Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Persiatje

Ermira Ymeraj dhe Klodeta Dibra, kolege që përbashkojnë shpirtin e bukur të miqësisë

January 19, 2026
in Persiatje, Slider, Të përzgjedhurat
Ermira Ymeraj dhe Klodeta Dibra, kolege që përbashkojnë shpirtin e bukur të miqësisë

Ermira Ymeraj dhe Klodeta Dibra, kolege që përbashkojnë shpirtin e bukur të miqësisë

0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj
Miqësia, si një nga format më të larta të lidhjes njerëzore, si ajo e mikeve dhe akademikeve Ermira Ymeraj dhe Klodeta Dibra, është jo thjesht si afërsi e përbashkësive në ide dhe mendime, në ambicie dhe aspirata njerëzore dhe profesionale, por edhe si virtyt i epërm i ligjësisë së nevojës për njëri-tjetrin, sikurse edhe si akt njohjeje reciproke dhe si hapësirë ku njeriu bëhet më i plotë. Njëjtë siç filozofi i madh, Aristoteli e vendos miqësinë në zemër të etikës njerëzore kur shprehet se: “Miqësia është një shpirt i vetëm që banon në dy trupa.”
Ka miqësi që nuk lindin rastësisht dhe nuk mbahen gjallë thjesht nga përputhjet e rrethanave profesionale apo nga bashkëudhëtimet akademike. Janë lidhje që ngjizen më thellë, në atë shtresë të padukshme të qenies ku mirësia, respekti dhe ndershmëria njerëzore bëhen gjuhë e përbashkët. E tillë është edhe miqësia mes Ermira Ymerajt dhe Klodeta Dibrës, një marrëdhënie që e njeh ndryshimin, por nuk e sheh kurrë si pengesë; që e pranon veçantinë, por nuk e lejon të kthehet në largësi.
Ato kanë mjaftueshëm të përbashkëta për t’u kuptuar dhe mjaftueshëm të veçanta për ta pasuruar njëra-tjetrën. Pikërisht ky ekuilibër i rrallë i ka mbajtur bashkë jo vitet, as titujt, as sfidat e ndara, por shpirti i begatuar i mirësisë, ai shpirt që di të japë pa llogari dhe të qëndrojë besnik pa kushte.
Në këtë persiatje timen, shkas bëhet një urim i veçantë, i ngrohtë dhe thellësisht miqësor, që Ermira Ymeraj ia kushton mikes dhe koleges së saj, Klodeta Dibra, në një moment simbolik të jetës, përvjetorin e 60-të. Ky urim nuk është thjesht një përshëndetje festive, por një dëshmi mirënjohjeje, një akt njohjeje publike për një jetë të jetuar me dinjitet dhe përkushtim.
“60 vite dëshmi e ditë të jetuara me zemër, forcë dhe mençuri.” Kështu nis fjala e Ermirës, duke e shndërruar numrin në kuptim, vitet në vlera. Janë vite që rrugëtojnë brenda Klodetës si përmbledhje e dashurisë së dhënë me vetmohim prindërve, pa e flijuar kurrë vetveten, pa hequr dorë nga ndërtimi i një identiteti të plotë femëror, profesional dhe njerëzor. Një grua që ka ditur të krijojë emër dhe përvojë, të lërë gjurmë në fushën akademike, në drejtim dhe në sport, duke dëshmuar se përkushtimi dhe disiplina janë forma të larta të dashurisë për jetën.
Por ndoshta ajo që e bën këtë urim veçanërisht të ndjerë është pohimi i thjeshtë dhe i sinqertë: “Ti dite dhe ke ditur të ndriçosh me përkujdesjen tënde edhe rrugët e të tjerëve, e një prej tyre jam dhe unë.” Këtu miqësia del nga abstraksioni dhe bëhet përvojë konkrete, bëhet dritë e marrë dhe e dhënë, një borxh mirënjohjeje që nuk rëndon, por fisnikëron.
Dëshira për vitet që vijnë, që jeta ta rrokë me ngrohtësinë e saj, që koha të mbushet me qetësi dhe gëzime të thjeshta, të vërteta, është, në thelb, një urim që flet për njohjen e thellë të tjetrit. Sepse vetëm ata që të njohin vërtet, dinë çfarë të urojnë pa tepri dhe pa zbukurime të kota.
“Gëzuar ditëlindjen motra ime,” përfundon Ermira Ymeraj, duke e vulosur këtë marrëdhënie jo thjesht si kolegiale apo miqësore, por si një motërzim shpirtëror, e ndërtuar mbi respekt, mirënjohje dhe dashuri të qetë, të qëndrueshme.
Në një kohë ku marrëdhëniet shpesh konsumohen shpejt dhe harrohen lehtë, kjo miqësi mbetet një dëshmi se shpirti i bukur i mirësisë është ende forca më e sigurt që i mban njerëzit bashkë, për t’i lejuar të jenë vetja dhe për t’i ftuar në sfida që të kuptojnë nevojën për njëra-tjetrën.
Sepse Ermira Ymeraj dhe Klodeta Dibra kanë ditur të mbajnë në jetë një miqësi të tillë të dritësuar nga mirësia dhe mirëkuptimi, duke e ofruar atë si shembull, se po, mund të ketë miqësi të tilla, jetëgjata dhe të pastra.
Profesoresh Dibra, gëzuar ditëlindjen!
Albert Vataj

Tags: Albert VatajErmira YmerajKlodeta Dibra
Previous Post

“Symfonija e Shqipevet”, një hymn nga Ernest Koliqi

Next Post

Bëjeni jetën tuaj të tillë që të jetë një dhuratë e denjë që ne i bëjmë Zotit

Next Post
Bëjeni jetën tuaj të tillë që të jetë një dhuratë e denjë që ne i bëjmë Zotit

Bëjeni jetën tuaj të tillë që të jetë një dhuratë e denjë që ne i bëjmë Zotit

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Umberto Eco për librin si nevojë, jo si konsum, për bibliotekën si kabinet i mjekësisë së shpirtit

Umberto Eco për librin si nevojë, jo si konsum, për bibliotekën si kabinet i mjekësisë së shpirtit

January 19, 2026
Vetmia si një çelës që na mundëson për të hapur veten ndaj të tjerëve dhe botës

Vetmia si një çelës që na mundëson për të hapur veten ndaj të tjerëve dhe botës

January 19, 2026
Romani “Doktor Zhivago” i  Boris Pasternak, një histori dashurie që u bë kërcënim për pushtetin totalitar

Romani “Doktor Zhivago” i Boris Pasternak, një histori dashurie që u bë kërcënim për pushtetin totalitar

January 19, 2026
“Utopia” e Thomas More në një pasqyrim të kthyer drejt modernitetit dhe ballafaqim i vetes sonë ëndrrash utopike

“Utopia” e Thomas More në një pasqyrim të kthyer drejt modernitetit dhe ballafaqim i vetes sonë ëndrrash utopike

January 19, 2026
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj