Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Psikologji

A është ai i duhuri? Dilema, së cilës shkrimtarja Susan Swimmer i ofron dhjetë pyetje-përgjigje

March 25, 2017
in Psikologji
36
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

E do, por ndonjëherë pyet veten nëse ke bërë vërtet zgjedhjen e duhur? Ja dhjetë pyetje që duhet t'i bësh vetes për të kuptuar nëse çifti juaj funksionon mrekullisht mirë. Jo ndonjë filozofi e madhe. Por gjëra që ndeshen në jetën e përditshme

Je e dashuruar dhe për këtë nuk ka pikë dyshimi. Por sa më shumë lidhja bëhet e fortë dhe intensive, aq më shpesh një pyetje të fanitet në mendje: ai do jetë vërtet i duhuri? Nëse për t'u kuptuar do ishte kaq e thjeshtë, ndarjet dhe divorcet nuk do ishin në rend të ditës.

Gjithsesi sipas shkrimtares amerikane Susan Swimmer, një mënyrë e thjeshtë për të zbuluar në do funksionojë mes jush, ekziston. Ka nxjerrë një manual: "Është ai i duhuri? 101 pyetje që do të të shpien te e vërteta, cilado ajo qoftë!" Ja atëherë dhjetë më thelbësoret për t'i bërë vetes.

1. A ndihet ai burrë me fat?

Një mashkull që mendon se është me fat është një njeri që përcjell pozitivitet e mirënjohje dhe kjo nuk mund të gjenerojë tjetër veçse një atmosferë të gëzueshme. Por ajo që ka më shumë rëndësi është nëse, mbi të gjitha, ai ndihet me fat që të ka ty në jetën e vet. Sepse një mashkull që e mendon kështu, e adhuron partneren. Çfarë fati më të madh (për ty) do kishte?

2. Mendon se mund t'ia dalësh të përballosh defektet e tij?

Të gjithave na bezdis te partneri diçka. Ai pi drejtpërdrejt nga shishja? Grumbullon gazeta të vjetra pa fund? Nuk kombinon asnjëherë pantallonat me këmishën, kur ti e di mirë që mundet të bëjë me gardërobën që ka? Le mos të shtojmë më. Gjithmonë do ketë ndonjë huq që na vjen të bërtasim me sa kemi në kokë. Megjithatë, t'i pranosh ato, bën pjesë në dashurinë që ke. Mos lejo që veset e tij të pengojnë të shohësh partnerin e sinqertë, të dashuruar që të respekton.

3. A e di cilën pjesë të trupit tënd pëlqen më shumë ai?

Në rast se di të përgjigjesh menjëherë (pa pyetur atë) që pëlqen shpatullat e tua të ngushta, harkun e barkut tënd kur je e shtrirë apo faqet që, sipas tij, janë pjesa më e butë e fytyrës tënde, do të thotë që ta ka thënë më shumë se një herë. Kjo është një pikë e fortë në favorin tënd…

4. Do ta përdorte pikën e fundit të qumështit për kafen e vet?

Ka kaluar natën pa gjumë, u nis vonë për në punë, me gjithë problemet e veta në këtë fushë, i është dashur të zgjedhë vetë kravatën e përshtatshme për takimin e punës: po qumështin e fundit në kuti nuk e ka përdorur, e ka lënë për kafen tënde. Eshtë një nga ata tipat që e di ç'është "të konsideruarit". Në rast se ai mban parasysh nevojat e tua dhe e tregon në gjeste të vogla që thonë 'po të mendoj', do të thotë se e di sa të çmuara për janë lidhjet.

5. Di të mbajë një sekret?

Sekretet nuk janë të gjithë njëlloj, kjo dihet. Disa mund të tregohen, të tjerët është më mirë t'i mbash deri në varr. Që ti je dehur një mbrëmje, kjo mund të thuhet kur jeni duke qeshur me miqtë, por që ti ke pasur një sëmundje seksuale, është një sekret që nuk duhet rrëfyer kurrë. Ajo që ka rëndësi, është që ju të dy jeni në një mendje mbi këtë çështje e dini t'i kategorizoni sekretet në të njëjtën mënyrë.

6. A di se sa para ka ai?

Jo në qindarka, sigurisht, por një ide për gjendjen e tij financiare. Sepse do të thotë që keni folur hapur me njëri-tjetrin, ndershmërisht. E jo që ti ke parë fshehurazi letrat e tij të bankës…

7. Të ka parë në formën më të keqe?

Pa grim. Me flokët krejtësisht pa formë. Po flasim për anën tënde estetike më të keqe, që tek ty ka efektin e një kokteili që përgatitet duke përzierë depresionin, nervozizmin e lodhjen ezauruese! Do me thënë, atë anën tënde, me të cilën askush nuk do donte të kishte të bënte. Mirë pra, në rast se ai ka pasur kënaqësinë të të shohë një nga këto herë (të paharrueshme) dhe ia ka dalë ta kalojë, është pa dyshim një mashkull për t'u shtrënguar pas vetes!

8. Të puth duke shfaqur siguri?

Një puthje e hutuar, dhënë pa përfshirje, është si një shtrëngim i ftohtë dore. Dhe puthja më e lehtë dhe e butë ka nevojë për siguri.

9. Është tip argëtues?

Një mashkull alegro është një që e do jetën. Qesh me batutat, vlerëson ushqimin e mirë, i pëlqen të argëtohet e të kërcejë kur është në humor. Ka një moskokëçarje prej adoleshenti një mashkull i tillë, që e lejon gjithmonë të kapë çastin. Por dhe të shohë si duhet ata që e rrethojnë e t'u japë hapësirë mundësive që i prezantohen në jetë.

10. A e vendos rripin e sigurimit?

Pyetja e ka një shkak. Të vendosësh rripin e sigurisë, në fakt është një veprim i thjeshtë që bën të kuptosh se sa kujdeset për veten dhe jetën e tij një njeri. Pak a shumë si të hash perime apo të lyhesh me krem mbrojtës. Duhet veç një minutë, por është për jetën.

Tags: Albert VatajDashuria dhe marredhenia ne ciftFamilja dhe dashuriaPsikologjia e marredhenieveSusan Swimmer
Previous Post

Cila ishte lindja e Shqipërisë, sipas publicistit, shkrimtarit, përkthyesit, albanologut, dhe diplomat, Mit’hat Frashëri

Next Post

Ja çfarë shkruan në lamtumirën e tij të fundit, Ludvig van Beethoven, Prometheu i muzikës klasike

Next Post

Ja çfarë shkruan në lamtumirën e tij të fundit, Ludvig van Beethoven, Prometheu i muzikës klasike

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Emily Dickinson, poetja që zgjodhi vetminë si shëlbim i shpirtit dhe e pranoi atë si një ndëshkim

Emily Dickinson, poetja që zgjodhi vetminë si shëlbim i shpirtit dhe e pranoi atë si një ndëshkim

May 15, 2025
Zbulim aksidental i Wilhelm Röntgen që revolucionalizoi mjekësinë, si lindën rrezet X dhe Anna Bertha, gruaja që pa vdekjen e saj

Zbulim aksidental i Wilhelm Röntgen që revolucionalizoi mjekësinë, si lindën rrezet X dhe Anna Bertha, gruaja që pa vdekjen e saj

May 13, 2025
Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

May 12, 2025
Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

May 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj