist, figurë emblematike e kapërcyellit të epokave klasike dhe romantike të muzikës. Ai erdhi për të kapërthyer fuqishëm botën e muzikës, për të vendosur caqe të reja në kaplimin që rrok kjo galaksi e magjisë së ndjenjave delikate dhe shpirtrave të thekshëm. Ai erdhi për të mbetur një shkreptimë në qiellin e ngrysët të asaj epoke, i asaj kohje, tek e cila njeriu i blatonte muzikës kësaj vlere të fisme estetike gjënë më të shenjtë dhe këtë e bënte, si aktin më të shtrenjtë të dëshirimit dhe adhurimit.

Nuk ka gjas që kohërendje ta lëkundë nga themelet e njimendtta të gjenialitetit këtë përmendore, këtë zë kushtrues të kumteve klasike. Mirërri në panteonin e më të famshëmve dhe më me ndikim i të gjithë kompozitorëve. Testamentin e tij krijues e përbëjnë 9 simfoni, 5 koncerte për piano, 32 sonata dhe 16 kuartetet, si dhe muzikë dhome, vepra korale dhe këngë. Biografët janë të mendimit se Beethoveni ishte tërhequr nga idealet e Iluminizmit. Në vitin 1804, kur ambiciet perandorake të Napoleonit u bënë të qarta, ai e fshiu në formë revolte fjalët e përkushtimit për Bonapartin nga simfonia e tretë, e cila te e vona u pagëzua si “Sinfonia heroike” qi ia ripërkushtoi atë mbrojtësit të tij, Princit Jozef Franz von Lobkowitz, në pallatin e të cilit sinfonia e tretë u interpretua spariherë. Beethoven jetoi në Vjenë deri sa u shua më 26 mars 1827. Në dekadën e fundit të jetës ai u bë thuajse krejtësisht i shurdhër, vragë e cila ia sëmboi ligësht zemrën dhe shpirtin krijues duke e transfomuar atë në një tragjik. Kësisoj ai vetëvrau gjeniu e interesave publike por mbajti ende jetë zellin e tij krijimit.

 

Lamtumira e trishtë e një vigani

“O ju që më quani me temperament jo të mirë, që më akuzoni se jam agresiv apo mizantrop, jeni të padrejtë me mua. Ju nuk e dini arsyen e fshehtë të sjelljes sime, në fund të zemrës sime dhe mendimeve kam pas gjithnjë dëshirën për të bërë më të mirën. Kur isha fëmijë kisha vetëm mendime të mira në kokë, por ta dini se tani që vuaj qysh prej gjashtë vjetësh nga një sëmundje e pashërueshme, e lidhur me shqisat, duke u shtuar vit pas viti në vend që të shërohesha ashtu si shpresoja. I mashtruar, i detyruar që të mësohesha me këtë gjymtim të vazhdueshëm (shërimi i së cilës kërkon dhjetëra vjet, të shohim nëse do të jetë i mundur), unë që jam i gjallë e i rrëmbyer, i ndjeshëm ndaj dëfrimit të jetës mondane, m‘u desh të izolohesha që herët, të jetoja i vetmuar dhe nëse ndonjëherë më ka ndodhur që mos t‘ia vija veshin të keqes sime, çfarë ashpërsie të ndihesha i përbuzur jashtë botës nga eksperienca më të trishta se sa shurdhëria ime, megjithatë isha i pazoti t‘u thosha njerëzve: flisni me zë më të lartë, ulërini, jam shurdh.

Sa keq!

Si do të mundja t‘u drejtohesha për të kërkuar ndjesë për dobësinë e një organi që duhet të ishte më shumë i përsosur tek unë sesa te njerëz të tjerë, një organ që ka qenë i përsosur, një përsosmëri që pak nga kolegët e mi pretendojnë që e kanë ose që e kanë pasur.

Jo, nuk mundem më, ju kërkoj ndjesë teksa më shihni t‘u bëj bisht qortimeve tuaja, unë që do të doja të pleksesha me ju, fatkeqësia ime më bën të vuaj dyfish, pasi duhet që ju të mos më vlerësoni, nuk kam më të drejtë të reagoj në shoqëri, bisedimeve shpirtërore, shkëmbimit të ideve, shprehjeve të ndjenjave.

Nuk mund të futem në diçka të rrezikshme në shoqëri vetëm kur e kërkon nevoja e ngutshme, një jetë si i syrgjynosur. Ja kjo është jeta ime. Kur i afrohem një grupi njerëzish më kap frika. Kam frikë të marr guximin e të tradhtoj gjendjen time. Kështu ishin këto gjashtë muajt e fundit të kaluara në fshat. Mjeku im më këshilloi me shumë takt që ta mbaja mirë veshin tim dhe mos ta lodhja, në gjendjen time kjo ishte një gjë e mirë, edhe pse dëshira ime për të qëndruar me njerëz më pushtonte hera herës.

Çfarë poshtërimi ishte atëherë kur përkarshi meje dikush dëgjonte një flaut që binte larg dhe unë nuk dëgjoja asgjë, ose kur dikush dëgjonte këngën e bariut, ndërsa unë, edhe atë nuk e dëgjoja fare. Këto lloj eksperiencash më zhysnin në dëshpërim, saqë isha një hap larg faktit që t‘i jepja fund jetës.

Vetëm arti më mban, besimi im ma bënin të pamundur largimin nga kjo botë para se të kompozoja gjithçka që kisha në kokë dhe pikërisht për këtë vazhdova jetën time të vajtueshme, po kjo është fjala e duhur, e vajtueshme. Trupi im është i irrituar, por mund të mbahem mirë, mjafton një ndryshim i papritur që të më nisin të tjera dhimbje.

Durim, më thonë, durimin duhet ta kem si udhërrëfyes. Atë bëra. Jetoj me shpresën që vendimi im për të qëndruar gjallë, ndoshta në jetën e përtejme do jetë më mirë, ndoshta jo, çdo gjë le të ndodhë. I detyruar që në moshën 28-vjeçare të isha një filozof, gjë jo e lehtë dhe më e vështirë akoma për artistin sesa për këdo tjetër.

Hyjni, ti sheh brenda zemrës sime, e njeh atë, ti e di se dashuria për të afërmin, zemërgjerësia aty kanë bërë vend. Oh ju të tjerët që do të lexoni një ditë këto rreshta, do të mendoni se keni qenë të padrejtë me mua, fatkeqi do të ngushëllohet duke menduar se një njeri që kishte fatin e tij ia kishte ndalë mbanë, falë vullnetit, kaloi pengesat e krijuara nga natyra në mënyrë që të pranohej në rangun e njerëzve të mëdhenj dhe e artistëve të mëdhenj.

Ju, vëllai im Carl dhe Johann, pasi të kem vdekur dhe nëse profesori im Schmid jeton ende, luteni atë në emrin tim të bëjë një përmbledhje të detajuar të sëmundjes sime dhe bashkojini me këto faqe, në mënyrë që aty ku është e mundur, bota pas vdekjes sime të pajtohet me mua. Me këtë rast doja t‘u deklaroja dy trashëgimtarëve të pasurisë sime të vogël (nëse quhet e tillë) ndajeni në mënyrë të barabartë, mbajini marrëdhëniet mirë me njëri-tjetrin, ndihmoni njëri-tjetrin. Ju më keni bërë keq dhe ju e dini që unë ju kam falur prej kohësh.

Ty, vëllain tim Carl, doja të të falënderoja për dashurinë që më ke dhënë kohët e fundit, të uroj një jetë sa më të mirë, me më pak telashe se e imja. Thuajuni fëmijëve tuaj të kenë virtyte, jo paraja, por virtyti e bën lumturinë. Këtë e them nga eksperienca ime.

Virtyti ma ka ngritur shpirtin peshë kur isha i dëshpëruar, falë virtytit unë nuk i dhashë fund jetës duke u vetëvrarë. Lamtumirë, duajeni njëri-tjetrin. Falënderoj gjithë miqtë e mi, në veçanti Princin Lishnovski dhe profesor Schmidin.

Për sa u përket instrumenteve që më ka dhënë Princi L., do të doja që njëri prej jush t‘i ruante, por mos u zini për to dhe në rast se ato mund t‘u nevojiten, fundja shitini.

Jam i kënaqur kur mendoj se edhe pse në varr do t‘u shërbej akoma. Ja kjo ishte. E pres vdekjen me gëzim. Nëse vdekja do të vijë përpara se të kem mundësi të shpalos talentin tim artistik, më duket se përpos ashpërsisë së fatit tim, ajo do të vijë shpejt dhe uroj pa dyshim që të vijë më vonë. Por jo, edhe aty do të isha i kënaqur. A do të më shpëtonte nga dhimbjet e pafundme? Eja kur të duash, do të vij pa frikë në takimin tënd. Lamtumirë, mos më harroni kur të vdes, e meritoj se në jetën time kam menduar shpesh për ju. Kam dashur t‘u bëja të lumtur. Ashtu qofshi.”

Tags: Alberet VatajDantesGeorge BizetHomeritLudvig van BeethovenMichelangelosPrincit Jozef Franz von LobkowitzPrometheu i muzikës klasikeShekspirit
Previous Post

A është ai i duhuri? Dilema, së cilës shkrimtarja Susan Swimmer i ofron dhjetë pyetje-përgjigje

Next Post

Viti 1949/ Kush ishte roli i amerikanëve në mbrojtje të Shqipërinë nga kërcënimi grek, italian, jugosllav, sovjetik dhe Enver Hoxha?

Next Post

Viti 1949/ Kush ishte roli i amerikanëve në mbrojtje të Shqipërinë nga kërcënimi grek, italian, jugosllav, sovjetik dhe Enver Hoxha?

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj