Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Profil

Alma Karlin, gruaja e jashtëzakonshme me një histori befasish për t’u ndeshur me vullnetin dhe shpirtin e saj sfidues

December 20, 2025
in Profil, Slider, Të përzgjedhurat
Alma Karlin, gruaja e jashtëzakonshme me një histori befasish për t’u ndeshur me vullnetin dhe shpirtin e saj sfidues
1
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest
Nga Albert Vataj
E quanin shtrigë. I thoshin e çmendur. Disa e shpallnin të shthurur, të tjerë të rrezikshme, vetëm sepse guxonte të dashuronte një grua tjetër. Shoqëria kishte nevojë për etiketa për të mbrojtur qetësinë e saj morale, dhe Alma Karlin ishte tepër e paklasifikueshme për t’u toleruar.
Ajo kishte lindur në periferi, jo vetëm gjeografike, por edhe njerëzore. Në atë skaj të padukshëm ku hidhen ata që nuk përputhen, Alma nuk pranoi të mbetej. Nga ai kufi i heshtur dhe kokëfortë, vendosi ta sfidonte botën dhe ta pushtonte me dijen, me fjalën, me ecjen e saj të palodhur.
E lindur më 1889 në Celje, kur Sllovenia ishte ende nën Perandorinë austro-hungareze, Alma erdhi në jetë si një “gabim”. Trupi i saj mbante shenja keqformimesh dhe vështirësish motorike, ndërsa sytë e saj, të thellë, të errët, të pashmangshëm, shqetësonin ata që kërkonin normalitet të bindur. Mamia i tha nënës se foshnja nuk do të jetonte. Por Alma mbijetoi. Jo thjesht për të jetuar, por për të jetuar gjatë, më gjatë se shumë nga ata që e quanin veten të përsosur, të fortë, të denjë.
Jetimëria e hershme dhe rritja në një mjedis të ashpër, mbytës, nuk e thyen vajzën prej shkëmbi. Përkundrazi, i mprehën refuzimin për t’u nënshtruar. Ajo nuk e pranoi kurrë rolin që shoqëria donte t’ia qepte mbi trup, si një veshje të detyruar. Zgjodhi dijen. Dhe mbi të gjitha, zgjodhi gjuhët, dymbëdhjetë prej tyre. Nga latinishtja te esperantoja, nga anglishtja te kinezishtja. Për Almën, fjala nuk ishte zbukurim kulturor, por mjet çlirimi. Fjalët ishin çelësa që hapnin dyer, ura që lidhin botë, armë të buta kundër izolimit.
Në vitin 1919, me një valixhe kartoni, një makinë shkrimi të vjetër të quajtur Erika dhe një fjalor shumëgjuhësh të hartuar prej saj, Alma u nis nga Genova për të përshkuar botën. E vetme. Pa para. Pa mbrojtje. Pa leje. Një akt i pastër guximi në një epokë kur gratë mezi lejoheshin të dilnin nga roli i shtëpisë. Për tetë vjet, ajo përshkoi mbi gjashtëdhjetë vende, nga Peruja në Japoni, nga India në Zelandën e Re. Jetonte duke shkruar artikuj për gazetat evropiane. Ishte antropologe pa universitet, shkrimtare pa atdhe, udhëtare pa strehë. Kërkonte të padukshmen, zakonet, besimet, dhimbjet dhe ëndrrat e njerëzve. Dhe ajo që shihte, e rrëfente me ndershmëri dhe ndjeshmëri.
Bota që dikur e kishte përjashtuar, filloi ta dëgjonte. Por kthimet e saj në Evropë ishin gjithmonë forma të reja mërgimi. Nazistët e burgosën, duke e dyshuar si ndihmëse të Titos. Më pas, me një ironi të pamëshirshme të historisë, partizanët e Titos e izoluan për shkak të origjinës së saj gjermane. Ajo ishte gjithmonë “tepër”, tepër ndryshe, tepër e lirë, tepër e pakapshme. Asnjëherë nuk mjaftonte të ishte thjesht njeri.
Vetëm një njeri e pa pa frikë dhe pa kushte, ajo ishte Thea Schreiber Gamelin. Piktore gjermane, shoqe jete për njëzet vjet, ajo ishte streha, shtëpia dhe familja e zgjedhur e Almës. Në një botë që i kishte mohuar çdo përkatësi, Thea ishte përkatësia e saj e vetme dhe e vërtetë. Ishte e vetmja që i qëndroi pranë deri në frymën e fundit.
Kur Alma Karlin vdiq në vitin 1950, e bëri këtë pothuajse në vetmi të plotë. Objeket që kishte mbledhur gjatë udhëtimeve, mbi 850 dëshmi nga kultura të largëta, u shpallën mjete magjie, relike të dyshimta të një gruaje që shoqëria nuk e kishte kuptuar kurrë. Fëmijëve u thoshin, “Nëse sillesh keq, do të vijë Alma Karlin të të marrë.” Një mendje që kishte kërkuar të kuptonte botën, u shndërrua në gogol.
Por koha, ndryshe nga njerëzit, di të korrigjojë për të bërë ligj të pagabueshmen. Sot, i njëjti qytet që dikur e kishte frikë, i ka ngritur një statujë. “Kabineti i Mrekullive” të saj, dikur burim turpi dhe dyshimi, është sot një thesar i çmuar i ruajtur nga Muzeu Rajonal i Celjes.
Alma Karlin ishte shumë gjëra, shkrimtare, udhëtare e vetmuar, gjuhëtare e jashtëzakonshme, grua e lirë, e ndryshme, e dashuruar. Por mbi të gjitha ishte e guximshme. Në një botë që i kërkonte vetëm bindje, ajo zgjodhi ecjen. Dhe ecja e saj nuk ishte arratisje, ishte qëndrim. Dhe nuk u ndal kurrë derisa mbërriti atë që meritonte një shpirt i bukur, një njeri i lirë, përjetësinë.
Tags: Albert VatajAlma Karlingruaja e jashtëzakonshme me një histori befasish për t’u ndeshur me vullnetin dhe shpirtin e saj sfidues
Previous Post

Ana, gruaja e jashtëzakonshme që shpëtoi gjeniun e letërsisë ruse Fjodor Dostojevski nga vetvetja

Next Post

Takimi i dy gjigandëve rus të muzikës dhe letërsisë, Pyotr Çajkovskit dhe Lev Tolstoi më 1 korrik 1886

Next Post
Takimi i dy gjigandëve rus të muzikës dhe letërsisë, Pyotr Çajkovskit dhe Lev Tolstoi më 1 korrik 1886

Takimi i dy gjigandëve rus të muzikës dhe letërsisë, Pyotr Çajkovskit dhe Lev Tolstoi më 1 korrik 1886

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Historia e djegies së librave dhe linçimit të mendimtarëve, kur dija bëhet e frikshme dhe kujtesa shpallet heretike

Historia e djegies së librave dhe linçimit të mendimtarëve, kur dija bëhet e frikshme dhe kujtesa shpallet heretike

December 20, 2025
Camille Claudel, një grua e bukur dhe skulpture e talentuar, që bota e burrave e hoqi qafe duke e kyçur në çmendinë

Camille Claudel, një grua e bukur dhe skulpture e talentuar, që bota e burrave e hoqi qafe duke e kyçur në çmendinë

December 20, 2025
Ajnshtajn, një zë që se kuptuam por e ndjem, Chaplin një heshtje që foli me zë shpirti dhe e dëgjuam

Ajnshtajn, një zë që se kuptuam por e ndjem, Chaplin një heshtje që foli me zë shpirti dhe e dëgjuam

December 20, 2025
Nora Barnacle dhe James Joyce, romanca e stuhishme që mbeti shkreptimë në kujtesën gjeneratave

Nora Barnacle dhe James Joyce, romanca e stuhishme që mbeti shkreptimë në kujtesën gjeneratave

December 20, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj