Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Persiatje

Mamat nuk kanë ndryshuar… por ne nuk na lejohet më të mbështesim kokën në prehërin e tyre

January 19, 2026
in Persiatje, Psikologji, Slider, Të përzgjedhurat
Mamat nuk kanë ndryshuar… por ne nuk na lejohet më të mbështesim kokën në prehërin e tyre
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Sot, nuk mund të jetë dje për të. Mami po ndryshon edhe pse ajo nuk do, por duhet.
Dhe pothuajse askush nuk e vëren, veç vetja që nis të rrëmojë gjithnjë e më thellë në kujtime.
Ajo nuk fle më si dikur, edhe pse natat terrojnë më thellë dhe hestin më me ngulm. Zgjohet në mes të natës, me trupin të mbuluar nga djersa dhe zemrën që rreh me ankth, edhe kur jashtë ajri është i akullt.
I mbyll sytë, por gjumi e braktis në copët e thyera të udhëve të shpirtit.
Dhe trupi, ditë pas dite, duket më i rëndë, sikur mban mbi vete një barrë që askush nuk e sheh, veç saj që e ndjen më të plumbët për këmbët që i dridhen.
Nganjëherë dridhet pa arsye, si në rrjedhë. Herë të tjera duket sikur diçka brenda saj digjet. Zemra i përshpejtohet papritur, kujtesa i lëkundet në detajet më të thjeshta, dhe lotët… i rrëshqasin pa paralajmërim.
Për gjëra të vogla, për mendime kalimtare. Sepse diçka brenda saj po thyhet dhe po rindërtohet njëkohësisht.
Lëkura e ka humbur atë dritën e dikurshme edhe pse ende shkëlqen. Flokët i bien ngadalë, dhe i zbardhen në çdo reflektim drite.
Dhe kur sheh veten në pasqyrë, e ka të vështirë ta njohë gruan që i kthehet nga reflektimi. Ajo nuk është më e njëjta që ka luftuar, që ka rritur, që ka vrapuar për të gjithë.
Është një fytyrë e re, e shënuar nga beteja të heshtura dhe kurorëzimet.
Dhe… bota, mizore në sipërfaqësinë e saj, e tall.
E quan “e tepruar”, “histerike”, “është mosha që ecën përpara” dhe hapat që përtueshëm e ndjekin nga pas.
Sikur të ishte zgjedhje të ndihesh kështu.
Sikur dhimbja e shndërrimit të ishte një dobësi.
Por ata nuk e shohin të vërtetën, nuk duan.
Mami po kalon një kufi të padukshëm. Një dimension i ri çel portalin prej rrezatimi dhe ajo hyn si dikur në mbretërinë e ëndrrave dhe dëshirave.
Po lë pas një pjesë të vetes, për t’u rilindur në një tjetër që po e pret.
Nuk është bërë e padurueshme. Ajo thjesht po përballet me vorbullën e një ndryshimi të thellë.
Po evoluon, duke dalë nga vetja për të hyrë në thellësinë e shndrrimit.
Po bëhet versioni më i mençur i vetes, dritimi më i bardhë i dukjes.
E megjithatë… ndihet e padukshme, eterne, e frymshme, e tejpërskueshme.
Në një botë që duartroket lëkurën e lëmuar dhe zërin e heshtur, harrojmë t’ia shtrëngojmë dorën asaj që ka dhënë gjithçka, asaj që tani ka nevojë vetëm të shihet, të pritet dhe përcillet në futurimin plot rreze e bardhësi.
Mami nuk ka nevojë për këshilla, por ka nevojë për mirëkuptim. Për durim. Për krahë që ta mbajnë fort.
Ka nevojë për dikë që t’i thotë, me të vërtetë dhe me butësi.
“Jam këtu. Nuk je vetëm.”
Ajo në këtë mbërritje do që ta presin.
Në këtë kthim është ajo që vjen dhe bashkë me të ajo që ka ndryshuar.
A je edhe ti aty, aty ku ajo ka mbërritur, ajo që ka ndryshuar, ajo që po tenton një mirëkuptim me veten dhe botën e keqkuptimeve e mënjanimeve.
Hapat e saj dhe vështrimi, janë shpues në çapitjen që bëhet më e rëndë e dukjen që mjegullon në sytë gjithnjë të mbushur me lot.
Ajo është aty.
Vjen nga koha që e ka ndjekur në çdo hap e përpushur në mijëra përjetime e dhimbje.
Ajo kthehet nga viset e largëta të gruas, nga fushëbetejat e nënës që mblodhi copëzat e dhimbjeve dhe zemrës për të ribërë veten dhe botën, për të hyrë brenda altarit ku qiejt derdhin retë dhe shirat qi ia kafshojnë mishi dhe i bluajnë kockat.
Dhe bijtë numërojnë lutjet dhe rënkimet, fajet dhe faljet në pragun që e rrëmbejnë ikjet, braktisjet.
Vjen nëna në moshën e hyjnimit dhe na gjen ende fëmijë, fëmijë që mbështesim kokën në prehërin ku ledhat na kthejnë te ëndrrat dhe duart e tyre i kredhin në re.
Syt e tyre janë gjithnjë, me lot dhe pritje mbushur… ngrysur me heshtjet që u thyhen pas xhamave dhe vështrimeve.
Janë aty, aty ku rrallë kthehemi, ku padurueshëm na dhemb.
Mamat nuk kanë ndryshuar. Ne, neve nuk na u lejua të ishim ata që deshëm.
Albert Vataj

Tags: Albert Vataj
Previous Post

Luleradhiqja, nga legjendat si “Lulja e Fatit” te mrekullitë e saj si “Kurora e Artë”

Next Post

Lisa Marie, vajza e Elvis Presley-t, një dashuri atërore që mbeti përgjithmonë dashuri

Next Post
Lisa Marie, vajza e Elvis Presley-t, një dashuri atërore që mbeti përgjithmonë dashuri

Lisa Marie, vajza e Elvis Presley-t, një dashuri atërore që mbeti përgjithmonë dashuri

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Umberto Eco për librin si nevojë, jo si konsum, për bibliotekën si kabinet i mjekësisë së shpirtit

Umberto Eco për librin si nevojë, jo si konsum, për bibliotekën si kabinet i mjekësisë së shpirtit

January 19, 2026
Vetmia si një çelës që na mundëson për të hapur veten ndaj të tjerëve dhe botës

Vetmia si një çelës që na mundëson për të hapur veten ndaj të tjerëve dhe botës

January 19, 2026
Romani “Doktor Zhivago” i  Boris Pasternak, një histori dashurie që u bë kërcënim për pushtetin totalitar

Romani “Doktor Zhivago” i Boris Pasternak, një histori dashurie që u bë kërcënim për pushtetin totalitar

January 19, 2026
“Utopia” e Thomas More në një pasqyrim të kthyer drejt modernitetit dhe ballafaqim i vetes sonë ëndrrash utopike

“Utopia” e Thomas More në një pasqyrim të kthyer drejt modernitetit dhe ballafaqim i vetes sonë ëndrrash utopike

January 19, 2026
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj