Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Kujtesë

Balerina Maja Plisetskaja, një jetë të tërë, duke shprehur përmes vallëzimit një akt të panënshtrueshëm lirie

November 20, 2025
in Kujtesë, Slider, Të përzgjedhurat
Balerina Maja Plisetskaja, një jetë të tërë, duke shprehur përmes vallëzimit një akt të panënshtrueshëm lirie
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj
Një shekull më parë, më 20 nëntor 1925, lindi një prej figurave më të ndritura që ka njohur ndonjëherë baleti, Maja Plisetskaja. Në historinë e artit të vallëzimit, emri i saj nuk përmendet, ai nderohet. Nuk citohet, ai përgjërohet. Plisetskaja nuk ishte vetëm një balerinë; ajo ishte një mënyrë e të jetuarit baletin, një mënyrë e të menduarit lirinë dhe një mënyrë e të qëndruarit vertikalisht përballë kohëve, regjimeve dhe sfidave të një shekulli të trazuar.
Ajo vetë e mat jetën e saj me emrat e udhëheqësve sovjetikë. “Kam lindur një vit pas vdekjes së Leninit… dhe kur vdiq Stalini, unë isha njëzet e shtatë e tre muaj e gjysmë.” Ky ritëm politik i vendosur mbi ritmin artistik tregon se Plisetskaja nuk u rrit në hapësirën e lirë të krijuesit, por në kafazin e një epoke që kontrollonte jo vetëm trupin e njeriut, por edhe frymën e tij. Ndërsa koleget e saj nga Finlanda apo Franca e masnin jetën sipas turneve dhe premierave, ajo e mat me ‘mbretërimet’ e pushtetarëve, një ironi e hidhur që ajo e artikulon me qartësinë e një dëshmitareje thellësisht të vetëdijshme.
Por Maja nuk pranoi kurrë të heshtë. Nuk bëri kompromis me të pavërtetën. Kur i kërkohej të fliste ndryshe, të përkulej, të rishkruante mendimin e saj, përgjigjja ishte e prerë si një arabesk e fortë: “Po unë çfarë, duhej të thosha se Stalini ishte flori? Kjo s’do të ndodhë kurrë.” Aty ku shumë artistë luanin lojën e arratisurit për të fituar vëmendjen e botës, ajo i demaskonte mekanizmat e manipulimit me një kthjelltësi të ftohtë. “Mjafton të ishe i përndjekur, dhe menjëherë merrje vlerë artistike.” Një diagnozë që mund t’i përkiste çdo epoke, edhe asaj të sotmes.

Në fjalët e saj ka shpesh sarkazëm, shpesh një vëzhgim të mprehtë, por gjithmonë një të vërtetë të zhveshur nga stolitë sentimentale. “Ndonjëherë më duket sikur së pari lind zilija, e pastaj lind njeriu.” Në këtë frazë jeton e gjithë përvoja e një gruaje që pa nga afër si shndërrohen duartrokitjet në heshtje, si kureshtja në thashethem, si adhurimi në smirë. Ajo i ka parë të gjitha.
Edhe kur flet për elegancën – për Pierre Cardin, për stilin, për ngjyrat – fjalët e saj nuk janë të një dive që kënaqet me luksin, por të një artisteje që di të zgjedhë thjeshtësinë si vlerë të brendshme. “Nuk gjej gëzim tek luksi i tepruar. Aty gjej vetëm shqetësime.” Ka një purizëm në këtë pohim, po aq sa në dëshirën e saj të hapur: bukë me gjalpë, vallëzim, ngjyra të fuqishme. Jeta e saj është e thjeshtë në dëshmi, por e madhe në përmasën e saj të brendshme.
Maja Plisetskaja kurrë nuk u përpoq të ishte perfekte sipas masave të të tjerëve. Ajo nuk mbante dietë si një balerinë moderne; ajo punonte, shpërthente në prova, konsumonte energji me intensitetin e një motori të brendshëm artistik. Ajo ishte e sinqertë për trupin, për lodhjen, për dështimet e vogla, për dembelinë e saj të herëpashershme — të cilën e përmend me humor, duke thënë se falë saj “ruajti këmbët.”

Kritika e saj ndaj baletit modern është e kthjellët: teknika është rritur, por shpesh zemra mungon. “Duke ndjekur teknikën, shumë harrojnë emocionin. Nga vallëzimi është larguar shpirti.” Për një artiste që e ndërtoi famën e saj mbi “Mjelmën që vdes”, mbi gjestin e fundit, mbi dridhjen e fundit të një shpirti që fiket në skenë, kjo nuk është thjesht vërejtje, është paralajmërim.
Në jetën e saj personale ajo ishte e pandryshueshme: nuk fali armiqtë, sepse besonte se njerëzit nuk ndryshojnë. Ishte e pakompromis ndaj të pavërtetës, e pakënaqur me sipërfaqësoren, e pamëshirshme ndaj vetes. Madje thoshte: “Unë e ha veten. Gjithmonë.” Një recetë e rëndë perfeksionizmi që vetëm artistët e mëdhenj e njohin.
E megjithatë, në fund të kësaj rruge të gjatë, të trazuar, të shkëlqimit dhe dhimbjes, ajo e përmbyll jetën me një qetësi thuajse biblike: “Nuk kam asgjë për të pasur zili… Zoti më ka dhënë dhunti të mira… dhe më e rëndësishmja, kam një bashkëshort të mrekullueshëm. Çfarë mund të dëshiroj më?”
Kjo është filozofia e një gruaje që e jetoi skenën si vendin ku njeriu ndikon mbi botën pa fjalë, por me gjest. Që e mat kohën me udhëheqës, por e mat veten me art. Që e çliroi balerinën brenda saj nga kufijtë e politikës, por jo nga kërkesat e brendshme të së vërtetës.
Maja Plisetskaja mbetet sot një ikonë e shpirtit që nuk bindet, e trupit që flet, e zërit që nuk hesht, e artit që nuk i nënshtrohet kohës. Një jetë e tërë, e vallëzuar si një akt i pandërprerë lirie.

Tags: Albert VatajMaja Plisetskaja
Previous Post

“Portreti i Elisabeth Lederer”, piktura e Gustav Klimt, vepra që u shit për një shifër rekord prej 236.4 milionë dollarësh në Sotheby’s

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Balerina Maja Plisetskaja, një jetë të tërë, duke shprehur përmes vallëzimit një akt të panënshtrueshëm lirie

Balerina Maja Plisetskaja, një jetë të tërë, duke shprehur përmes vallëzimit një akt të panënshtrueshëm lirie

November 20, 2025
“Portreti i Elisabeth Lederer”, piktura e Gustav Klimt, vepra që u shit për një shifër rekord prej 236.4 milionë dollarësh në Sotheby’s

“Portreti i Elisabeth Lederer”, piktura e Gustav Klimt, vepra që u shit për një shifër rekord prej 236.4 milionë dollarësh në Sotheby’s

November 20, 2025
Emma Jung, Toni Wolff dhe Sabina Spielrein, gratë e mëdha në jetën e të madhit të psikoanalizës, Carl Gustav Jung

Emma Jung, Toni Wolff dhe Sabina Spielrein, gratë e mëdha në jetën e të madhit të psikoanalizës, Carl Gustav Jung

November 19, 2025
Ikja pa kthim e Leo Tolstoit, një arratisje në kërkim të lirinë që zemra e tij kishte ëndërruar gjithë jetën

Ikja pa kthim e Leo Tolstoit, një arratisje në kërkim të lirinë që zemra e tij kishte ëndërruar gjithë jetën

November 18, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj