Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Dashuri

Mëngjeset e stuhishme të gruas në muzgun e moshës… nuk janë një devijim nga rruga, por vetë rruga

March 31, 2026
in Dashuri, Psikologji, Slider, Të përzgjedhurat
Mëngjeset e stuhishme të gruas në muzgun e moshës… nuk janë një devijim nga rruga, por vetë rruga
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Në veprën e tij “Psikologjia e të pandërgjegjshmes”, Carl Gustav Jung shqyrton një nga temat më delikate dhe më të paragjykuara të përvojës njerëzore, zgjimin e një përtëritjeje shpirtërore dhe ndjesore në moshën e pjekurisë. Ai kundërshton prerazi idenë se kuptimi i jetës përfundon me rininë dhe fazën e zgjerimit, apo se një grua “mbaron” me ardhjen e menopauzës. Përkundrazi, mesdita e jetës është po aq e pasur me kuptime sa mëngjesi i saj, por këto janë kuptime të një rendi tjetër, që kërkojnë një gjuhë të re për t’u kuptuar, një nevojë të njerëzishme për ta pranuar.
Sipas Jung-ut, jeta njerëzore ndjek një qëllim të dyfishtë, së pari atë natyror, riprodhimin, përkujdesjen dhe sigurimin e vazhdimësisë, dhe më pas atë kulturor, që lidhet me kuptimin, vetëdijen dhe realizimin e brendshëm. Nëse për të parin ndihmojnë natyra dhe edukimi, për të dytin ato shpesh janë të pamjaftueshme. Këtu nis edhe kriza, kalimi nga një fazë në tjetrën nuk është i butë, por shpesh i hidhur dhe i mbushur me kundërshti.
Jung vëren se një nga iluzionet më të zakonshme është përpjekja për të zgjatur rininë, për të imituar energjinë dhe formën e saj, edhe kur vetëdija e di kotësinë e kësaj përpjekjeje. Kjo krijon një papajtueshmëri të thellë mes asaj që është dhe asaj që kërkohet të duket. Shpesh, kjo gjendje bëhet më e mprehtë te gratë që e kanë përqendruar kuptimin e jetës tek roli i nënës, kur ky rol fillon të zbehet, lind ndjesia e një boshllëku, si të ishte humbur vetë themeli i qenies.
Kjo përvojë, siç do të theksonte edhe Simone de Beauvoir në “La Vieillesse”, është edhe produkt i një presioni kulturor, sepse “Shoqëria nuk i fal gruas plakjen; ajo e zhvesh nga identiteti i saj, duke e reduktuar në një qenie të padukshme.”… gati për ta flakur si të papërdorshme, duke e cënuar, lënduar, fyer… gjitha këto shumë më të papërballueshme për të se vetë nisja në një udhë të largët, pa kthim.
Pra, kriza nuk është vetëm psikike, por edhe sociale, një përplasje mes thirrjes së brendshme për transformim dhe kufizimeve që imponon shoqëria, strukturë gati në të rrëzuar, e cila ruhet nga fanatikët dhe fantazmat e së shkuarës.
Në këtë pikë, Jung flet për një “pubertet të dytë”, një kohë e trazuar, e mbushur me pasione, tundime dhe thirrje të reja, një “moshë e rrezikshme”, ku individi ndodhet mes dy zërave, njëri që e fton të heqë dorë nga e shkuara, dhe tjetri që i hap horizonte të panjohura. Është një moment vendimi, ku duhet zgjedhur mes sigurisë së kodeve dhe guximit të shpirtit.
Kjo përplasje gjen rezonancë edhe në teorinë e Erik Erikson, i cili e përshkruan këtë fazë si tension mes përkushtimit ndaj të tjerëve dhe zbrazëtisë. Nëse njeriu nuk arrin të rigjejë një mënyrë për të ushqyer jetën përtej roleve të mëparshme, ai rrezikon të bjerë në një boshllëk ekzistencial. Por ky boshllëk, në perspektivën jungiane, nuk është fundi, është një prag.
Në një plan më të thellë filozofik, Fridrih Nice e sheh këtë krizë si një mundësi krijuese, që sipas tij, “Duhet të kesh kaos brenda vetes për të lindur një yll vallëzues.” Ky kaos, që shpesh etiketohet si krizë, është në të vërtetë energjia e transformimit, po është kuptimi i ri që marrin gjërat e vjetra.
Në të njëjtën linjë, Clarissa Pinkola Estés, në “Gratë që vrapojnë me ujqërit”, e interpreton këtë fazë si rikthim tek vetja e thellë, sepse “Në mes të jetës, gruaja nuk po humbet veten; ajo po e gjen atë që ishte detyruar të fshehë.”
Ndërsa James Hollis e përkthen këtë moment në një pyetje thelbësore: “Pyetja e mesit të jetës nuk është ‘Çfarë dua nga jeta?’, por ‘Çfarë kërkon jeta prej meje tani?’”
Në këtë dritë, mëngjeset e stuhishme të gruas në muzgun e moshës nuk janë një devijim nga rruga, por vetë rruga, një rit kalimi drejt një vetëdijeje më të thellë. Problemet e kësaj faze nuk mund të zgjidhen me recetat e së kaluarës; nuk mund të kthehen akrepat e orës së jetës. Ajo që i riu e kërkoi jashtë, i pjekuri duhet ta gjejë brenda vetes.
Dhe ndoshta pikërisht aty, në këtë kthim të vështirë, lind një mëngjes i ri, jo i dritës së jashtme, por i një agimi të brendshëm, që nuk i bindet më kohës, por vetëdijes.

Tags: Albert VatajDashuriaGruajaMoshaNdjenjaPerjetimiSeksi
Previous Post

Friedrich von Schiller, ai që besonte se dështimi i së vërtetës nuk është dështim i mendjes, por i zemrës

Next Post

A po e rrezikon lavdia efemere* e mediave sociale famën e Blendi Fevziut me “Opinion”?!

Next Post
A po e rrezikon lavdia efemere* e mediave sociale famën e Blendi Fevziut me “Opinion”?!

A po e rrezikon lavdia efemere* e mediave sociale famën e Blendi Fevziut me “Opinion”?!

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Hafiz Ali Kraja dhe At Pjetër Meshkalla, miqësia që sfidoi diktaturën dhe dëshmoi bashkëjetesën e harmonishme fetare

Hafiz Ali Kraja dhe At Pjetër Meshkalla, miqësia që sfidoi diktaturën dhe dëshmoi bashkëjetesën e harmonishme fetare

March 31, 2026
Diogjeni, filozofi që sfidoi botën me dije dhe virtyt, duke e këshilluar njeriun të hiqte dorë nga jeta prej skllavi

Diogjeni, filozofi që sfidoi botën me dije dhe virtyt, duke e këshilluar njeriun të hiqte dorë nga jeta prej skllavi

March 31, 2026
“Puthja e Jetës”, kur guximi mposht vdekjen dhe fotografia bëhet dëshmi e pavdekshme

“Puthja e Jetës”, kur guximi mposht vdekjen dhe fotografia bëhet dëshmi e pavdekshme

March 31, 2026
Vasil Rakaj, malësori që ngjizi me shkëmb, metal, dru, baltë dhe shpirt, altarin e përjetësisë

Vasil Rakaj, malësori që ngjizi me shkëmb, metal, dru, baltë dhe shpirt, altarin e përjetësisë

March 31, 2026
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj